Lajme të rralla dhe të çuditshme

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

11052009

Mesazh 

Lajme të rralla dhe të çuditshme




Londër, 27 tetor MIA - Në Angli janë lindur binjakët Lejtoni dhe Kejdoni prej të cilëve njëri ka ngjyrë të bardhë të lëkurës ndërsa tjetri të zezë që sipas mjekëve, ndodh një herë në një milion raste kur prindërit kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës.

"Pas lindjes ishin të njejtë, ndërsa pastaj prej ditës në ditë filloi të ndryshohet ngjyrën e lekurës së tyre. Ndonjëherë e gjithë kjo është qesharake, sepse njërëzit nuk besojnë se bëhet fjalë për binjakë të cilët kanë prindër të njejtë", deklaroi e ëma e tyre 27 vjeçarja Keri Riçardson.

Kejdoni e ka trashëguar gjenin e nënës së vet e cila ka prejardhje anglo-nigeriane. Si e tillë ajo pati kod i gjenit të të dy racave, ndërsa Kejdoni e ka trasheguar vetëm pjesën e "zezë" të tij. Nga ana tjetër Lejtoni e ka trasheguar vetëm gjenin e babait të tij dhe është i bardhë
__________________


Edituar për herë të fundit nga floroS në Thu May 14, 2009 9:33 pm, edituar 1 herë gjithsej

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Lajme të rralla dhe të çuditshme :: Komentet

Mesazh prej Fri May 15, 2009 11:49 pm nga floroS

Në Amsterdam do të ndërtohet qytet nëntokësor
--------------------------------------------------------------------------------

Amsterdam, 29 janar - Kompania ndërtimore holandeze "Strukton" sot e prezantoi planin ambicioz për zgjerimin e Amsterdamit në tokë, me qëllim që të zgjidhet problemi në këtë qytet - hapësira e vogël.

Garazhet shumëkatëshe nëntokësore veçmë janë të zakonshme në shumë qytete të mëdha, por në kompaninë "Strukton" planifikojnë ndërtimin e qendrës sportive dhe kinema nën tokë.

Krahas asaj, ndërtimi i depove nëntokësore do të mund të kontribuojë për efikasitet më të madh në furnizimin tregtar në qendër të qytetit. Siç thonë udhëheqësit e "Struktona", plani nuk është futurist, por real dhe i domosdoshëm.

Kompania ndërtimore holandeze është e njohur me rolin udhëheqës në zhvillimin e sistemit të ri të hekurudhës nëntokësore në Amsterdam, e cila kalon përreth qendrës mesjetare qytetare dhe duhet të fillojë me punë në vitin 2013.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Fri May 15, 2009 11:50 pm nga floroS

Fatura më e lartë elektrike, 100 mijë dollarë për 1 muaj
---------------------------------------------------------------------------

Majami, 29 Janar - Njerëzit presin fatura më të larta në dimër, por një çift në Florida mbetën të tronditur pasi morën faturën e energjisë elektrike, gati 100 mijë dollarë për një muaj.

Richard Grieshop dhe Lynda Williams jetojnë në një shtëpi të vogël në Tampa. Çelësi i energjisë elektrike ishte i mbyllur gjatë pushimeve dhe është rindezur vetëm dy javët e fundit. Ato nuk u habitën vetëm nga fatura, por edhe nga reagimi i korporatës elektroenergjetike. "Kur i njoftova për t’u marrë me këtë çështje, më thanë se fatura erdhi drejtpërsëdrejti nga zyrat e korporatës dhe se nuk mund të bëja gjë tjetër, veçse të paguaja faturën", thotë Griepshop. "Një shifër aq të madhe nuk do ta shpenzoja as gjatë gjithë jetës", shton ajo.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Fri May 15, 2009 11:50 pm nga floroS

Mendohet i mbytur, vajzat e zbulojnë pas 15 vitesh në Paris
---------------------------------------------------------------------------

Paris, 29 janar - Një baba anglez i mbytur në borxhe, për të cilin mendohej se ishte mbytur në det pasi la një shënim vetëvrasjeje në një traget 15 vite më parë, është gjetur shëndoshë e mirë duke jetuar me pensionet në tre shtete.

Babai i katër fëmijëve, Walter Dominy u shtir sikur kishte vdekur. Mbrëmjen e kaluar ai bërtiti "Largohuni" ndërsa reporterët qëndronin prapa derës në Francë.

"Mashtrues" përfiton 1 mijë paund në muaj nga një identitet i grabitur. Gruaja 64-vjeçare e ndihmoi të sajojë tragjedinë. Më vonë u bashkua me të, duke i thënë familjes se kishte një të dashur. Katër fëmijët e çiftit, të vetmit që e morën vesh të vërtetën, u betuan të ruajnë sekretin
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Fri May 15, 2009 11:50 pm nga floroS

Mendohet i mbytur, vajzat e zbulojnë pas 15 vitesh në Paris
---------------------------------------------------------------------------

Paris, 29 janar - Një baba anglez i mbytur në borxhe, për të cilin mendohej se ishte mbytur në det pasi la një shënim vetëvrasjeje në një traget 15 vite më parë, është gjetur shëndoshë e mirë duke jetuar me pensionet në tre shtete.

Babai i katër fëmijëve, Walter Dominy u shtir sikur kishte vdekur. Mbrëmjen e kaluar ai bërtiti "Largohuni" ndërsa reporterët qëndronin prapa derës në Francë.

"Mashtrues" përfiton 1 mijë paund në muaj nga një identitet i grabitur. Gruaja 64-vjeçare e ndihmoi të sajojë tragjedinë. Më vonë u bashkua me të, duke i thënë familjes se kishte një të dashur. Katër fëmijët e çiftit, të vetmit që e morën vesh të vërtetën, u betuan të ruajnë sekretin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 11:56 pm nga floroS

Gardiani ne toalet, te burgosurit ne liri
--------------------------------------------------------------------------------

Manila, 3 korrik - Shtate te burgosur u aratisen nga nje burg ne Manila, duke prere grilat e qelise perderisa gardiani i burgut ndodhej ne toalet.

- Sa here qe gardiani do shkonte ne toalet, te burgosurit nxirrnin nje sharre te vogel me te cilen kane prere grilat, nje nga nje, te cilat kane qene te vjetra e te ndryshkura, tha shefi i policise William Makawinta.

Dy nga shtate te burgosurit jane te gjykuar per vrasje, ndersa tjeret per seri vjedhjesh.

Makawinta tha se gardiani, i cili kishte probleme me stomakun dhe disa here kishte shkuar ne toalet, kishte verejtur qe mungojne te burgosurit ca ore me vone, kur ne qeline e hapur gjeti vetem kater te burgosur qe flinin gjume.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 11:56 pm nga floroS

Ndahet nga gruaja e katert Salman Rushdie
--------------------------------------------------------------------------------

Londer, 3 korrik - Shkrimtari britanez me prejardhje indiane Salman Rushdie pranoi kerkesen e te shoqes Padma Lakshmi per divorc, thane agjensite e lajmeve, duke u thirrur ne pres agjentin e shkrimtarit.

Padma Lakshmi (36), eshte indiane dhe ka qene aktore dhe modele, me pervoje pune ne televizionet italiane. Ajo eshte gruaja e katert e gjashtedhjetevjecarit Salman Rushdie.

Rushdie me 16 qershor u shpall kalores nderi nga mbreteresha Elizabeta e Dyte.
Ne vitin 1989 Rushdie u denua me vdekje me nje fetva te ajatollahut Homeini per shkak te romanit te tij "Vargjet Satanike"

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 11:56 pm nga floroS

Porno pizza "shitet si hallve"
--------------------------------------------------------------------------------

Vinipeg, 5 korrik, - Pronari i picerise ne Vinipeg, ne perendim te Kanadase, me qellim per te permiresuar shitjen e produkteve te veta, bashke me picat ofron dhe materiale pornografike.

Pizzeria "Porno Pizza" eshte hapur javen e kaluar dhe ne ditet e para po perjetojn nje interesim te papare dhe sukses tek klientet, duke iu falenderuar ambalazhit te pizzave qe porositen, te cilat jane te "zbukuruara" me materiale pornografike.

Ne to jane shtypur fotografi "hot" te cilat "zbulojne" dalngadale pjese te fotografice nga cdo cope pizze qe terheq nga ambalazhi.

Kjo ide, me gjithate, s'u pelqeu te gjitheve njelloj ne Vinipeg, sepse perfaqesuesit e organizatave per mbrojtjen e femijeve konsiderojne se pizzat me paketim te tille s'dueht te bien ne duart e femijeve.

Pronari i "Porno Pizza" thote qe ambalazhi i tij eshte i ndaluar per me te ri se 18 vjec.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 11:57 pm nga floroS

66 hot-dog per 12 minuta
--------------------------------------------------------------------------------

New York, 5 korrik - Amerikani Joy Che mba rekordin e ri boteror ne ngrenien e shpejte te hot-dogeve, pasi ne finale te kesaj disipline jo normale por shume te popullarizuar, te mbajtur ne Koni Ajlend te Nju Jorkut, gelltiti 66 hot doge per 12 minuta.

Chestnut perfundimisht arriti te mposhte rivalin e vjeter, japonezin Takeru Kobayashi i cili kishte rekordin prej vetem 63 hot dogeve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 11:57 pm nga floroS

Me vite te tera ka vozitur ambulansen dhe makinat zjarrfikese pa patente
--------------------------------------------------------------------------------

Tokyo, 7 korrik, Pesedhjete e pese vjecari Rohei Usui eshte arrestuar dje sepse per 30 vite sa ka vozitur makinen e ambulances dhe ate te zjarrfikesve pa patente shoferi.

Zjarrfikesi Usui eshte arrestuar ne qytetin Kiria, ne prefekturen Hunma, pasi ka shkaktuar nje aksident te lehte trafiku.

Gjate kontrollit te kryer, policet verejten se patenta e tij ishte e falsifikuar, ndersa ne hetimet e metejshme u zbulua se te vetmen patente qe ka marre ndonjehere ne menyre legale ka qene ajo per motociklete.

Ne Japoni sherbimet zjarrfikese dhe ambulancat jane te bashkuara ne nje mase te caktuar prandaj Usui gjate karieres se tij 30 vjecare prej shoferi ka patur mundesi te provoje edhe timonin e ambulances.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 11:57 pm nga floroS

Afrikë, lind foshnja me katër këmbë
Një foshnjë e tillë nuk ishte parë kurrë në spitalin e Lebowakgomo, në Afrikën e Jugut. Foshnja ka lindur me katër këmbë.

“Mjekët tanë nuk janë mësuar të hasen me probleme të tilla dhe po inkurajojnë nënën e foshnjës se do të ketë një jetë normale”, ka deklaruar zëdhënësi i spitalit. Katër vjet më parë një rast i tillë ka ndodhur në Zambia. Ngjarja e jashtëzakonshme është njoftuar nga radio jugafrikane “Sabc”, e cila citon fjalët e zëdhënësit të departamentit shëndetësor në Mpumalanga, Puthi Seloba. “Bëhet fjalë për një rast mjaft të rrallë. Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë të paktën 10 vitet e fundit në këtë provincë”, komentoi Seloba.
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 11:58 pm nga floroS

VIENA - ujin me te mire ne Evrope

Viene, 23 korrik – Perderisa shume qytete evropiane kane probleme te medha me furnizimin me uje te pijshem, banoret e kryeqyteti austriak, Viene, kane ne disponim njerin nga ujerat me cilesore te kontinentit te vjeter.
Uji ne fjale, per qytetaret e Vienes vjen direkt nga Alpet, ndersa ne keto dite te nxehta mban temperature prej 8 deri 10 grade celsius.
Shpenzimi ditor mesatar i ujit ne Viene arrin 388.000 meter kub, ndersa ne keto dite qe temperaturat kane mberritur mbi 40, normalisht qe eshte rritur edhe nevoja per te perdorur sa me shpesh ujin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 11:58 pm nga floroS

Gjen 90,000 dollare ne kutine postare


Tokio, 23 korrik – Njw grua 67 vjecare nga vendi i quajtur Mulo ne prefekturen Kijoto ne Japoni, ne kutine e saj postare gjeti 10 milione jen (afer 90,000 dollare amerikane), lajmeruan mediat japoneze.
Parate ishi ne nje zarf ku s’kishte te shkruar asgje, e as brenda zarfit s’kishte ndonje porosi me shkrim. Gruaja gjeti parate kur po merrte gazetat ku ishte abonuar familja e saj.
Parate jane dorezuar policise e cila ka filluar hetimet per te zbuluar origjinen e tyre.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh Today at 9:03 pm nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi