Perez i gatshëm ta drejtojë Realin pas turpërimit nga Barca

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

04052009

Mesazh 

Perez i gatshëm ta drejtojë Realin pas turpërimit nga Barca




Nuk është më çështje nëse Florentino Perez do të kandidojë për president të Real Madridit, por vetëm pritet dita kur ai të shpall kandidaturën.

Sipas “AS”, menjëherë pas turpërimit që pësoi Reali në Bernabeu të shtunën duke u mposhtur me rezultat prej 6-2 nga Barcelona, Perez ka mbajtur takime me ekipin e tij zgjedhor dhe me krahun e tij të djathtë, Jorge Valdano, për të diskutuar planin e kandidaturës.

Besohet se çështja kryesore do të jetë pasuesi i Juande Ramos, i cili do të zgjidhet ndërmjet Carlo Ancelottit dhe Arsene Wengerit (ky i fundit ka refuzuar dy oferta të mëparshme).

Ndërsa superyjet që figurojnë në listën e Perez janë Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Franck Ribery, si edhe Cesc Fabregas, Xabi Alonso, David Villa dhe David Silva.

arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 25
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi