KRIJIMI I UNIVERSIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

KRIJIMI I UNIVERSIT

Mesazh nga donbeco prej Thu May 21, 2009 6:00 pm

KRIJIMI I UNIVERSIT



......................................................................
Planeti Blu

.
Toka me atmosferën dhe oqeanet, me biosferën e ndërlikuar,
me oksidimin e përcaktuar të kores së saj, me
shtretërit e pasur të Silicit, me shkëmbinjtë e ngurtë
apo/dhe metamorfikë, me shtretërit e pasur të akujve,
shkretëtirat, pyjet, tundrat, fushat me bar, liqenet me ujë
të ëmbël, shtretërit e naftës dhe të qymyrit, vullkanet,
kafshët, bimët, fushat magnetike, relievi i fundoqeanit
dhe magmat e saj lëvizëse..., përbën një sistem të ndërlikuar
dhe tepër mahnitës (admirues).



J. S. Ljuis, gjeolog amerikan 54

......................................................................
Nëse do të kryenim një udhëtim në Sistemin Diellor do të përballeshim me një tabllo interesante. Të supozojmë se e filluam udhëtimin nga fundi i sistemit planetar dhe atje do të hasnim planetin Pluton. Ky trup qiellor i vogël është një vend shumë "i ftohtë". Përafërsisht -238°C!... Në këtë të ftohtë ngrirës brenda planetit zë vend edhe atmosfera e tij tepër e mprehtë. Atmosfera, vetëm kur planeti zotëron një orbitë ekliptike dhe në periudha kur është më afër Diellit, është në gjendje të gaztë. Pjesën tjetër të kohës atmosfera e tij kthehet në një masë akulli. Shkurtimisht Plutoni është një grumbull akulli i vdekur (i pa jetë).

Tek përparojmë drejt qendrës së Sistemit Diellor ndalesa tjetër do të jetë Neptuni. Edhe ky planet është mjaft "i ftohtë". Temperatura në sipërfaqe është rreth -218°C. Atmosfera, e cila përbëhet nga hidrogjeni, heliumi dhe gazet metan, është helmuese për njeriun. Erërat që fryjnë në sipërfaqe të planetit përngjajnë me furtunat e tmerrshme, të cilat arrijnë një shpejtësi 2.000 km në orë.

Planeti tjetër do të jetë Urani. Ai është një "planet i gaztë" me një strukturë të përbërë nga shkëmbinj dhe akuj të shumtë. Temperatura atmosferike është mesatarisht -214°C. Atmosfera e përbërë nga hidrogjeni, heliumi dhe metani nuk është aspak e përshtatshme për jetë.
"Allahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to më të vërtetë ka fakte për besimtarët". (Ankebut, 44)
Ndërsa vazhdojmë udhëtimin arrijmë te Saturni. Ky planet, i dyti për nga madhësia në Sistemin Diellor njihet nga unazat që e rrethojnë. Këto të fundit përbëhen prej gazit, akullit dhe copa shkëmbinjsh. Interesante është edhe struktura e këtij planeti. Saturni me kuptimin e plotë të fjalës është një planet i gaztë: 75% të vëllimit të tij e zë hidrogjeni dhe 25% heliumi. Dendësia është akoma më e ulët se ajo e ujit. Për këtë arsye, nëse do të kërkojmë të ulim një anije kozmike në Saturn, duhet ta projektonim në formën e një gomoneje në mënyrë që të notonte. Temperatura sërish është tmerrësisht e ulët: -178°C.


Duke përparuar drejt, arrijmë te planeti më i madh i Sistemit Diellor, Jupiteri. Jupiteri me, një përmasë 318 herë më të madhe se Toka, është edhe ky një planet i gaztë. Është e vështirë të bësh dallim mes atmosferës, sipërfaqes dhe strukturës së brendshme të këtij planeti dhe po aq e vështirë është të përcaktosh një "temperaturë atmosferike" për të. Por në pjesët e sipërme të tij duke e quajtur si atmosferë, temperatura është -143°C. Ekzistenca e njollave të mëdha të kuqe në sipërfaqe të tij, nga vëzhgimet e bëra nga Toka dihet që prej afërsisht 300 vjetësh. Këto njolla të kuqe u zbuluan në shekullin tonë se nuk ishin gjë tjetër veçse furtuna 2 herë më të mëdha se Toka. Shkurtimisht Jupiteri është një planet ku nuk gjendet më e vogla pjesë toke, ku mbizotëron një i ftohtë ngrirës, ku përjetohen furtuna të tmerrshme që zgjasin me qindra vite me radhë dhe me një fushë magnetike që mund të vrasë çdo gjallesë.

Pas Jupiterit vjen Marsi. Atmosfera e Marsit është një përzierje helmuese që përmban sasi të konsiderueshme dioksidi karboni. Në sipërfaqe të planetit nuk gjendet absolutisht ujë. Në sipërfaqe të tij na tërheqin vëmendjen kratere gjigandë, të cilët janë shfaqur me përplasjen e meteorëve të mëdhenj mbi të. Mbi sipërfaqen e tij fryjnë erëra të fuqishme dhe furtuna rëre, të cilat zgjasin me muaj. Temperatura është afërsisht -53°C. Edhe pse për të janë bërë shumë spekulime, Marsi është një planet pa jetë.

Duke e lënë mënjanë Planetin Blu që na shfaqet, kalojmë tek Afërdita. Në të kundërt me të ftohtët që pllakosnin planetet e tjerë, në Afërditë mbizotëron një i nxehtë djegës. Temperatura në sipërfaqe arrin në 450°C. Kjo është një temperaturë që mjafton për të shkrirë edhe plumbin. Një veçori tjetër tmerruese e tij është atmosfera e rëndë që formohet nga një shtresë e dendur dioksidi karboni. Trysnia atmosferike arrin deri në 90 atmosferë. Kjo është e njëjtë me trysninë e ujit 1 km thellë në det. Veçanërisht, në atmosferën e Afërditës gjendet edhe një cipë kilometra e gjerë acidi sulfurik. Për këtë arsye vazhdimisht në planet bien shira acide vdekjeprurëse. Në një ambient të tillë që të përkujton ferrin, nuk mund të jetojë asnjë gjallesë.

Edhe Marsi, i cili është një nga planetet e Sistemit Diellor që ka karakteristika më të përafërta me Tokën, faktikisht është aq i thatë dhe një grumbull shkëmbinjsh të pajetë që kurrë nuk mund të krahasohen me Tokën.

Nëse vazhdojmë akoma drejt Diellit do të arrijmë në planetin Mërkur, në krye të sistemit. Karakteristika më interesante e Mërkurit është rrotullimi jashtëzakonisht i ngadaltë rreth vetes. Shpejtësia e rrotullimit rreth boshtit të tij është aq e ngadaltë sa edhe vetë rrotullimi i tij rreth Diellit. Nëse kryen dy rrotullime rreth Diellit planeti arrin të plotësojë vetëm tre rrotullime rreth vetes. Pra, dy vite janë të barabarta me tre ditë. Zgjatja kaq e madhe e ditës dhe e natës, duke e skuqur njërën anë tjetrën e ngrin. Për këtë arsye ndryshimi i temperaturës së ditës nga nata është afro 1.000°C. Sigurisht që një mjedis i tillë nuk mund të strehojë kurrë gjallesa.

Shkurtimisht, 8 prej 9 planeteve (bashkangjitur këtu edhe 54 satelitë, të cilët nuk i përmendëm) nuk janë trupa qiellorë të përshtatshëm për të jetuar. Çdonjëri prej tyre është i pajetë dhe një grumbull gazi, akulli dhe shkëmbinjsh.

Ndryshe nga të gjithë këto është vetëm Planeti Blu, të cilin e kaluam pa folur rreth tij. Që prej atmosferës e deri në format e relievit, nga temperatura në fushën magnetike, nga elementet deri te largësia nga Dielli, me të gjithë ekuilibret e tij është i krijuar posaçërisht për jetën.
......................................................................
Një paralajmërim ndaj mashtrimit të "Adaptacionit"

Sipërfaqja e tmerrshme e Afërditës.
Temperatura në sipërfaqe të Afërditës arrin deri në 450o C. Kjo nxehtësi do të mjaftonte për të shkrirë edhe plumbin. Sipërfaqia e këtij pla-neti përngjan me një top zjarri të mbuluar nga llava. Atmosfera e mbushur me shtresa acidi sulfurik, shkakton shira të vazhdueshëm acidë. Trysnia atmosferike është e barazvlefshme me trysninë e ujit 1 km thellë në det.


Në këtë pjesë do të studiojmë se Toka është një planet i zgjedhur posaçë-risht për jetën dhe të gjitha veçoritë e saj janë formuluar për këtë qëllim. Por para kësaj do të ishte e dobishme për të kuptuar më mirë këtë çështje të bënim një kujtesë. Kjo është një kujtesë për ata, të cilët janë mësuar të supozojnë si të vërtetë shkencore teorinë e evolucionit dhe për ato, të cilët mbrojnë me ngulm konceptin e "adaptacionit".


Adaptacion do të thotë përshtatje. Teoria e evolucionit, e cila mbron tezën ndër koinçidenca se të gjitha gjallesat rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët, e përdor shpesh këtë koncept. Evolucionistët pretendojnë se gjallesat duke iu përshtatur ambientit ku jetojnë vazhdimisht janë transformuar në të tjera specie (lloje). Pavleftësinë e këtij pretendimi e kemi studiuar në punimet tona të mëparshme. Mekanizmat për t'iu përshtatur kushteve të ndryshme të natyrës funksionojnë brenda kufinjve të caktuar dhe asnjëherë nuk mund të transformojnë një specie në një tjetër.55 (Shihe kreun te "Rrëzimi i Evolucionit"). Faktikisht koncepti i evolucionit me adaptacion është mbetje e një botëkuptimi të një shkence primitive që nga periudha e Lamarkut dhe që është refuzuar shpesh prej zbulimeve shkencore.

Edhe pse nuk mbështetet në baza shkencore idea e adaptacionit indoktrinohet shpejt te njerëzit. Këtyre personave nëse u thuhet se Toka është një planet i krijuar posaçërisht për jetën e tyre, menjëherë fillojnë të thonë se "në këtë planet të tilla kushte jetese janë shfaqur, ashtu siç zhvillohen kushte të tjera në planete të tjerë". Psh, në Tokë jetojnë njerëz si ne, ndërsa në planetet e tjerë si Plutoni, mendojnë se jetojnë specie të vogëla e të gjelbërta, të cilat në vend të ujit pijnë acid sulfurik dhe në vend të oksigjenit thithin helium dhe ku djersisin në një temperaturë 238°C. Pamjet e këtyre specieve të vogla imagjinare, të cilat u xhiruan në studiot e Hollywood-it si filma shkencorë, ushqejnë vazhdimish imagjinatën e këtyre personave.

Në fakt, në themel të kësaj imagjinate shtrihet injoranca. Prandaj ato evolucionistë, të cilët njohin biologjinë dhe biokiminë nuk i mbështesin fantazi të tilla. Ata e dinë shumë mirë që jeta mund të ekzistojë vetëm atëherë kur sigurohen elementë dhe kushte të caktuara. Ata, të cilët mbështesin përrallën rreth asaj specieje të gjelbërt janë pothuajse në çdo kohë ato persona, të cilët i besojnë verbërisht nocionit të evolucionit e që nuk e kanë as më të voglën njohuri mbi biologjinë dhe biokiminë por që këtë padituri të tyre e mbulojnë me inkurajimin që i japin këto skenare të trilluara.

Për këtë arsye, për të mos rënë në kurthin e mashtrimit të adaptacionit në fjalë, le të theksojmë se: Jeta mund të ekzistojë vetëm nëse i sigurohen elemente dhe kushte të caktuara. Modeli i jetës reale shkencore është "një jetë me bazë karbonin"dhe shkencëtarët kanë arritur në përfundimin e përbashkët se në asnjë pikë tjetër të universit nuk mund të ketë jetë fizike.

Karboni është elementi i gjashtë i tabelës periodike. Ky atom është baza e jetës në Tokë sepse të gjitha molekulat themelore organike (si aminoacidet, proteinat, acidet nukleike) formohen nga kombinimet e karbonit me disa atome të tjerë. Karboni duke u bashkuar me atome të tjerë, si hidrogjeni, oksigjeni dhe azoti nxjerr në pah me miliona lloje të ndryshme proteinash në trupin tonë. Nuk ka asnjë element tjetër që të zerë vendin e karbonit; sepse siç do të shpjegojmë edhe në krerët vijues, asnjë element tjetër nuk zotëron veçorinë e krijimit të një larmie të tillë lidhjesh kimike nga të cilat varet jeta jonë.

Prandaj nëse do të ketë jetë në një planet tjetër në univers, kjo duhet të jetë medoemos një jetë me "bazë karbonin".56

Jeta me bazë karbonin ka disa kushte të pandryshueshme. Psh, përbërjet me bazë karbonin (psh, proteinat) mund të krijohen vetëm në kufinj të caktuar temperature. Proteinat fillojnë të shkatërrohen në temperatura më të larta se 120°C dhe të ngrijnë në temperatura më të ulëta se -20°C. Për të bërë të mundur një jetë me bazë karbonin duhet të jenë në kufinj shumë të ngushtë dhe të caktuar jo vetëm temperatura por edhe faktorë si forca tërheqëse e Tokës, përbërësit atmosferikë, fuqia magnetike etj. E nëse prishet qoftë njëri prej këtyre kufinjve, psh, nëse luhatjet e temperaturës i kalojnë 120°C, atëherë mbi tokë nuk do të kishte jetë.

Për këtë arsye as në Tokë e as në ndonjë planet tjetër nuk mund të ekzistojnë qenie të shembullit të specieve të gjelbërta që përmendëm më sipër. Jeta mund të ekzistojë në ambiente të tilla ku plotësohen shumë kushte të posaçme dhe të caktuara. E thënë ndryshe, gjallesat mund të ekzistojnë në një ambient të krijuar posaçërisht për to.

Toka është një ambient i projektuar posaçërisht për këtë qëllim.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

............................

Mesazh nga donbeco prej Thu May 21, 2009 6:17 pm

Temperatura e Tokës
Toka ndryshe nga të gjitha trupat e tjerë qiellorë që dihen, zotëron një atmosferë, temperaturë dhe sipërfaqe të përshtatshme për jetën. Në 63 trupat e tjerë qiellorë të Sistemit Diellor nuk ka shenja uji, bazë ky për jetën.
Ndërsa në Tokë 3/4 e saj janë të mbuluara nga uji.
Kushtet më të domosdoshme për jetën në Tokë në shikim të parë janë atmosfera dhe temperatura. Planeti Blu zotëron një atmosferë të përshtatshme për frymëmarrje dhe vlera temperature për të lejuar një llojshmëri të madhe gjallesash të ndërlikuara dhe veçanërisht për jetën njerëzore. Këto dy faktorë kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri janë shfaqur si rezultat i plotësimit të kushteve ideale për secilin.


Njëra nga këto është largësia e Tokës nga Dielli. Sigurisht që Toka po të ishte afër Diellit sa ç'është Afërdita apo larg tij sa ç'është Jupiteri, nuk do të kishte vle-rat e duhura të temperaturës për të mundësuar jetën. Molekulat organike me bazë karbonin, ashtu siç e cilësuam pak më parë mund të formohen vetëm midis kufi-njve të temperaturës 120°C dhe -20°C. I vetmi planet, i cili zotëron vlera të tilla tempetature në Sistemin Diellor është Toka.

Kur mendojmë universin në tërësi shohim se është një fakt që këto kufinj temperature, të cilat janë të domosdoshme për jetën, nuk mund t'i gjejmë kudo. Sepse temperaturat në univers ndryshojnë nga temperaturat e tmerrshme me mili-arda gradë të yjeve më të nxehtë deri në pikën zero absolute që është - 273.15°C. Në këtë raport gjigand të temperaturës është shumë e vështirë për të përcaktuar intervalin e temperaturës që të lejojë jetën me bazë karbonin. Vetëm Toka zotëron plotësisht këtë interval të duhur të temperaturës.

Gjeologët amerikanë Frank Pres dhe Rajmond Siver na tërheqin vëmendjen mbi temperaturën e sipërfaqes së tokës. Sipas deklaratave të tyre "jeta është e mundur vetëm në një interval shumë të kufizuar të temperaturës!..."dhe këto kufinj formojnë pothuajse një pjesë prej vetëm 1% midis temperaturës së Diellit dhe zeros absolute.Edhe temperatura e Tokës është pikërisht në këtë interval të ngushtë.57
Shumë faktorë krejtësisht të ndryshëm siç janë largësia midis Diellit dhe Tokës, shpejtësia e rrotullimit të planetit, pjerrësia e aksit të tij, dhe relievi gjeografik i sipërfaqes; të gjitha këto kombinohen për të siguruar që bota jonë të ngrohet në mënyrën më të mirë për të cilën ka nevojë jeta dhe që kjo ngrohje të shpërndahet në mënyrë të përshtatshme.

emperatura e Tokës, e cila është ideale, sigurisht që ka lidhje ngushtë me distancën Diell-Tokë dhe nxehtësinë që përhapin rrezet e Diellit mbi Tokë. Sipas llogaritjeve, energjia e Diellit që mbërrin në Tokë sikur të ishte vetëm 10 % më e vogël, në sipërfaqen e Tokës do të formoheshin shtresa akujsh me trashësi disa metra. Me ngritjen pak të temperaturës, të gjitha gjallesat do të vdisnin nga nxehtësia.


E rëndësishme është edhe shpërndarja e kësaj temperature ideale të Tokës në mënyrë të ekuilibruar në të gjithë planetin. Dhe për t'u arritur një ekuilibër i tillë janë marrë disa masa të posaçme.

Psh, plani i pjerrët prej 23° 27' i Tokës, pengon nxehtësinë e tepërt, e cila mund të krijojë pengesa në formimin e atmosferës midis ekuatorit dhe poleve. Po të mos ekzistonte një plan i tillë pjerrësie ndryshimi i nxehtësisë midis territoreve polare dhe ekuatorit do të rritej shumë dhe do të bëhej i pamundur krijimi i një atmosfere të përshtatshme për të jetuar.

Shpejtësia e rrotullimit të Tokës rreth vetes ndihmon përhapjen e ekuilibruar të temperaturës. Toka plotëson rrotullimin e plotë rreth vetes brenda 24 orëve dhe për këtë arsye netët dhe ditët zgjasin pak. Ngaqë zgjasin në periudha të shkurtra kohore, edhe ndryshimi midis temperaturave të tyre është i vogël. Rëndësinë e këtij ekuilibri mund ta vërejme tek e krahasojmë me Mërkurin ku një ditë ishte pothuajse sa një vit dhe ndryshimi i temperaturës mes ditës dhe natës arrinte 1.000°C.

Po ashtu edhe relievi i sipërfaqes së rruzullit tokësor ndihmon në përhapjen e ekuilibruar të temperaturës. Ndryshimi i temperaturës mes poleve dhe ekuatorit arrin deri në 100°C. Nëse ky raport i temperaturave do të realizohej në një sipërfaqe të parregullt gjeografike, Tokën do ta shkatërronin furtuna që do të arrinin një shpejtësi 1.000 km/orë. Sipërfaqja e Tokës është e mbushur plot me ba-rriera gjeografike, të cilat bllokojnë rrymat e mundshme të fuqishme të ajrit. Ky reliev i sipërfaqes së tokës, pra, vargmalet, fillon nga Himalajat në Kinë (Uralet në Azinë e Mesme) vazhdon me Taurus në Anadoll dhe deri në Alpet në Evropë, të cilat bashkohen me oqeanin Atlantik në perëndim dhe atë Paqësor në lindje. Në oqeane, ajo temperaturë e tepërt që formohet nga ajri apo nga uji në Ekuator, qarkullohet në rryma të ndryshme drejt poleve për të krijuar një ekuilibër ndërmjet tyre.

Në të njëjtën kohë ekzistojnë edhe një sërë sistemesh automatike, të cilët vazhdimisht ekuilibrojnë atmosferën e rruzullit tokësor. Psh, kur një zonë nxehet shumë aty rritet avullimi dhe shtohen retë. Këto re (një pjesë e të cilave) pasqyrojnë mbrapsht një pjesë të rrezeve të Diellit dhe kështu pengojnë nxehjen e tepërt të temperaturës dhe të sipërfaqes aty.

Masa e rruzullit tokësor dhe fusha magnetike
Largësia e Tokës nga Dielli ka një rëndësi të madhe si për nga shpejtësia rrotulluese e Tokës por edhe në format e relievit të saj. Nëse do ta krahasojmë Tokën me Mërkurin, i cili është vetëm sa 8% e masës së Tokës apo me Jupiterin, i cili ka një masë 318 herë më të madhe se Toka, do të vërejmë se planetet mund të zotërojnë përmasa të ndryshme. Vallë midis këtyre planeteve me masa nga më të ndryshmet, madhësia e Tokës është përcaktuar rastësisht?

Jo! Ndërsa studiojmë cilësitë e rruzullit tokësor shohim se ky trup qiellor është pikërisht në atë madhësi që duhet të jetë. Gjeologët amerikanë Pres dhe Siver mbi këtë anë "të përshtatshmërisë" së Tokës na vënë në dijeni se:

"Madhësia e Tokës është aq sa duhet të jetë. Nëse do të ishte më e vogël forca tërheqëse e saj do të zvogëlohej shumë dhe nuk do të mund të mbante në ekuilibër atmosferën, e nëse do të ishte më e madhe këtë radhë forca tërheqëse e Tokës do të rritej aq shumë sa me tërheqjen që do t'i bënte disa gazeve helmuese do ta kthente atë në një atmosferë vdekjeprurëse...".58

Përveç madhësisë së saj, edhe struktura e brendshme e Tokës zotëron një projektim të veçantë për jetën. Në saje të shtresave në këtë strukturë të brendshme të saj Toka ka një fushë magnetike dhe kjo fushë është shumë e rëndësishme për jetën. Pres dhe Siver e shpjegojnë kështu këtë çështje:

"Bërthama e Tokës është e ekuilibruar me një delikatesë shumë të madhe dhe është një motor nxehtësie i ushqyer nga radioaktiviteti... Nëse ky motor do të punonte më ngadalë, kontinentet nuk do të arrinin të kishin strukturën e sotme... Hekuri nuk do të shkrihej kurrë dhe nuk do të zbriste në bërthamën e lëngët e kështu që nuk do të formohej kurrë fusha magnetike e Tokës... Nëse Toka do të kishte më tepër lëndë djegëse radioaktive dhe meqë do të kishte një motor nxehtësie më të shpejtë, retë vulkanike do të ishin aq të trasha sa të na mbulonin të tërë Diellin, dendësia atmosferike do të rritej tej mase dhe sipërfaqja e Tokës do të përfshihej pothuajse çdo ditë nga shpërthime vullkanike dhe tërmete të njëpasnjëshme".59

Në bërthamë të Tokës gjenden një lloj "motori nxehtësie". Ky është programuar në një mënyrë kaq të përsosur që edhe të jetë i fortë për të formuar fushën magnetike për mbrojtjen e Tokës por edhe ekuilibrues për ta mbajtur në lëvizje koren e Tokës pa e mbytur atë në llavë.
Fusha magnetike për të cilën folën, Pres dhe Siver, ka një rëndësi të madhe për jetën tonë. Kjo fushë ashtu siç e cilësuam edhe më sipër, shkaktohet nga struktura e bërthamës së rruzullit tokësor. Bërthama përmban elemente të rëndë që zotërojnë veti magnetike si hekuri dhe nikeli. Thelbi i kësaj bërthame është i ngurtë dhe pjesa tjetër është e lëngët. Të dyja këto shtresa të bërthamës lëvizin vazhdimisht rreth njëra-tjetrës. Kjo lëvizje ndikon në një lloj magnetizmi mbi këto metale të rëndë duke krijuar një fushë magnetike. Toka me anë të kësaj fushe, e cila shtrihet edhe më tej atmosferës është e mbrojtur nga çdo lloj rreziku që mund të vijë nga hapësira. Rrezet kozmike vdekjeprurëse të rrezatuara nga yjet përtej Diellit nuk mund ta përshkojnë dot këtë mburojë mbrojtëse rreth Tokës. Sidomos Brezat Van Allen, të cilat përshkruajnë rrathë magnetikë në një largësi dhjetëra-mijëra kilometra larg Tokës, e mbrojnë atë nga energjitë vrasëse.


Është llogaritur se retë plazmike janë të barabarta me 100 milion bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Në të njëjtën mënyrë edhe rrezet kozmike mund të jenë po aq të fuqishme. Por fusha magnetike e Tokës lejon kalimin e vetëm të 0.1 % të këtyre rrezeve vdekjeprurëse dhe kjo përqindje, e cila përbën vetëm një të mijtën e këtyre rrezeve thithet prej atmosferës. Për të prodhuar një fushë të tillë magnetike është e nevojshme një rrymë energjie elektrike prej 1 mili-ard amperësh. Kjo do të ishte përafërsisht e njëjtë me energjinë elektrike të përgjithshme të prodhuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Në qoftë se nuk do të ekzistonte një mburojë e tillë e Tokës, jeta në mënyrë të vazhdueshme do të shkatërrohej dhe mbase nuk do të ekzistonte fare. Siç deklaruan Pres dhe Siver, meqë bërthama e rruzullit tokësor është pikërisht aq sa duhet të jetë, Toka në këtë mënyrë arrin që të mbrohet.
E thënë ndryshe, në qiell, ashtu siç na tërheq vëmendjen edhe një ajet i Kuranit: "Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurtë por ata zmbrapsen prej atyre argumenteve" (Enbija, 32); ekziston një mburojë (çati) mbrojtëse e krijuar kjo posaçërisht për ne.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

................................

Mesazh nga donbeco prej Thu May 21, 2009 6:48 pm

Përshtatshmëria e Atmosferës

Toka, siç e pamë deri tani zotëron një temperaturë të duhur, përmasa të duhura dhe shtresa të ndryshme mbrojtëse të posaçme për jetën. Por nuk janë vetëm këto kushtet e mjaftueshme për të mundësuar jetën e gjallesave në tokë. Një kusht tjetër me rëndësi jetike është edhe struktura e atmosferës. Një shembull për këtë është edhe "përshtatja e atmosferës së lehtë", të cilën e rastisim shpesh herë nëpër filma. Njerëz, të cilët me anë të një anijeje kozmike i afrohen një planeti të largët, mund të shohin pa zbritur në të nëse atmosfera e tij është e përshtatshme për frymëmarrje apo jo. Në përgjithësi rastisin atmosfera të përshtatshme. Ky skenar na lë të kuptojmë sikur njeriu mund të gjejë rastësisht dhe me lehtësi atmosfera të përshtatshme. Në fakt nëse do të bënim një udhëtim në thellësi të universit me këto anije kozmike, do të ishte pothuajse e pamundur të gjendet një atmosferë e përshtatshme në një planet tjetër. Sepse atmosfera e Tokës është një përzierje (komponim) e jashtëzakonshme e projektuar kjo duke plotësuar kushte të veçanta e shumë të domosdoshme për jetën.


Atmosfera e Tokës përbëhet nga përzierja e 77% azot, 21% oksigjen, 1% dioksid karboni dhe nga disa gaze të tjerë si argoni. Le të fillojmë me gazin më të rëndësishëm, oksigjenin. Oksigjeni është shumë i rëndësishëm sepse si njerëzit edhe gjallesat e tjera, të cilat zotërojnë një organizëm të ndërlikuar, shumica e reaksioneve kimike që përdorin për të fituar energji realizohen në saje të oksigjenit. Komponimet karbonike hyjnë në reaksion me oksigjenin dhe si rezultat shtijmë në dorë ujë, dioksid karboni dhe energji. Në këtë reaksion shfaqen paketëzat energjike, të cilat përdorin qelizat tona dhe që quhen ATP (adenozin trifosfat). Pikërisht edhe ne për këtë gjë e ndiejmë të nevojshme praninë e vazhdueshme të oksigjenit dhe për të përmbushur këtë nevojë kryejmë frymëmarrje.

Do të mjaftonte vetëm një rritje prej 5% të oksigjenit në atmosferë që të shkaktonte djegien e pjesës më të madhe të pyjeve mbi tokë.
Ana interesante është se përqindja e oksigjenit në ajër, të cilën e thithim, është e llogaritur me një saktësi të mahnitshme. Mbi këtë aspekt Majkëll Denton shkruan:


"A do të mundte atmosfera jonë të mbante më tepër oksigjen dhe kjo a do të arrinte të mbështeste jetën? Jo! Oksigjeni është një element tepër reaktiv. Përqindja e oksi-gjenit që gjendet në atmosferë, pra 21%, është pikërisht në atë pikë ideale që për sigurinë e jetës nuk duhet të kapërcehet. Çdo 1% oksigjen që shtohet mbi 21 përqindëshin, do të krijojë një probabilitet prej 70% më tepër që një rrufe të shkaktojë zjarr ndër pyje".60

Po për të njëjtën çështje biokimisti anglez Xheims Lovelok shkruan:

"Vetëm një pjesë e vogël e ushqimeve vegjetariane do të mundet të mbijetojë prej ndryshimit të vlerave të oksigjenit në një kuotë prej 25%, e cila do të shkaktonte fatkeqësi të mëdha natyrore, zjarre të mëdha, të cilat do të asgjësonin plotësisht pyjet tropikale dhe tundrat arktike... Përqindja e tanishme e oksigjenit është një pikë (numerike) ku ekuilibrohen shumë mirë rreziku me dobinë".61

Ekuilibrimi i përqindjes së oksigjenit në atmosferë realizohet në saje të sistemit të "riqarkullimit". Kafshët vazhdimisht konsumojnë oksigjen dhe prodhojnë dioksid karboni, helmues për to. Bimët në të kundërt, me kthimin e dioksidit të karbonit në oksigjen jetëdhënës, sigurojnë vazhdimësinë e jetës organike. Në këtë mënyrë nga lulet çdo ditë sigurohet me miliarda tonelata oksigjen për atmosferën.

Këto dy grupe gjallesash, pra, bimët dhe kafshët nëse do të realizonin të njëjtin reaksion, Toka në një kohë fare të shkurtër do të kthehej në një planet të shkretë. Në rastin që edhe kafshët do të prodhonin oksigjen ashtu si bimët, atmosfera do të fitonte një veti "djegëse" dhe shkëndija më e vogël do të shkaktonte zjarre gjigande prej ku e gjithë bota do të shpërthente si bombul gazi. Nga ana tjetër, nëse do të prodhonin që të dyja dioksid karboni, oksigjeni në atmosferë do të konsumohej me shpejtësi dhe pas një kohe të shkurtër edhe pse arrijnë të ma-rrin frymë, gjallesat do të fillonin të vdisnin duke u mbytur (nga mungesa e oksi-gjenit).

Faktikisht ekuilibrimi në atmosferë është krijuar në mënyrë aq të përsosur saqë oksigjeni në të kufizohet në atë përqindje ideale për jetën dhe qëndron me shprehjen e Lovelok, "në një pikë numerike ku ekuilibrohet shumë mirë rreziku me dobinë".

Një aspekt tjetër i përsosmërisë së ekuilibrit të atmosferës është dendësia e saj ideale për të na mundësuar frymëmarrjen.


Atmosfera dhe Frymëmarrja
Ne marrim frymë në çdo çast të jetës tonë. Mushkëritë vazhdimisht thithin ajër dhe në të njëjtën kohë po të njëjtin ajër e kthejnë mbrapsht. Këtë e bëjmë aq shpesh sa mendojmë se është një gjë "normale". Faktikisht ky është një proces shumë i ndërlikuar.

Sistemi ynë trupor është programuar në atë mënyrë që tek marrim frymë nuk është e nevojshme të mendojmë për të. Tek ecim, vrapojmë, lexojmë një libër, bile edhe kur flejmë vazhdimisht llogaritet se sa frymë duhet të marrim dhe në li-dhje me këtë funksionojnë mushkëritë. Arsyeja për të cilën ne kemi kaq shumë nevojë për frymëmarrje është sigurimi i energjisë, të cilën e përfitojmë në saje të reaksioneve që vazhdimisht i mundëson oksigjeni, për ato miliarda funksione të veçanta që realizohen çdo sekondë në trupin tonë.

Për të lexuar këtë shkrim tani, duhet që vazhdimisht të ushqehen me oksi-gjen ato miliona qeliza në shtresën e retinës së syrit. Nëse do të ulej përqindja e oksigjenit në gjak do të na "errësohej shikimi". Në të njëjtën mënyrë të gjithë muskujt e trupit, tërësia e qelizave që përbëjnë këto muskuj, përfitojnë energji duke "djegur" komponente karbonike, dmth, duke futur në reaksion oksigjenin. Ndërsa përfitohet një energji e tillë në trup shfaqet dioksidi i karbonit, i cili duhet të nxirret jashtë.

Ja pra, për këtë gjë marrim frymë. Në çastin që thithim ajër përafërsisht 300 milion dhomëza të vogëla në mushkëritë tona mbushen me oksigjen. Kapilarët të ngjitura në muret e këtyre dhomëzave e thithin menjëherë këtë oksigjen dhe pas zemrës e dërgojnë atë në të gjithë trupin. Këto kapilarë duke e tërhequr brenda në gjak oksigjenin, në të njëjtën kohë nxjerrin dioksidin e karbonit si mbeturinë. Me anë të këtij procesi, i cili nuk zgjat më tepër se gjysëm sekonde, thithim brenda vetes ajrin e pastër (oksigjenin) dhe lëshojmë jashtë ajrin e pa pastër (me dioksid karboni).

Mund të mendoni, pse në mushkëritë tona ndodhen 300 milionë dhomëza. Arsyeja për këtë është për të ngritur në maksimum sipërfaqen me të cilën mushkëria kontakton me ajrin. Kjo sipërfaqe e dendur në saje të dhomëzave është aq e madhe sa nëse këtë e nxjerrim nga mushkëria dhe e hapim në një sipërfaqe të sheshtë zë vend sa një fushë tenisi.

T'ju tërheqim vëmendjen këtu në një pikë: Ky është një projektim shumë i mrekullueshëm që në një vend kaq të ngushtë brenda në mushkëri këto dhomëza dhe kanalet lidhëse mes tyre të arrijnë përfitimin maksimal të oksigjenit. Ky projektim është i lidhur ngushtë me plotësimin e një kushti: Duhen të arrihen vlera të përshtatshme të dendësisë, qarkullimit (paqëndrueshmëri, rrjedhshmëri, ndryshim ivazhdueshëm) dhe trysnisë së ajrit për të qarkulluar lehtësisht nëpër këto kanale.

Trysnia e ajrit ështe 760 mm Hg. Dendësia e tij në nivel të detit është përafërsisht 1 gram/litër. Ndërsa qarkullimi i ajrit në sipërfaqe të detit është 50 herë më i madh se i ujit. Këto vlera që mund të quhen shifra të parëndësishme, janë shumë jetike për sa i përket jetës sonë. Sepse "për të mundësuar jetën e gjallesave, të cilat marrin frymë veçoritë karakteristike të përgjithshme të atmosferës-dendësia, qarkullimi, trysnia- janë të domosdoshme të jenë në vlera shumë të ngjashme me ato që zotërojnë në këtë çast".62
Tek marrim frymë, mushkëritë tona përdorin një energji përballë forcës që quhet "rezistenca e ajrit". Kjo rezistencë është gjendja statike që tregon ajri ndaj lëvizshmërisë. Por është e dobët për shkak të vetive të tjera të atmosferës, kështu që mushkëritë tona me lehtësi marrin dhe nxjerrin frymë jashtë. Në rast se kjo rezistencë mund të rritet do të shkaktojë vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Kjo mund të shpjegohet me një shembull të tillë: Është e lehtë të tërhiqet ujë me anë të një shiringe (gjilpëre, injektori), por po me të njëjtën shiringë është e vështirë të tërhiqet një sasi mjalti. Sepse mjalti zotëron një qarkullim më të ngadaltë dhe një dendësi më të madhe se uji.

Ja pra, edhe dendësia, qarkullimi apo trysnia e ajrit nëse ndryshon pak në vlera, frymëmarrja jonë do të vështirësohet ashtu si tërheqja e mjaltit me një shiri-ngë. Nëse do të mendojmë "të zgjerojmë shiringën", pra, të zgjerojmë kanalet e mushkërive, do të jetë propozim i gabuar. Atëherë ajo sipërfaqe e mushkërisë që do të kontaktojë me ajrin do të ulet në minimum dhe do të humbi atë strukturë të duhur për të përballuar nevojat e trupit për oksigjen. Është kusht që vlerat e dendësisë, qarkullimit dhe trysnisë të jenë medoemos në kufinjtë e caktuar dhe vlerat që zotëron ajri që thithim janë pikërisht në këtë interval të ngushtë të vlerave.

Majkëll Denton rreth kësaj çështjeje bën këtë koment:
"Është e qartë se nëse dendësia apo viskoziteti (gjendja statike) i ajrit do të ishte disi më e madhe, rezistenca e tij do të rritej shumë dhe do të ishte e pamundur të projektohej një aparat frymëmarrjeje për të siguruar përqindjen e oksigjenit që i nevojitet një gjallese... Duke krahasuar përqindjet e mundshme të trysnisë atmosferike dhe të oksigjenit, tek kërkojmë vlera numerike të përshtatshme për jetë, përballemi me një interval shumë të kufizuar.Tërësia e të gjithë kushteve tejmase të shumta të domosdoshme për jetën realizohen në këtë interval të shkurtër - dhe vendi i atmosferës në këtë interval - padyshim që është një përshtatje e jashtëzakonshme".63
Vlerat numerike të atmosferës janë të rëndësishme jo vetëm për frymëmarr-jen tonë por edhe për qenien blu të planetit tonë. Nëse trysnia atmosferike do të zvogëlohej sa 1/5 e vlerave të sotme, avulli në det do të rritej shumë dhe ky avull uji, i cili në atmosferë do të arrijë në raporte shumë të larta duke formuar mbi tokë një "ndikim sere", do ta rriste tejmase temperaturën e planetit. Nëse trysnia atmosferike do të ishte edhe një herë më e madhe se vlera e sotme në këtë rast përqindja e avullit të ujit në atmosferë do të ulej shumë dhe i gjithë rruzulli tokësor do të kthehej në shkretëtirë.

Të gjithë këto ekuilibre tregojnë edhe një herë se si veçoritë e tjera të tokës edhe ato atmosferike janë krijuar posaçërisht për të mundësuar jetën e njeriut. Këto fakte, të cilat na i shfaq shkenca provojnë se universi nuk është një grumbull materiesh të rastësishme dhe të pakontrolluara. Sigurisht që ekziston një Krijues, i cili zotëron të gjithë universin, i cili i jep formë materies sipas vullnetit të Vet dhe që mban nën pushtetin e Tij galaktikat, yjet dhe planetet.

Ky Krijues Suprem, ashtu siç mësojmë edhe nga Kurani, është Allahu, Zot i të gjithë universit.

Ky planet blu ku ne jetojmë, është organizuar e sistemuar posaçërisht për jetën tonë siç shprehet edhe në Kuran "Tokën e sheshoi për njeriun" (Naziat, 30),duke deklaruar haptazi se Toka është e krijuar nga Allahu posaçërisht për njeriun. Në disa ajete të tjera deklarohet:
"Allahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është Allahu, Zoti juaj i lartë, pra, është Allahu, Zot i botëve"! (Gafir, 64)

"Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm tek Ai është e ardhmja". (Mulk, 15)


Edituar për herë të fundit nga donbeco në Thu May 21, 2009 6:50 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

...........................

Mesazh nga donbeco prej Thu May 21, 2009 6:49 pm

Lista e ekuilibreve që mundësojnë jetën
Ajo që prekëm deri këtu është vetëm një pjesë e atyre ekuilibreve të domosdoshëm për jetën në Tokë. Tek studiojmë mbi rruzullin tokësor mund të formojmë një listë mbi "ekuilibret e domosdoshëm për jetën" aq të gjatë sa do të na duket sikur nuk ka për të mbaruar kurrë. Psh, astronomi amerikan Hjuxh Ros ka bërë një listë të tijën në lidhje me përshtatshmërinë e Tokës për jetën duke i radhitur në këto paragrafe.


Forca Tërheqëse e Tokës:
-Nëse do të ishte më e madhe: Atmosfera e Tokës do të akumulonte sasi të mëdha amoniaku dhe metani, e cila do të ishte negative për jetën.

-Nëse do të ishte më e vogël: Atmosfera e Tokës do të humbte sasira të mëdha uji që do ta bënte të pamundur jetesën.

Largësia nga Dielli:

-Nëse do të ishte më e madhe: Planeti do të ftohej shumë duke krijuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë dhe planeti do të hynte në epokën e akullit.

-Nëse do të ishte më e vogël: Planeti do të skuqej nga rrezet e Diellit duke shkaktuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë, gjë që do ta bënte të pamundur jetesën në të.

Trashësia e Kores së Tokës:
-Nëse do të ishte më e madhe: Do të transportohej nga atmosfera për në koren e Tokës më tepër oksigjen.

-Nëse do të ishte më e vogël: Do të kishte aq lëvizje vullkanike sa do ta bënin të pamundur jetesën në planet.

Shpejtësia e Rrotullimit të Tokës rreth vetes:
-Nëse do të ishte më e madhe: Erërat atmosferike do të fitonin shpejtësi të mëdha, tufanet dhe ciklonet do ta bënin të pamundur jetesën.

-Nëse do të ishte më e vogël: Ndryshimi i temperaturës midis ditës dhe natës do të ishte shumë i madh.

Forca Tërheqëse midis Hënës:
-Nëse do të ishte më e madhe: Forca tërheqëse e fuqishme e Hënës do të ndihej shumë efektive mbi kushtet atmosferike, rrotullimin e Tokës rreth vetes dhe mbi baticat e zbaticat në dete.

-Nëse do të ishte më e vogël: Do të shkaktonte ndryshime negative të klimës për jetën.

Fusha Magnetike e Tokës:
-Nëse do të ishte më e madhe: Do të formoheshin furtuna të fuqishme elektromagnetike.

-Nëse do të ishte më e vogël: Do të hiqej ajo mburojë e Tokës kundrejt Erërave të Diellit dhe rrezatimit të dëmshëm të tij.

Albedo: (Rrezet e Diellit që reflektojnë në sipërfaqe të Tokës, përqindja e rrezeve të Diellit që arrijnë deri në sipërfaqe të Tokës)
-Nëse do të ishte më e madhe: Me një shpejtësi të rrufeshme do të hynim në epokën e akullit.

-Nëse do të ishte më e vogël: Pasojat "serë" do ta rrisnin shumë nxehtësinë ku Toka fillimisht do të mbetej poshtë ujit nga shkrirja e akullnajave dhe më pas do të nxehej tej mase.

Përqindja e Oksigjenit dhe e Azotit në Atmosferë:
-Nëse do të ishte më e madhe: Funksionet jetësore do të shpejtësoheshin negativisht.

-Nëse do të ishte më e vogël: Funksionet jetësore do të ngadalësoheshin negativisht

Përqindja e Ujit dhe Dioksidit të Karbonit në Atmosferë:
-Nëse do të ishte më e madhe: Atmosfera do të ngrohej tej mase.

-Nëse do të ishte më e vogël: Temperatura atmosferike do të ulej.

Trashësia e Shtresës së Ozonit:

-Nëse do të ishte më e madhe: Temperatura në rruzullin tokësor do të ulej.

-Nëse do të ishte më e vogël: Rruzulli tokësor do të nxehej shumë dhe do të mbetej i pambrojtur përballë rrezeve të dëmshme ultravjollcë të Diellit.

Lëvizjet Sizmike (Tërmetet):

-Nëse do të ishin më të mëdha: Do të ishte një shkatërrim i vazhdueshëm për gjallesat.

-Nëse do të ishin më të vogla: Lëndët ushqimore në fund të oqeanit nuk do të përziheshin në ujë, gjë që do të ndikonte negativisht në jetën në oqeane dhe dete, si rrjedhojë edhe në të gjitha gjallesat e Tokës.64


Këto që numëruam deri këtu janë vetëm një pjesë e atyre ekuilibreve aq delikatë aq të domosdoshëm për të formuar dhe mundësuar jetën në Tokë. Madje vetëm këto që u radhitën këtu do të mjaftonin për të demostruar se universi dhe Toka kurrë nuk mund të arrijnë të formohen si fryt i rastësisë dhe i zhvillimit të ngjarjeve aksidentale njëra pas tjetrës.

Të gjithë këto informacione kanë cilësinë të konfirmojnë edhe një herë një fakt të qartë. Ai, që ka krijuar në mënyrë të përsosur të gjithë universin, yjet, plane-tet, malet dhe detet, që i jep jetë njeriut dhe të gjitha gjallesave, që i mjafton fuqia të krijojë çdo gjë nga mosekzistenca, që krijimet e Tij i vë nën urdhrat e njeriut e që zotëron një forcë dhe fuqi të pafund, është Allahu. Allahu, këtë krijim të Tijin të përsosur një ajet të Kuranit e tregon si më poshtë:
"A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kurorën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Dhe prej saj nxorri ujin e saj dhe kullotat e saj. Kurse kodrat ia përforcoi. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja". (Naziat, 27-33)
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: KRIJIMI I UNIVERSIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi