Më shumë fuqi, më shumë ekonomi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Më shumë fuqi, më shumë ekonomi

Mesazh nga amir prej Thu Jun 25, 2009 10:44 pm



Prodhuesi Citroën edhe zyrtarisht i ka publikuar detajet e motorit të ri të avancuar me naftë 3.0 HDi V6, i cili nga kjo verë do të fillojë të shitet me modelet C5 e C6.

Në vend të motorit të njohur 2.7 litërsh HDi me fuqi prej 208 kuaj fuqi, të zhvilluar në bashkëpunim me grupimin PSA dhe Ford, në ofertën e re të prodhuesit francez gjendet i riu, me 300 ccm volum të shtuar.

Falë këtij volumi, fuqia tani është 240 KF, dhe si i tillë është motori më i fuqishëm në historinë e Citroën.

Shpenzimi i karburantit është zvogëluar për 13-17 për qind, si dhe emetimi i CO2, i cili është në mes 12-15 për qind më i vogël sesa tek 2.7 litërshi me naftë. Motori në fjalë i plotëson standardet EURO 5 të cilat fillojnë së aplikuari në fillim të vitit 2011.

I çiftëzuar me marshin automatik prej gjashtë shpejtësish, motori i ri shpenzon pak më shumë sesa shtatë litra naftë në 100 kilometra të kaluara, derisa emetimi i CO2 është 195 gramë për kilometër.
avatar
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi