Manchester United klubi më i mirë sipas IFFHS

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

04052009

Mesazh 

Manchester United klubi më i mirë sipas IFFHS




Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS) e ka shpallur Manchester United si ekipin më të mirë në botë për periudhën një vjeçare 1 maj 2008 deri më 30 prill 2009.

Kampioni i Anglisë, Evropës dhe Botës, u gjend në krye të listës së IFFHS të publikuar sot, me 302 pikë të mbledhura.

Pas Manchesterit gjendet Barcelona me 282 pikë, ndërsa në vendin e tretë gjendet kundërshtari i katalanasve në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Chelsea, me 254 pikë.

Boca Juniors është ekipi më i mirë nga Afrika e Jugut, që u gjend në pozitën e katërt të kësaj liste me 253 pikë. Kundërshtari i Manchester United në gjysmëfinalen e dytë evropiane, Arsenali, mbyll top pesëshin me 245 pikë.

Liverpooli po ashtu është gjendur në top 10 (pozita e gjashtë me 240 pikë) krahas dy klubeve nga Ukraina, Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donetsk (shtatë dhe dhjetë). Hamburgu është gjendur në pozitën e tetë me 223 pikë, derisa i nënti është ekipi brazilian Sao Paolo (207 pikë).

Ekipi më i mirë i plasuar nga Italia është Juventusi që gjendet në pozitën e 13-të (205 pikë), një vend para Interit (195 pikë).

Edhe më keq në këtë listë ka pësuar Real Madridi që ka mbledhur 176 pikë dhe është gjendur në pozitën e 25-të, një më poshtë se rivali i qytetit, Atletico Madrid.

arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 25
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi