Laporta: Asnjë lojtar i Barcës nuk do të luajë për Realin

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

15052009

Mesazh 

Laporta: Asnjë lojtar i Barcës nuk do të luajë për Realin




Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka paralajmëruar kandidatin për president të Real Madridit, Florentino Perez, që të mos provojë të transferojë ndonjë lojtarë të Barcës, pasi që do të jetë humbje kohe për të.

Të enjten Perez e bëri zyrtare kandidaturën e tij për president të Los Merengues, dhe nuk e mohoi mundësinë e transferimit të ndonjërit nga lojtarët e rivalit më të madh të Mbretërve.

Herën e fundit kur Perez ishte në krye të Los Blancos kishte arritur ta rrëmbente Luis Figon nga Barcelona, mirëpo të premten Laporta ia ka dërguar një mesazh duke thënë se kjo nuk do të përsëritet më.

“Nuk mendoj se ai do të provojë të transferojë ndonjë lojtar të Barcelonës, sepse lojtarët i takojnë këtij klubi, mirëpo edhe nëse provon do të jetë vetëm humbje kohe”.

“Do të më pëlqente sikur ai të mos provonte ta destabilizojë Barcelonën, sepse nuk do të arrinte asgjë me këtë dhe e vërteta është se do t’i marrë kohë ky veprim”, ka thënë Laporta për “AS”.

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi