Duro “braktis” Partizanin

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

25062009

Mesazh 

Duro “braktis” Partizanin






E ka marre Partizanin ne nje moment shume te veshtire, rreth mesit te sezonit dhe ka fshire si me magji nga mendja e lojtareve te tij problemin e madh financiar te klubit; ka besuar deri ne vershellimin e fundit sezonale se do te mund ta shpetonte ate.

Por, makinacionet e shemtuara dhe gafat arbitrale i kane hedhur poshte nje pune kolosale, pasi mundi te ndertonte nje skuader simpatike me shume futbolliste te rinj, te cilet luajten nje futboll qe meritonte me shume se sa renia ne Kategorine e Pare.

Ky eshte Shpetim Duro, ish-tekniku i te kuqve, i cili gjate gjithe kesaj periudhe ka shpresuar se “hallet” e Partizanit do te zgjidheshin dhe me kete ide ne mendje ka pritur shume, shume, aq sa i eshte sosur edhe durimi.

Vendimi

Me ne fund, edhe pse kundra deshires se tij, ka zgjedhur te respektoje profesionin, duke u dhene fund te gjitha hamendjeve per te qendruar apo jo me klubin e kuq te rrezuar ne Kategorine e Pare. Qe nga dita e djeshme, Shpetim Duro eshte zyrtarisht trajneri i ri i Beses se Kavajes.

Duro ka marre me vete edhe ish-kapitenin e Partizanit, portierin me pervoje Orges Shehi, nje nga perforcimet me cilesore te presidentit Nexhat Bizhdili gjate merkatos verore.

“Pas perfundimit te kampionatit, situata te Partizani ishte e paqarte, ndaj dhe mua me duhej te mendoja per te ardhmen time, rrefen vete Duro pas zyrtarizimit te tij ne krye te pankines se Beses. Kishte me shume se dy jave qe une dhe presidenti Bizhdili kishim gjetur marreveshje ne parim, e cila u zyrtarizua vetem sot”.

Ndarja

Ne respekt te punes se tij, te bere ne gjysmen e fundit te sezonit te Partizani, por edhe te miqesise se tij me Xhanin apo edhe te miqesise mes dy presidenteve (te Partizanit dhe te Beses), u desh te priste per dy jave te tjera qe te te kuqte situata te zgjidhej, gje qe nuk ndodhi: “Po, ishin marredheniet miqesore te dy presidenteve qe vonuan zyrtarizimin e marreveshjes”.

Tashme Duro se ka marre edhe mirekuptimin e Xhanit per largimin drejt kavajasve, me te cilet eshte lidhur me nje kontrate 1-vjeçare. Prezantimi zyrtar ne klub para shtypit ende nuk eshte bere. “Do te diskutoj me presidentin Bizhdili per te percaktuar nje dite per prezantimin ne skuader”, shton ish-trajneri i te kuqve.

Karriera

Shpetim Duro, nje nga trajneret prestigjioze te kampionatit shqiptar, me pare kishte refuzuar ofertat e Vllaznise e Tiranes, teksa ne karrieren e tij si trajner, Besa do te jete skuadra e peste e tij pas eksperiencave te meparshme me Bylisin, Apolonine, Dinamon e Partizanin.

Ai ka drejtuar edhe Kombetaret U-17 dhe U-19, si edhe ka qene ndihmes i ish-trajnerit te perfaqesueses kuqezi, Oto Bariç. Duro ka sherbyer edhe si vezhgues i trajnerit te Kombetares, gjermanit Hans Peter Brigel, ku ka ndjekur takimet Çeki-Greqi dhe Greqi-Danimarke.

Besa, gjate sezonit te kaluar, pati ne drejtimin e saj tre trajnere, Iliaz Haxhine, Ilir Dajen dhe se fundi Ilir Biturkun, duke u renditur ne vendin e shtate me 40 pike pas 33 ndeshjeve.

Besa

Me shume dhimbje ka lene pas nje Partizan, fati i te cilit ende nuk dihet. Por tashme i duhet te mendoje vetem per Besen dhe ecurine e saj ne edicionin e ardhshem.

Edhe pse ka firmosur nje kontrate 1-vjeçare, per momentin presidenti Bizhdili nuk ka percaktuar asnje objektiv per t’u arritur. “eshte ende heret, thote Duro, qe te diskutojme per objektivat e sezonit. Si fillim do te duhet te ndertojme skuadren, me pas do te qartesojme edhe synimet tona ne edicionin e ardhshem”, perfundon trajneri.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi