Ibra: Tifozët më motivuan më shumë

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03052009

Mesazh 

Ibra: Tifozët më motivuan më shumë




Interi ka bërë një hap shumë të madh drejt titullit kampion të Serie A, pasi me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Lazios thuajse ka fundosur çdo shpresë të rivalëve të qytetit për të ndryshuar diçka në vazhdën e Kampionatit.

Zlatan Ibrahimovic ishte njeriu kryesor i fitores prej 2-0 të Interit, pasi që e shënoi golin e parë dhe ishte asistues në të dytën, megjithatë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes tifozët i kishin fishkëllyer ish-sulmuesit të Juventusit.

“Tifozët vetëm se më motivuan. Unë shënova dhe asistova, dhe thjeshtë e bëra punën time në fushë. Të tjerat nuk kanë rëndësi, harrohen menjëherë pas ndeshjes”, ka thënë Ibra për “Rai”.

Së fundmi Ibracadabra ka deklaruar se do ta kërkojë të ardhmen e tij në një skuadër tjetër dhe për këtë arsye ai është bërë i padëshiruar dhe tifozët kanë reaguar në atë mënyrë, ndërkohë që pas golit të shënuar suedezi nuk kishte mundur të mos reagonte duke iu thënë tifozëve të heshtnin.

arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 25
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi