Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C)

Faqja 7 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03052009

Mesazh 

Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C)




Ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme :


1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
--------------------------------------------------------------------------------
2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.
--------------------------------------------------------------------------------
3 3 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
--------------------------------------------------------------------------------
4 4 Popullsia e botes deri sot
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
--------------------------------------------------------------------------------
5 5 Pse Deti i Zi quhet keshtu?
Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

6 6 Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
--------------------------------------------------------------------------------
7 7 Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te "nuk kuptoj".
--------------------------------------------------------------------------------
8 8 "Insekti i zbutur"
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
--------------------------------------------------------------------------------
9 9 Elefanti frikacak
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.
--------------------------------------------------------------------------------
10 10 Sa kushton 1 kg mjalte?
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.
--------------------------------------------------------------------------------
11 11 Numri i gjallesave ne det
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
--------------------------------------------------------------------------------
12 12 Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.
--------------------------------------------------------------------------------
13 13 Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
--------------------------------------------------------------------------------
14 14 Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
15 15 Shpikesi i telefonit
Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.
--------------------------------------------------------------------------------
16 16 Kuriozitete demografike
Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.
--------------------------------------------------------------------------------
17 Shpenzimet ushtarake
Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.
--------------------------------------------------------------------------------
17 18 Pabarazite sociale
Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez) kane te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.

--------------------------------------------------------------------------------
69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
--------------------------------------------------------------------------------
James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.
--------------------------------------------------------------------------------
Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.
--------------------------------------------------------------------------------
Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.
--------------------------------------------------------------------------------
Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
--------------------------------------------------------------------------------
Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical
--------------------------------------------------------------------------------
Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.
--------------------------------------------------------------------------------
Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².
--------------------------------------------------------------------------------
Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
--------------------------------------------------------------------------------
Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.
--------------------------------------------------------------------------------
Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
--------------------------------------------------------------------------------
Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
--------------------------------------------------------------------------------
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
--------------------------------------------------------------------------------
Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
--------------------------------------------------------------------------------
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
--------------------------------------------------------------------------------
Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.
--------------------------------------------------------------------------------
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
--------------------------------------------------------------------------------
Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
--------------------------------------------------------------------------------
Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)
--------------------------------------------------------------------------------
Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
--------------------------------------------------------------------------------
Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.
--------------------------------------------------------------------------------
Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?
--------------------------------------------------------------------------------
Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.
--------------------------------------------------------------------------------
Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?
--------------------------------------------------------------------------------
Sahara është më e madhe se Australia?
--------------------------------------------------------------------------------
Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?


Edituar për herë të fundit nga floroS në Mon May 04, 2009 9:56 pm, edituar 3 herë gjithsej

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C) :: Komentet

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:15 pm nga floroS

Një “vrimë” në fund të Oqeanit
Një “vrimë” në fund të Oqeanit

Është nisur këto ditë anija e James Cook për të studiuar dhe për të ndërtuar një hartë në mënyrë tredimensionale anomalinë gjeologjike që ndodhet midis Capo Verde dhe Karaibeve
Nuk ka asnjë mënyrë për ta përsëritur në mënyrë reale “Udhëtimin në qendër të Tokës” ashtu siç e imagjinonte Zhyl Vern. Nuk ekzistojnë kanale apo rrugë vullkanike që nga sipërfaqja e tokës të na çojnë brenda mbulesës së saj dhe aq më pak në qendër. Për fat të keq edhe me mjetet më të sofistikuara të gërmimit nuk mund të kalohet thellësia prej 15 kilometrash: temperatura dhe presioni në atë pikë janë aq të larta saqë momentalisht nuk ka asnjë material që të jetë në gjendje t’i durojë. Dhe 15 kilometra, përveç 6350 që na ndajnë nga zemra e planetit, janë me të vërtetë hiçgjë për të kuptuar se ç’ka në thellësi. Ja përse, deri më sot, gjeologëve nuk i mbetej gjë tjetër veçse ta studionin brendësinë e Tokës vetëm në mënyrë indirekte, pra përmes valëve sizmike. Shpejtësia e tyre, në fakt, tregon përbërjen kimike dhe fizike të asaj që kemi nën këmbët tona.
Një zbulim i vonë dhe krejtësisht i papritur mund t’i japë një ndihmë kërkuesve shkencorë për të hedhur një sy brenda planetit. Gjeologë të Cardiff University, në Britaninë e Madhe, kanë vënë në pah se një pjesë e Oqeanit Atlantik e madhe disa mijëra kilometra katror nuk është e veshur me koren që mbulon sipërfaqen e Tokës. Është sikur një ekskavator gjigant të kishte gërryer atë pjesë duke sjellë në dritë mantelin e Tokës, një fenomen që momentalisht është unik në planetin tonë.
Korja oqeanike është shumë më ndryshe nga ajo që formon kontinentet. Kjo e fundit, në fakt, ka një trashësi prej rreth 35-40 kilometra, që arrin deri në 70 nën vargmalet dhe është e përbërë nga lloje të ndryshëm shkëmbinjsh, ndërsa korja oqeanike, ka një trashësi prej 8-10 kilometrash. Për këtë arsye pjesa më e madhe e gërmimeve shkencore që kanë si qëllim arritjen e kores më të thellë kryhen në detë. Por, përveç shumë pak rasteve, nuk është arritur kurrë që të merren kampione mbulese pikërisht për shkak të vështirësive të mëdha në gërmim. Shpjegon Chris MacLeod i School of Earth and Ocean and Planetary Sciences: “Kur vëzhgohet në atë pikë të Oqeanit Atlantik duket sikur ka një plagë të hapur në sipërfaqen e Tokës. O përse në atë pikë të Oqeanit Atlantik nuk ka kore? Nuk ka pasur ndonjëherë apo dikur ka qenë dhe diçka e ka hequr? Pyetje që tani kërkojnë një përgjigje”.
Mundësia që ofron ajo pikë e humbur në oqean është kaq e rëndësishme saqë para disa ditësh MacLeod, me skuadrën e tij të gjeofizikanëve detarë, është nisur me anijen oqeanografike James Cook drejt zonës që ndodhet midis Capo Verde dhe Karaibeve. Në ditët e ardhshme do të fillojë eksplorimi i fundit të detit. MacLeod shpjegon: “Qëllimi ynë i parë do të jetë ai q të krijojmë një hartë tredimensionale të fundit të detit – që në atë pikë gjendet në rreth 3.000 m thellësi – duke përdorur një solar të veçantë. Më pas do të gërmojmë shkëmbinjtë me një robot që do të veprojë i mbështetur në tabanin e detit. Në këtë mënyrë mund të marrim material që ndryshe nuk do ta kishim patur kurrë mundësinë ta vëzhgonim nga afër”.
Por çfarë lloj shkëmbinjsh mund të nxirren? Nëse me të vërtetë në atë pjesë të oqeanit ndodhet mbulesa, shkëmbinjtë më të mundshëm për tu gjetur atje janë disa shkëmbinj të përbërë kryesisht nga dy minerale të njohur si olivina dhe piroseni. Bëhet fjalë për shkëmbinj që nuk njihen nga shumica, por gjeologëve do t’i hapin një rrugë të papritur drejt një udhëtimi në qendër të Tokës. Ditë pas dite ekspedita do të shkruaj një ditar që mund të lexohet tek faqja e internetit: http://www.noc.soton.ac.uk/gg/classr...007/index.html
Ideja i ka ardhur një programuesi irlandez lojërash, David Perry, deri tani janë 20mijë personat e regjistruar. Më të mirit do t’i jepen të drejtat e fitimit mbi këtë lojë
100mijë vetë për të krijuar një lojë
Njëzetenjëmijë, ky është numri i personave që momentalisht janë të përfshirë në realizimin “një” videoloje shumë shumë të veçantë që synon, për herë të parë në botë, të vë së bashku një ekip prej njëqindmijë “krijuesish”. Të gjithë të rekrutuar falë një faqeje ueb që pranon këdo, edhe ato që nuk janë ekspertë në këtë fushë. Projekti quhet Top Secret, sepse gjithçka që e rrethon për momentin është e mbuluar nga sekreti maksimal. Edhe kur regjistroheni duhet pasur durim të paktën një javë para se të merrni një përgjigje.
Kjo është koha e nevojshme që David Perry, programues i shkëlqyer dhe ideua i këtij projekti, dhe bashkëpunëtorët e tij të pranojnë kërkesën. Kundër çdo parashikimi, kërkesat për regjistrim për Mmo (Massively Multiplayer online role playing game) kanë bllokuar faqen e internetit sepse si karrem nuk është vetëm mundësia që të merrni pjesë në realizimin e një videoloje që do të komercializohet, por edhe ajo që të merrni një çmim të veçantë: më i miri do të marrë të drejtat e një pjese të mirë të fitimeve. Për të tjerët, jo të gjithë natyrisht, Perry premton bashkëpunime të ardhshme me shtëpitë më të mëdha prodhuese.
Dhe nuk bëhet fjalë për një premtim të rremë sepse ky programues gjenial irlandez dyzet vjeçar ka punuar me pjesën më të madhe të shtëpive prodhuese për lojëra dhe për industri të vërteta të spektaklit si Disney dhe Warner Bros., duke ideuar aventura dixhitale që kanë shitur miliona kopje në të gjithë botën. Si Earthworm Jim apo Alladin i shkëputur nga filmi i animuar, The Terminator, duke bashkëpunuar me vëllezërit Wachowski për të transferuar pixel-at dhe levat e kontrollit në kapitullin e fundit të trilogjisë Matrix.
Një aventurë në botën e programeve të argëtimit e filluar kur Dave ishte vetëm 15vjeç dhe nga kolegji metodist i Belfastit dërgoi tek një revistë e specializuar për lojëra një videolojë të krijuar prej tij. E cila u botua menjëherë duke e bërë që të fitonte një çek prej 450 sterlinash të cilat djaloshi pati disa vështirësi për t’i marrë sepse, duke parë moshën e tij, nuk kishte ende një llogari në bankë. Bashkëpunimi do të vazhdojë dhe Dave do të hy dalë nga dalë në botën e programimit të lojërave duke u transferuar në SHBA, duke themeluar një shtëpi të tijën (Shiny Entertainment që kohet e fundit ju shit Atari-t për pesëdhjetë milionë dollarë) duke eksperimentuar gjithmonë zgjidhje të reja si Top Secret.
Projekt i crowd sourcing – kodi burim i të cilit do të krijohet nga shumë persona – që është duke e vazhduar së bashku me një hartë open source në stilin tipik të Wikipedia-s mbi gjithçka që i përket botës së videolojërave, një farë vademekumi gjigant në ndërtimin e të cilit mund të marrin pjesë të gjithë. Dobishmëria do të jetë për kryesisht për njohje por edhe praktike sepse Perry ka ndër mend ta shndërrojë në një directory të vërtetë për ata që kërkojnë punë, ata që e ofrojnë, ata që dëshirojnë të bëjnë të njohura idetë e tyre e kështu me radhë. Duke përfshirë gjithmonë e më shumë të apasionuar, sepse të luash është diçka profesionistësh.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:15 pm nga floroS

Tani me "Microsoft" rrugën ta tregon edhe celulari
Tani me "Microsoft" rrugën ta tregon edhe celulari

“Microsoft” ka ilustruar një teknologji, në gjendje t’u dërgojë celularëve hartën e zonës, duke i njohur ndërtesat nga fotokamera
U hap dje “TechFest 2007”, javë e evenimentit të përvitshëm të organizuar nga “Microsoft”, në të cilën prezantohen të rejat më interesante për të ardhmen e elektronikës së konsumit. Inaugurimi që është zhvilluar dje, ka pasur si protagonist Rick Rashid, zëvendëspresidenti i “Microsoft Research”, dedikuar kërkimit dhe zhvillimit të ndërmarrjes së Redmond-it. Gjatë kësaj konference, të shumta kanë qenë idetë për të ardhmen e kërkimit teknologjik, me qëllim që të tërhiqnin sa më shumë kureshtarë për programet e prezantuara në këto ditë. Në këtë eveniment kanë marrë pjesë 750 kërkues, që vinin nga sektorë të ndryshëm, të cilët prezantonin më shumë se 40 ide dhe projekte.
Më thuaj ku jam
Ndër të rejat më interesante që u prezantuan në këtë eveniment, ishte edhe një program dedikuar telefonave celularë. Kur gjendesh në një qytet për herë të parë, nuk është aq e rrallë të gabosh rrugë apo të humbësh, dhe programi i prezantuar dje mund të bëhet miku më i mirë i njerëzve që udhëtojnë shpesh, si për punë, ashtu edhe për pasion. Mjafton të fotografosh me celular një pallat apo një monument, dhe t’ia dërgosh imazhet menjëherë shërbimit. Në shumë pak lëvizje të thjeshta mund të përftohet një hartë e zonës për të gjetur rrugën e duhur. Aktualisht, ky program është ende në fazën e tij të testimit, por prezantimi ka ngjallur shumë aprovime. Problemi i vërtetë është krijimi i një baze të dhënash aq të mëdha, saqë të mbajë të gjitha informacionet lokale dhe imazhet e çdo cepi të qyteteve të ndryshme.
Vështrim drejt të ardhmes
Ndër teknologjitë e tjera të lindura në shtëpinë “Microsoft”, duhet sinjalizuar një prototip sekretarie telefonike, i pajisur me një ekran që i lejon përdoruesit që të zgjedhë vetë mesazhet që do të dëgjojë. Projekti “World-wide telescope” ka si qëllim që të çojë tek monitorët personalë miliona imazhe nga hapësira në cilësi të larta, që vijnë nga arkivat e NASA-s. Gjatë ceremonisë së hapjes është deklaruar edhe zëvendësimi i shefit të laboratorit të kërkimeve: Dan Ling, drejtues i hershëm i “Microsoft”-it, pas 15 vitesh në këtë sektor, ia lë vendin e tij Henrique Malvar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:15 pm nga floroS

Problemet qe vijne nga pluhuri i Henes
Hëna ka shumë pluhur

Një ndër problemet e misioneve të para hënore ka qenë ekspozimi i tepërt i astronautëve në pluhurin hënor
Duket sikur është një problem jo shumë me rëndësi, një bezdi për alergjikët dhe për ata që merren me pastrimet shtëpiake. Por pluhuri ndodhet edhe në Hënë dhe është një armik i frikshëm i astronautëve. Është problematike dhe, mbi të gjitha, qëndron për një kohë të gjatë në mushkri, duke krijuar kushtet për dëme serioze në shëndet. Kështu, para se të kthehemi të vizitojmë edhe një herë satelitin natyral të Tokës, duhen bërë pastrime, dhe me këtë është duke u marrë NASA, siç tregon për “New Scientist” Kriss Kennedy, i “Johnson Space Center”, qendra që mbështet eksplorimet hapësinore me studime për banueshmërinë dhe arkitekturën për zhvendosjet njerëzore jashtë Tokës.
Problem i zgjidhshëm
Astronautë të ndryshëm të kthyer nga misionet “Apollo”, që para disa vitesh e çuan njeriun në Hënë, më pas kanë vuajtur nga problemet e frymëmarrjes, por në atë kohë nuk ishin përgatitur për t’i bërë ballë pluhurit të Hënës. Mungonin edhe dhomat e ekuilibrit, hapësirat e izoluara midis pjesës së jashtme dhe asaj të brendshme të anijes kozmike. Studiuesit janë të sigurt, se problemi tani nuk është i pakalueshëm dhe kanë filluar të bëhen kërkime për zgjidhjet që duken tepër të thjeshta.
Një ndër zgjidhjet është pikërisht ajo e dhomave të ekuilibrit, ku astronautët mund të zhvishen nga tutat për pjesën e jashtme, pa marrë me vete pjesëza pluhuri në ambientet ku janë të pambrojtur prej tyre. Ndër të tjera, kjo kabinë duhet të jetë e pajisur mirë: në pjesën e jashtme të saj duhet të ketë grila metali për të tërhequr tokën hënore, që mund të krahasohen me ngjitëset e atleteve. Brenda dushe me ajër me presion, që i largojnë nga trupi copëzat e pluhurit. Dhe, ndër të tjera, bombola me ajër me presion, që ndihmojnë të mbahen të pastra tastierat e kompjuterëve, mund të ndihmojnë edhe në pastrimin e veshjeve hapësinore.
Shkopinj magnetikë
Por këto sisteme nuk janë të mjaftueshëm për të eliminuar copëzat më të vogla që provokojnë pjesën më të madhe të dëmeve në shëndet. Pluhuri hënor është aq i tmerrshëm, sepse molekulat e tij të polarizuara veprojnë me forcë fizike të quajtur “Van der Waals”, që e bën më të ngjitshme dhe kompakte. Por inxhinierët e hapësirës mendojnë ta shfrytëzojnë në avantazhin e tyre këtë veti të saj fizike: filtrat e ajrit mund të magnetizohen për të tërhequr pluhurin, ashtu si tutat e astronautëve mund të pajisen me shifra magnetike me të njëjtin funksion, që t’i shoqërojnë në shëtitjet e tyre hapësinore.
Zgjidhje të tjera?
Një teknikë tjetër mund të shfrytëzojë dioksidin e karbonit. Një metodë e përdorur edhe për të mbajtur pastër nga substancat ndotëse edhe teleskopët dhe makinat fotokopjuese: sprucime CO2-shi të lëngshëm. Gjithsesi, transporti i tij mund të jetë shumë i shtrenjtë. Më thjesht është të marrësh metodën e atyre që kanë kafshë shtëpiake dhe janë vazhdimisht duke pastruar qimet e kafshës së tij. Të jesh i pajisur me furça ngjitëse, mund të ruajë jo vetëm divanin e shtëpisë, por edhe mushkëritë e atyre që udhëtojnë në hapësirë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:15 pm nga floroS

Rusia eshte vendi i pare ne bote sipas matjeve te vitin 1997 ndersa sipas te njejtes matje Kanada eshte vendi i dyte ne bote. Matja per Kanadane i perket vitit 1985 dhe nuk eshte e sakte. Sidoqofte Rusia mbetet vendi me sasine me te madhe te ujit te pijshem ne bote. Shikoni skemen e meposhtme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:16 pm nga floroS

Tani edhe Orë që të kontrollon

Një farë ore në puls, duke monitoruar në mënyrë konstante pulsimet e nëpunësit, tregon stresin dhe ndez telekamerat
Kjo mund të jetë një siguri më e madhe për punëdhënësin mosbesues dhe shumë i bezdisshëm që të lexojë kuadrin emotiv të punonjësve të tij? Tani e tutje do të jetë e mundur dhe, në rastin e sinjaleve të stresit, mund të lexohen arsyet dhe të kuptohen nëse punonjësi fsheh diçka në ndërmarrje. Shoqëria “3d eye Inc” do të prezantojë në fund të muajit në Las Vegas, shpikjen e saj të fundit, një lloj ore spiune, që sipas krijuesve të saj duhet të jetë në gjendje që të tregojë edhe sjellje të mundshme jokorrekte nga ana e nëpunësve. Nëpunësi transgresiv tregon se është duke bërë diçka jokorrekte duke rritur rrahjet e zemrës dhe, falë pajisjes së vogël që mund të jetë e integruar nga një sistem me telekamera të lidhura, në rast ndryshimi të rrahjes së zemrës futet në veprim një kamera që do të vëzhgojë në çdo moment punëtorin e shqetësuar. Në të vërtetë sistemi lind për t’u përdorur kryesisht nëpër kazino dhe nëpër bankat dhe u është drejtuar jo vetëm nëpunësve që nuk punojnë, por edhe atyre që mund të jenë objekt kërcënimesh.
Si një orë
Aparati i vogël, siç përshkruhet në revistën e internetit “Gizmag”, paraqitet si një orë, vishet dhe natyrisht është i nevojshëm aprovimi nga ana e të vëzhguarit, i cili mund të gjendet nën presion psikologjik. Teknologjia gjen nivelin e oksigjenit në gjak dhe të ashtuquajturën “Pulse oximetry”, pra rrahja kardiake, dhe kjo e fundit duhet të gjejë edhe gradën e qetësisë së nëpunësit.
Dyshime
E kotë të thuash se ekzistojnë dyshime të shumta, si mbi efikasitetin e pajisjes, gjithmonë duke pasur parasysh se do të gjenden punonjësit që janë të disponueshëm të provojnë këtë metodë të re.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:16 pm nga floroS

Makina me pilot automatik më 2030-ën
Makina me pilot automatik më 2030-ën

Kërkuesit shkencorë të Stanford University janë duke zhvilluar një mjet automatik, i cili nuk ka nevojë për një drejtues
Urban Challenge i “Darpa”-s, që do të mbyllet në nëntorin e këtij viti, do të vlerësojë me shumë para (2 milionë dollarë të parit, 1 milion të dytit dhe gjysmë milioni të tretit) atyre që do të arrijnë të realizojnë një model veture në gjendje që të lëvizë në trafikun urban. Prova parashikon që prototipat e autoveturave të përshkojnë në qytet rreth 100 km në më pak se 6 orë, pa ndihmën e ndërhyrjes njerëzore. Ky konkurs është në të vërtetë vazhdimi i eksperimentimit të veturave të robotizuara, që ka filluar me një provë në shkretëtirë. Në atë rast mjetet duhet të përshkonin 180 km brenda 8 orësh dhe sfidën e fitoi një version i modifikuar i “Volkswagen Tuareg” (me atë rast e emërtuar “Stanley”), projektuar nga një ekip kërkuesish shkencorë të Stanford University, ndërsa shumë prototipa të tjerë dështuan në mënyrë mizore.
“Stanley” në shkretëtirë
Sfida urbane është shumë më e komplikuar se ajo e shkretëtirës. Përgjegjësi i projektit, Norman Whitaker, e përmbledh kështu diferencën midis dy sfidave: “Sfida aktuale konsiston në kalimin nga perceptimi i ambientit të jashtëm në kuptimin e tij”. Nëse në shkretëtirë çdo pengesë anashkalohej, në rrugët e ngarkuara nga trafiku, truri i automjetit duhet të jetë në gjendje të dallojë midis objektev se cilët janë pengesa të palëvizshme dhe cilat të lëvizshme dhe mënyra sesi duhen zgjidhur problemet e ndryshme.
“Junio” në qytet
E njëjta skuadër që ka fituar provën në shkretëtirë, ka menduar për një model të modifikuar të një “Volkswagen”-i (kësaj radhe një “Passat”) e riemërtuar “Junior”, i pajisur me një vizion panoramik prej 360 gradësh dhe tredimensionale, falë gjashtë telekamerave të montuara në bord, GPS dhe rezet laser që skanojnë botën që e rrethon. Sebastian Thrun, shefi i projektit i skuadrës së Stanford, është i sigurt se së shpejti do të mësohemi që të udhëtojmë në mënyrë pasive të drejtuar nga veturat tona. “Sot mund të përshkojmë rreth 160 km pa ndërhyrjen e njeriut, ndërsa brenda 2010-ës do të jemi në gjendje të përshkojmë 1600 dhe për vitin 2020, 1 milion e 600 mijë kilometra”, ka pohuar i intervistuari nga Vnunet. “Sistemi operativ” i “Junior” është katër herë më i fuqishëm se ai i “Stanley”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:16 pm nga floroS

Po mbërrin “City Car” i ëndrrave
Po mbërrin “City Car” i ëndrrave

Ngjan më shumë me një kompjuter, sesa me një veturë. Është revolucionare dhe ekologjike. Ndoshta “General Motor” do ta prodhojë që në 2008-ën
Kushdo që ka mbetur i bllokuar në trafikun e qyteteve të mëdha, të paktën një herë ka menduar mbi mënyrën sesi mund të zgjidhet problemi i lëvizshmërisë. Por kush do të kishte guxuar, edhe në fantazitë më të shfrenuara, të mendonte për një veturë të palodhshme, ekologjike, me një kompjuter bordi që ju çon drejt parkimeve? Tek Mit - Massachusetts Institute of Technology kanë pasur guximin: është duke u studiuar një prototip veture super e lehtë (falë materialeve si firba dhe karbonit), elektrike, që mund të prodhohet në seri me çmime ekonomike dhe kryesisht me aq shumë karakteristika të reja, saqë e bëjnë të ngjashme më shumë me një kompjuter, sesa me një veturë klasike.
Karakteristikat
“City Car” në vend që të përmirësojnë veturat që ekzistojnë, e riprojekton nga zeroja. Duke u nisur së pari nga rrotat, këto objekte kaq të lashta dhe kaq të rëndësishme do të shërbejnë për të frenuar dhe për të funksionuar si timon, ashtu edhe si motor. Një sistem i sofistikuar i robotizuar veprimi, i ushqyer nga vetura dhe motori elektrik, me kontrolle të dixhitalizuara. Por të rejat nuk kalojnë vetëm nga motori: funksionaliteti dhe bukuria janë mbajtur në llogari dhe shfaqen më shumë në idenë e çatisë, e zëvendësuar nga një xham me formën e lëvozhgës së vezës, pak xham i parmë dhe pak mbulesë e kabinës së drejtimit. Së fundi: çështja e mërzitshme e parkimit zgjidhet me një sistem të zgjuar me “ngecje”, ku ideja është marrë nga karrocat e supermerkatave, falë llamarinave në gjendje që të përthyhen.
Drejtimi
E si mund të drejtohet? Më pak ndërveprim me motorin dhe më shumë komunikim përmes programit: vetura ndizet me shtypjen e një butoni. Është e mundur të regjistrosh preferencat e drejtuesit, të ndërrosh ngjyrën e kabinës dhe të kontrollosh të gjitha opsionet e ndryshueshme të kroskotit. Nëse nuk mjafton, është edhe më e thjeshtë të shmangësh pusetat dhe gropat, sepse vetura është në gjendje të njohë ndryshimet e asfaltit. Timoni klasik i një veture i lë vendin një timoni si të motorëve, rrotat sillen në çdo drejtim dhe drejtimi është, në përgjithësi, më pak i zhurmshëm dhe më i qetë. Pra, nostalgjikët e shijes së drejtimit të një mjeti duket se duhet të mësohen me idenë, megjithëse kërkuesi Ryan Chin pohon se “City Car” nuk është shumë ndryshe nga një veturë klasike.
Kur mbërrin
Natyrisht, projekti kërkon një zgjidhje ndaj ndotjes, nevojës për kursimin energjik dhe trafikut, por nuk parashikon zëvendësimin e veturës private. Kryesisht është menduar për t’i dhënë jetë një sistemi efikas të veturave të përbashkëta, me parkime në zonat kryesore të qendrave urbane të pajisura me sisteme furnizimi. Kërkuesit e përfshirë në këtë projekt, me në krye William J. Mitchell, shpresojnë se frytet e para mund të mbërrijnë që në 2008-ën. “City Car” që do të ndërtohet nga “General Motors” në atë datë mund të shfaqet në sallonet e veturave për t’u provuar. Por hyrja e saj në rrugët e qyteteve të mëdha nuk është e saktësuar. Më parë duhet përfunduar puna, kryesisht për rezistenca ndaj përplasjeve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:16 pm nga floroS

Zbret temperatura në Polin e Jugut të Diellit
Zbulohet nga sonda hapësinore euro-amerikane Ulysses

Zbret temperatura në Polin e Jugut të Diellit

Ulet rreth 80 mijë gradë. Shkencëtarët studiojnë flukset energjike të yllit tonë, për të kuptuar influencën mbi klimën
Bën më “ftohtë” në atmosferën sipër Polit të Jugut të Diellit: temperatura ka zbritur prej plot 80 mijë gradësh në 10-11 vitet e fundit. Por mos mendoni për një pol të mbuluar nga akulli si ato në tokësore. Ftohja drastike në fakt i referohet një temperature mesatare të atmosferës diellore prej një milion gradësh. Gjithsesi, fenomeni është me rëndësi, sepse ndihmon deshifrimin e flukseve të energjisë të lëshuara nga Dielli, që influencojnë drejtpërsëdrejti klimën dhe jetën mbi Tokë. Zbulimi i veçantë është kryer nga sonda euro-amerikane (ESA-NASA) Ulysses, e lëshuar në hapësirë në vitin 1990, me qëllimin për të studiuar për herë të parë ambientin diellor sipër poleve të yllit tonë, nga një prospektivë e ndryshme në krahasim me të gjitha sonda e tjera ndërplanetare që sillen përreth Diellit, duke qëndruar në planin ekuatorial.
Si matet temperatura e Diellit
“Të masësh temperaturën e Diellit nuk është një punë e thjeshtë”, shpjegon George Gloeckler, një astrofizikan amerikan që bën pjesë në grupin e shkencëtarëve që merren me analizimin e të dhënave të transmetuara nga Ulysses. “Me temperatura që rendin te miliona gradë, sigurisht që nuk mund të përdoret një termometër i zakonshëm. Ajo që ne masim është raporti midis dy izotopeve të atomeve të oksigjenit të pranishëm në gazrat që lëshohen vazhdimisht nga Dielli, që përhapen me shpejtësi në hapësirë, duke formuar të ashtuquajturën “erë diellore”. Nga këtu përftohen, në mënyrë indirekte, temperaturat e atmosferës diellore”. Matje të këtij lloji ishin bërë nga Ulysses që në vitin 1994-95, gjatë një kalimi tjetër pranë Diellit. Por në atë kohë, rënia prej afro 7-8 për qindësh e temperaturave i përkiste Polit të Veriut, pohon Glockler, ndërsa tani situata ka ndryshuar. Shkaqet e ftohjes duken të lidhura me formimin e fushave të forta magnetike në rajonet polare dhe me ndryshimin e tyre periodik nga njëri pol te tjetri, me një periodicitet prej afro 11 vitesh, gjatë të cilëve regjistrohet një minimum dhe një maksimum i aktivitetit energjik diellor.
Kuptimi
Këto studime, përveçse shpjegojnë funksionimin e komplikuar të yllit tonë, janë të rëndësishme, sepse ndihmojnë vlerësimin e flukseve energjike të lëshuara nga Dielli dhe për të kuptuar se në ç’mënyrë ato influencojnë Tokën. Tashmë është e sigurt që një fraksion i ngrohjes të planetit tonë i detyrohet rritjes së aktivitetit diellor në shekullin e fundit, megjithëse shkencëtarët e Ipcc e vlerësojnë këtë kontribut më të vogël se 10 % e ngrohjes që aktualisht provokohet nga gazrat serë.
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:17 pm nga floroS

Ne gjurmet e zanafilles
Zbulimi i planetit grimcë pas grimce

Quhen psamofil ose arenofil. Misioni i tyre është të zbulojnë botën grimcë pas grimce. Bëhet fjalë për “sand collector” ose koleksionistët e rërës, të gjithë anëtarë të “International sand collectors society” (http://www.sandcollectors.org/) me seli në Conneticut, dhe numëron më shumë se 200 anëtarë që vijnë nga 34 shtete të ndryshme të SHBA-ve dhe 13 të tjerë nga vende të huaja. Fjala “psammofili” është një neologjizëm që e kanë krijuar duke bashkuar fjalët greke psàmmos dhe hiles, pra rërëdashësit. Arenofili kuptohet më thjeshtë.
Mendja organizuese është Nick D’Errico, ish-baterist dhe koleksionist hapëse tapash, i cili e ka braktisur përgjithmonë muzikën, duke iu dedikuar pasionit për grimcat e rërës: “Rëra ndjek të njëjtën dinamikë të imagjinatës, duhet të braktiseni për ta përjetuar”. Që për të dhe pjesëtarët e tjerë të shoqatës do të thotë: “të udhëtosh në hapësirë dhe në kohë duke njohur grimcat me formë ylli të plazheve të ishujve Tonga, ato të zinj të Havai-t, koralin e ndezur të rërave të Zelandës së Re, dhe magjia për të analizuar në mikroskop “pluhurin” e Gettysburg, ku Amerika luftoi një ndër betejat më të rëndësishme për lirinë”.
Graali i Shenjtë i koleksionistit të shoqatës? Të arrijë të vërë duart mbi disa miligramë nga rëra hënore. Sepse të regjistruar ushqejnë një pasion të shfrenuar për objektin e koleksionit të tyre të pafund: kanë një gazetë, “Sand Paper”, newsletter, paguajnë një kuotë vjetore prej 12 dollarësh. Një pjesë të mirë të ekskursioneve të tyre për pushime ia rezervojnë gjeologjisë, ndërkohë që bashkëshortet dhe fëmijët notojnë në det apo në pishinë, ata sillen kureshtarë me kokën poshtë, të ngarkuar me kuti në të cilën mund të ruajnë gjetjet e çmuara. Duke u kërkuar studentëve të tyre që të bëjnë të njëjtën gjë, siç ka ndodhur në rastin e një anëtari që jep mësim në një lice amerikan: Një ose dy nota më shumë në dëftesë, nëse më sillni ndonjë miligram rëre nga pushimet.
Sepse rëra ka edhe një qëllim edukues, madje tek faqja e internetit të shoqatës është në shitje një “sand kit” për shkollat e mesme. Së bashku me një Cd-rom, kampione shpjeguese dhe mbajtëse të vogla që përdoren për të ruajtur dhe për të klasifikuar elementet që kanë një vlerë shkencore: një universitet i Maryland që studion “Sindromën e luftës së Gjirit Persik”, i ka kërkuar presidentit të shoqatës, D’Errico, dërgimin e disa kampionëve të Lindjes së Mesme, dhe departamenti i fizikës i universitetit të Michigan-it ka bërë një kërkesë analoge me rastin e kërkimit të të ashtuquajturës “rëra me zile” apo “rëra që këndon”.
Ndër objektivat e ardhshme të koleksionistëve është edhe krijimi i një muzeu të rërës, por mungojnë fondet e nevojshme. Për momentin, i gjithë materiali që tashmë peshon më shumë se gjysmë tonelate, materiale këto që janë vendosur në shtëpinë e presidentit, një rezidencë që ka zënë pluhur nga depozitat e rërës që janë vendosur kudo. Dhe natyrisht edhe në shtëpinë e ortakëve, ku shtojnë kampionë pas kampionësh elemente në magazinat e tyre, dhoma të vërteta të ëndrrave në të cilat mund të gjenden jetët e gjata të mikrofragmenteve shkëmborë të lëmuar nga stuhi që kanë goditur bordet e oqeaneve, që e kanë marrë formën e tyre falë kalimit të ngadaltë, por të pareshtur të ujërave të lumenjve, apo që ndoshta janë shfaqur nga fundet e deteve si guaska. Një mikrokozmos i gjithi për t’u eksploruar hap pas hapi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:17 pm nga floroS

Mushkonjë transgjenetike kundër malaries

Është projektuar në një universitet amerikan: “Është më e fortë dhe mund të izolojë infeksionin”
Në Afrikë, çdo tridhjetë sekonda një fëmijë vdes nga malaria. Dhe janë gati 3 milionë persona që çdo vit mbeten viktima të kësaj sëmundjeje. Një e keqe që sot godet kryesisht kontinentet tropikalë, si Afrika apo Amerika Jugore, por për fat të mirë tek ne është praktikisht një kujtim i largët. Mjetet e transportit të infeksionit vazhdojnë të jenë mushkonjat dhe “John Hopkins University” në Baltimora, Maryland, ka menduar që të përqendrojë të gjitha forcat e saj tek këto insekte, për të zvogëluar apo eliminuar rrezikun e infektimit.
Rezultati është një mushkonjë e modifikuar gjenetikisht që i reziston sëmundjes së malaries dhe që ka një aftësi mbijetese shumë më të lartë se koleget e saj që transportojnë sëmundjen. Që do të thotë, sipas ligjit të përzgjedhjes natyrale, që mund të zëvendësojnë mushkonjat e tjera. Dhe sipas testeve të universitetit amerikan, është kështu. Kërkuesit shkencorë kanë “ushqyer” me gjakun e infektuar të një miu të njëjtën përqindje të mushkonjave normale dhe transgjenetike, duke konstatuar që në momentin e riprodhimit, pjesa më e madhe e të mbijetuarve i përkiste kategorisë Gjm (gjenetikisht të modifikuara).
Të mbërritur në gjeneratën e nëntë, 70 për qind e mushkonjave ende në jetë bënin pjesë në “dinastinë” që i rezistonte malaries. Një llogari e bërë edhe më thjeshtë, falë një modifikimi të mëtejshëm të ADN-së së këtyre insekteve, të cilëve u është futur gjeni i një proteine jeshile fluoreshente për t’u ngjyrosur sytë dhe për t’i dalluar nga të tjerët. Sipas doktor Mauro Marrelli i “John Hopkins”, askush deri më sot nuk kishte qenë në gjendje të tregonte se mushkonjat Gjm janë më rezistente se ato normale”, megjithëse janë kryer eksperimente të tjera analoge. Qëllimi përfundimtar i kërkimit, është ai që t’i ndryshojë edhe në natyrë mushkonjat Gjm me ato që vazhdojnë të transportojnë malarien.
Edhe për arsye se pasi të jetë rrethuar fenomeni i infektimit, duke ndryshuar habitatin (vendin) në të cilin përhapet, është e vështirë që të vazhdojë të riprodhohet. Dhe mushkonjat e Hpkins, përveç se janë më të forta, janë edhe shumë më pjellore se të tjerat. Tani mungon hapi i fundit: paraziti i malaries që nuk e infekton trupin e njeriut dhe Plasmodium falciparum, ajo që është eksperimentuar tek mushkonjat me sy jeshilë. Kur të jenë të paprekshëm edhe nga i pari, ndoshta mund të ndërhyhet me më shumë efikasitet kundër një sëmundjeje që shkakton miliona viktima.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:17 pm nga floroS

DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të

Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.

Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim

Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.

Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne
Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.

Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.

Në vendet e zhvilluara përqindja e të rritureve qe martohen ka rënë nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:18 pm nga floroS

Një makinë seksi
Androide meshkuj dhe femra. Te njejte me qeniet njerezore, por pa difekte. Te afte te levizin, te flasin, e madje, te eksitohen. Eshte pika e fundit ku ka mberritur teknologjia e aplikuar e erosit. Qe ndan shkencetare dhe psikologe

Ndonje shkencetar i penduar, ne moshe te vjeter, ngrihet i indinjuar nga vendi i tij dhe del nga salla, ndersa nje tjeter me i ri qesh nen hunde, sikur te ndodhej ne nje ore mesimi. Ne “Euron Roboethics Atelier”, takimi peseditor ne Xhenova te Italise mbi robotet e se ardhmes, nuk flitet gje tjeter vec per seksin. Madje, per seksin e robotizuar. Eshte ky, ne te vertete, kufiri i fundit qe krijuesit e androideve kerkojne te kapercejne: Makina te krijuara per te dhene kenaqesi, per t’u perdorur privatisht- vetem ose ne shoqeri - per te zevendesuar ato qe deri me sot jane mbiquajtur si “lodra te dala mode”, ose ndryshe vibratoret elektrike dhe kukullat qe shiten ne dyqanet e seksit.

Ai qe hedh bomben nxitese mes studiuesve te roboteve eshte pikerisht shkencetari anglez Devid Levai: 61 vjec, themelues ne vitin 2001 i “Intelligent Toys Ltd” dhe ekspert i njohur i shahut, Levai ilustron diapozitivet e prezantimit te tij: vizatime, figura, imazhe mjaft eksplicite, qe tregojne se si makinat dhe seksi, ne fund te fundit, kane ecur ne te njejten rruge qe nga antikiteti: “E ardhmja e roboteve kalon edhe prej makinave te seksit”, pranon ai. Dhe pikturon nje skenar prej robotesh ne gjendje te kenaqin cdo lloj kerkese seksuale te cdo burri apo gruaje. “Jam i bindur se robotet shume shpejt do te kthehen ne partnere seksuale per nje numer te madh njerezish”, thote. “Per te patur nje ide, mjafton te shohesh se sa popullore jane bere sot vibratoret dhe kukullat, e te imagjinosh se sa zbavitese dhe eksituese do te ishte per nje person qe zoteron nje robot qe, pervec te tjerave, eshte ne gjendje ta perqafoje, ta puthe ose t’i thote edhe ndonje fraze romantike apo erotike”.

Nje ide e cuditshme? Duket se jo. Sipas shkencetarit Henrik Kristensen, docent ne fushen e roboteve ne Universitetin e Stokholmit, “brenda pese vjeteve, njerezit do te kryejne seks me robotet” dhe eksperienca do te behet gjithmone e me shume kenaqshme sa qe “hap pas hapi do te zhvillohet dhe inteligjenca artificiale. Atehere kur keto makina do te mesojne nga vete eksperienca e tyre”. Ne te njejtin mendim eshte dhe Rikardo Kampa, docent ne shkencen e sociologjise ne universitetin e Krakovit dhe drejtor i “eorld Transhumanist Associoation”: “Do te vije nje dite kur robotet do te jene thuajse te pashquajtshem nga qeniet njerezore, por me te bukur dhe pa te difekte”, thote: “Ne kete pike, perdorimi i tyre edhe per seks do te jete i pashmangshem”. Dhe me perfeksionimin e nderaktivitetit, efekti i ngjashmerise se vertete do te rritet ne menyre proporcionale: Permes diapozitiveve qe ekzistojne sot (si leximi i retines se syrit) kukullat femra ose meshkuj do te reagojne sipas levizjeve dhe emocioneve tona. Nje shkencetar qe nuk njeh kufij ne fizike dhe ne matematike, si Frenk Tipler, docent i Universitetit Tulane ne Nju Orlins, profetizon madje, se se shpejti “cdo person do te mund te kete jo vetem partnerin me te bukur qe ka pare ndonjehere ose qe ka jetuar, por edhe partnerin me te bukur ekzistenca e te cilit eshte logjikisht e mundur”. Ate qe Tipler e quan “partnerin logjikisht perfekt”. Edhe Devid Levai nuk ka dyshime mbi ngjashmerite e roboteve seksi ne ardhje: “Njerezit do te jene te lire te zgjedhin karakteristikat fizike dhe pamjen e partnerit te tyre artificial, saktesisht ashtu sic zgjedhim sot shume produkte nga kataloget e shumte te internetit”. Bruno Siciljano, inxhinier robotesh dhe president i “Ieee Robotics and Automation Society”, shpjegon se “aplikimet mund te jene te destinuara per te dyja sekset, per nje performance me te mire dhe te pershtatshme per bleresin, ne krahasim me ate cfare ofrojne aktualisht lodrat e seksit. Edhe pse parashikimi im eshte se do te jete femrat ato qe do te jene bamireset kryesore te teknologjise se re, jo per gje tjeter se per ceshtjen e performances dhe paraqitjes qe nje makine mund te garantoje perpara nje burri ne kocka e lekure”.

Ne te vertete, deri me tani, objektet ne qarkullim qe i afrohen me teper lodrave erotike me te zhvilluara, jane te destinuara per meshkujt. Mjafton t’i hedhesh nje sy Amandes, Stefanise, Lis, Tamit dhe Kaorit: Gjokse qe shperthejne, jete pa pike celuliti, ndertojne ushtrine e vogel te “Real Dolls” (kukullave reale), ne shitje me nje cmim prej 7 mije dollare secila. I vetmi perfaqesues mashkull eshte Carli: shikim i zbrazet, muskuj ne dukje dhe, ne te kundert me ate cka mund te presesh, nje organ te permasave normale. E reja e ketyre krijesave ne fakt eshte e qarte: jane teresisht te pajete, pra nuk pranojne asnje nderaktivitet.

Edhe me e zhvilluar eshte “eksperienca e shijuar” qe levruesve te ketij lloji u premtohet nga Andi, nje robot femeror e shpikur nga Majkell Harriman, nje mekanik aeronautik nga Nurimbergu: Kukullza seksi gjermane ka brenda saj nje zemer artificiale qe i shton te rrahurat gjate raportit seksual, nje radiator qe rrit temperaturen trupore per te simuluar eksitimin, nje speaker (boks) te lidhur me zemren artificiale per te prodhuar renkime, nje dispozitiv per te levizur mesin, nje sistem per clirimin e sekrecioneve false vaginale dhe nje silikon teper te bute per te dhene ndjeshmerine e takimit me lekuren e nje trupi njerezor. Dhe embelsira per ne fund, shpikesi - qe krijon ne menyre artizanale nje per nje ekzemplaret - e ka pajisur me mikrocip tek veshet: Mjafton te shqiptosh disa fraza standarde dhe Andi me shume dashuri te pergjigjet. Zonjusha artificiale, se bashku me kusheriren Loli eshte ne shitje ne sitin e internetit www.andydroid.com: eshte e gjate 1.59, peshon 38 kilogram dhe kushton 5.280 euro. Loli kushton disi me pak (3.860 euro), por eshte pak me e shkurter (1.40 metra), ndersa top modelja Lini (1.85 metra) eshte ende duke u projektuar.

Kukullat te buzeqeshin dhe modelet baze edhe mund te “personalizohen” me permasa te ndryshme te gjoksit apo me nje sere parukesh ose te tjera opsione, por qe sigurisht e rrisin cmimin. Kohet e fundit, koleksionit i eshte shtuar edhe nje mashkull, Naks, nje tullac prej 1 meter e 92 centimetrash qe mund ta marresh ne shtepi per shifren e 7.460 eurove. Me terheqese dhe me potenciale me interesante jane robotet femerore japoneze si Actroid: kembe te gjata dhe me pamje si top modele, ne gjendje te levize krahet natyrshem dhe te alternoje 40 shprehi te ndryshme te fytyres, deri me tani ka kryer vec funksione hostess (mbi te gjitha ne panairet elektronike), por eshte padyshim fantastike (ne internet: www.kokoro-dreams.co.jp). Edhe Repliee Q1, nje brune me lekure silikoni e krijuar ne modelin e nje "anchorwoman" te famshme japoneze nga Hiroshi Ishiguru i Universitetit te Osakas, ka pamje dhe permasa te pelqyeshme, edhe ne daljen e saj te pare publike (vitin e kaluar) u prezantua me pantallona dhe me nje xhakete ngjyre roze. Nga ana teknike, te transformosh Actroid apo Repliee ne kukullza seksi nuk duket dhe aq e komplikuar si ceshtje.

Pasojat sociale per “boom”-in e hipotizuar te roboteve erotike, duhet te jene te ndryshme dhe ende per t’u pare. Profetet e robotizmit seksual imagjinojne se efekti i pare do te ishte nje reduktim drastik, pse jo ndoshta fundi, i zanatit me te vjeter ne bote. “Studimet e psikologjise dhe sociologjise”, shton Levai, “tregojne se njerezit shkojne me prostitutat per disa arsye te ndryshme, por me kryesorja sigurisht mbetet ajo e te berit seks pa perfshirjen e asnje ndjenje emocioni. Me siguri makinat, me shume se sa qeniet njerezore, do te jene ne gjendje ta permbushin kete nevoje”. Me kete perfundim bashkohet dhe Franka Formenti pjese e skuadres “Bio Doll’s Mouse”, nje sit qe ka si protagoniste absolute nje grua virtuale ne limitet e seksit “hard” (te forte): “Robotet seksuale do te pajisen shpejt me detektore dhe sensore ne gjendje te perceptojne cfaredo stimuli fizik dhe elektromagnetik. Kjo eshte arsyeja pse prostitutat e sotme dhe zhigolote jane te destinuar te behen nje klase te papunesuarish”.

Ne Japoni, pervec te tjerash, sipermarresi Hajime Kimura, duke vene re suksesin e shitjeve te “Real dolls”, krijoi “tsurekomi ryokan”, hotelin e dashurise ne brendesi te te cilit, per 85 euro, 24 ore ne 24, mund te kesh ne dispozicion per rreth nje ore nje Venus sintetike, qe mund ta zgjedhes sipas gustove mes 17 modeleve te ndryshem. Te testuara ne menyre eksperimentale ne Tokio, ne me pak se dy vjet hotelet jane shumuar aq shume sa per tu kthyer ne nje zinxhir tu shperndare ne te gjithe vendin.

Suksesi i kesaj nisme, por dhe cmimi teper i larte i ketij seksi me robote, te ben te mendosh se tregu, te pakten ne fazen e pare, do te jete me i shume ne marrjen me qera se sa ne blerjen e tyre. Edhe pse dinamika psikologjike dhe emocionale ne raportin njeri-makine nuk eshte gjithnje e parashikueshme: fotografja Elena Dorfman (autore e imazheve qe ilustrojne kete shkrim) i ka hyre me ne thellesi kesaj teme duke folur me zoteruesit e kukullave ne Shtetet e Bashkuara duke zbuluar se “ndonjehere gdhenden dhe lidhje thuajse sentimentale: kam takuar disa burra, qe ne asnje lloj menyre nuk duan ta nderrojne partneren e tyre artificiale”. Ne fund te fundit, nese ne lidhemi fort me makinen tone apo me bicikleten, ne te njejten menyre mund te lidhemi edhe me nje objekt qe na dhuron nje kenaqesi edhe me te madhe.

Gjithsesi, sipas eksperteve, mes efekteve anesore te ketyre makinave mund te kete disa te tilla. Si per shembull, shtimi i asaj cfare sot ne e quajme perversitet: ne terma te tjere, do te kete nga ata njerez, te cilet do te eksperimentojne mbi robotet ate lloj eksperiencash qe, per arsye te tjera, nuk duan t’i kryejne direkt me njerez te vertete. “Eshte per t’u pritur nje shumim i roboteve per te gjitha shijet: Shume do te gjejne eksituese eksperimentimin e te formave te erotizmit ekstrem me kukullat e seksit, dhe ndoshta per kete do te thirren si te ndryshem”, thote Levai. Monika Maxhi, eksperte ne kulturen seksuale dhe transgjinore tregon: “Robotizmi seksual eshte ose do te kerkohet edhe per te thyer kufij te rinj. Mendoj, per shembull, nje mashkull qe vendos t’i dhuroje shoqes se tij nje eksperience lesbike, ose te provoje nje raport me nje mashkull dhe nje femer tjeter, apo te testoje nje seks ne grup me disa robote njeheresh. Dhe gjithnje pa zvarritje sentimentale, pa xhelozira dhe pa patur friken e ndonje rivali”.

E gjitha kjo, natyrisht, derisa roboti te mbetet vec nje diapozitiv teknologjik pa mendim dhe vullnet te vetin. Por, “brenda 2020”, sic profetizon studiuesi i se ardhmes Ian Pirson, “zhvillimi i inteligjences artificiale do te beje qe robotet te kene nje ndjenje koshience”. Ne ate cast, do te ngrihen te tjera ceshtje delikate, qe do t’i kalojne fushat qe rrjedhin mes psikologjise dhe robotizmit. Dhe nje dite, ndoshta roboti i seksit ne gjendje te kete shijet e tij….

Ne keto faqe: reportazhi i realizuar nga fotografja Elena Dorfman mbi jeten e atyre njerezve qe kane blere "kukullat reale" (ne silikon) ne Shtetet e Bashkuara

Te tjera imazhe te "kukullave reale" Made in USA. mjaft te ngjashme me njerezit e vertete, jane ende difektoze ne profilin teknologjik: nje fushe, kjo, ne te cilen jane kaluar nga robotet qe krijohen ne Gjermani dhe Japoni.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:18 pm nga floroS

Si te behesh gjeni? Pak fat dhe punë shumë

Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", të përcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbësore është studimi i mirë.


Sekreti në një formulë. Talenti nuk është gjë pa aplikim

Gjeni lind apo bëhesh? Një diskutim shumë i vjetër, i cili këtë radhë ka marrë përgjigjen "shkencore". Studimi i parë analitik i këtij problemi është verdikti që kanë dhënë ekspertët: gjeni bëhesh (ose më mirë lind dhe bëhesh). Një dozë e talentit natyral është patjetër e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet që ta kultivosh me shumë studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumë punë. Kjo vlen për shkencën në përgjithësi dhe për artet kreative, duke filluar që nga shahu dhe disiplina të tjera sportive. Për ta afirmuar këtë të fundit ka dalë një libër: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili është publikuar në këto ditë në "Cambridge University Press". Tezat janë se aftësia, të cilën në shumë raste ne e përcaktojmë si talent ose gjeni, nuk është fryt i një dhurate të natyrës, por është rezultati i një kombinimi të aftësisë së lindur dhe instruksioneve të larta dhe një pune shumë të madhe. Në thelb të studimit të tezës së publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet të harrohet ideja që talenti ose cilësi të tjera të lindura janë gjëra që u përkasin vetëm "kokave" të mëdha. Gjenialiteti nuk është gjë tjetër veçse një përzierje mes talentit të lindur, studimit dhe aplikimit për të prodhuar rendiment shumë të lartë pune. Sipas Ernest Hemingway (në fushën humaniste) dhe Thomas Edison (për atë shkencore) tregohet se gjeni është 1 për qind talent (frymëzim krijues) dhe 99 për qind punë. "New Scientist" tregon "formulën e gjenialitetit": 1 për qind fat, 29 për qind shkollë e mirë dhe 70 për qind punë.

Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetëve", që përbëhet nga talenti i lindur si dhe nga të paktën dhjetë vjet që nevojiten si praktikë, punë serioze dhe intensive për të arritur majën. Një analizë te 120 atletë, aktorë, artistë, matematikanë dhe shkencëtarë, e bërë nga psikologu i famshëm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se çdo njeri i ekzaminuar ka bërë dhjetëra studime dhe ushtrime para se të fillonte studimet ndërkombëtare.

Secili prej tyre ka pasur një këshillues, një figurë kryesore që e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatë kohës.

Në tezën e Universitetit të Cambridges citohen raste të famshme: Mozarti i binte violinës kur ishte vetëm 3 vjeç si dhe kompozonte simfoni në moshën shtatëvjeçare. Ndërsa në adoleshencën e vonë ka prodhuar muzikën që e bëri një gjigand në këtë fushë; Einstein ishte një nxënës mediokër dhe i pavullnetshëm; vetëm atëherë kur iu përkushtua fushës së tij të preferuar dhe për të cilën kishte talent, ai "shpërtheu"; Tiger Woods ka mësuar që ta luajë golfin para se të ecte, por mbi të gjitha ka qenë stërvitja e vazhdueshme që e ka bërë të jetë më i miri (e njëjta gjë vlen edhe për Pete Sampras dhe Michael Jordan).

Mes individëve fatlumë që lindin me një dozë talenti në një fushë të caktuar, vetëm studimi dhe intensiteti praktikues bëjnë dallimin: ky njeri bëhet gjeni, kurse tjetri vetëm një zbatues i mirë.

"Më falni, nga këtu si arrihet në Carnegie Hall? - tempulli i muzikës klasike në Nju-Jork ka qenë një batutë e konservatorëve amerikanë. Përgjigja ironike ishte:
" Me shumë praktikë ".

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:19 pm nga floroS

Kompjutera qe autoevolojne


Per dekada te tera njerezit jane perpjekur qe te replikojne mendjen njerezore duke perdorur gjithmone e me shume programe te sofistikuara per te arritur kete qellim. Dhe me ne fund nje ekip norvegjez i Universitetit te Oslos arriti te beje te pamunduren te mundur duke krijuar gjeneraten e re te hardware.

Cdo krijese ne natyre eshte nje prodhim i evolucionit dhe ajo qe ka realizuar ekipi nga Norvegjia eshte shtimi i evolucionit tek hardware. Aktualisht ndryshmet ne hardware ekzistues mund te behe vetem nepermjet programeve.
Por ne rastin e shpikjes norvegjeze ata kane vendosur nje pale 'gene' ne brendesi te hardware dhe keto gene gjejne dizajnimin e hardware i cili eshte me efikasi per te realizuar nje funksion te caktuar. Pikerisht si ne boten reale ku duhen 20-30 mije gjenerata deri sa sistemi te gjeje dizajnimin perfekt per te zgjidhur nje problem te caktuar, ne rastin e hardware kjo ndodh brenda disa sekondave.

Ekipi filloi te eksperimentonte kete menyre ne vitin 2004 kur krijuan per here te pare pulen robot te quajtur "Henriette". Kjo pule perdorte evolucionin, pra kete program te bazuar ne kohe per te mesuar si te ecte me forcat e saj.

Me kete sistem gjerat thjeshtohen shume pasi kur nje programues harton nje program ai nuk mund te mendoje per cdo detaj qe mund te ndodhi si psh ne rastin nese dergohet nje robot ne Mars dhe ky bie ne nje grope. Por me kete sistem te ri pra nepermjet evolucionit ky robot mund te vetemesoje sesi te kacavirret dhe te dali nga gropa pa ndihmen e njeriut.

Dhe kjo eshte ana e mrekullueshme e ketij sistemi. Pra nje robot i bazuar ne evolucion mund te zgjidhi cdo lloj problemi brenda disa sekondave pa patur nevoje fare per nderhyrjen e njeriut.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:19 pm nga floroS

Foto e Mrekullueshme e Pleiadeve

Imazhi i meposhtem i perket grupit yjor Pleiadet ose sic njihet ndryshe Shtate Motrat. Kjo foto eshte realizuar nga Spitzer Space Telescope.
Eshte nje nga fotot me te bukura te realizuara ndaj ketij grupi yjesh qe ndodhet 400 milion vjete drite larg Tokes ne drejtim te konstelacionit te Demit. Ky grup eshte formuar vetem 100 milion vjete me pare dhe ne raport me vjetersine e diellit tone eshte thjesht nje bebe ne pelena.
Qe ne lashtesi ky grupim eshte njohur me emrin Shtate Motrat ose Pleiadet dhe ne mitologji yjeve i jane vene keto emra: Alcyone, Electra, Maia, Merope, Taygeta, Celaeno and Asterope.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:20 pm nga floroS

Reshje Bretkockash ne Serbi
Trafiku u desh te paralizohej dhe banoreve lokale ju desh te mbylleshin neper shtepi pasi mijera bretkocka rane nga qielli ne nje fashat te Serbise.

Banoret e fshatit Odzaci u shprehen per 'Dayli Blic': kujtuam se erdhi fundi i Botes.Aleksandar Ciric u shpreh: I pashe bretkockat e vogla duke rene nga qielli! Ishin me mijera.Nje tjeter banor u shpreh: Kjo re e madhe erdhi kaq befasisht dhe ngjyra e forma e saj ishin teper te quditeshme.Ne po mendonim se c'fare do ishe kur papritur Bretkocka filluan te binin nga qielli!Per momentin menduam se ndonje aeroplan qe transportonte Bretkocka mund te kishe shperthyer ne ajer.Por klimatologu expert Slavisa Ignjatovic thote se ka shpjegim shkencor per kete fenomen.Ky i fundit thote se cikloni (era peshtjellese) mund ti kete thithur bretkockat nga ndonje Liqen,lume apo kudo cofte duke i fluturuar siper fshatit Odzaci nga ku kane filluar te bien ne forme reshje.Sipas tij eshte nje fenomen i njohur Shkencor.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:20 pm nga floroS

Mos valle telefonat celulare po shkaktojne zhdukjen e bleteve?


Shkenctaret deklarojne se radiacioni qe leshojne telefonat celulare jane eshte shkaktari qe po kontribon ne zhdukjen misterioze te kolonise se bleteve.


Duket si skenar i pabesueshem i nje filmi horrorr por disa shkenctare shprehen se dashuria jone e madhe per telefonat celulare mund te shkaktojne nje mungese tragjike te ushqimit mbas prishjes se balancave natyrore dhe demtimit drastik te ekosistemit.
Ata kane dale me teorine se radioaktiviteti qe leshohet nga telefonat mobile dhe aparatura te tjera te teknologjise se larte, jane nje pergjigje e mundeshme per nje nga misteret me te cuditshme qe eshte duke ndodhur ne boten natyrore - zhdukja e papritur e bleteve te cilat pllenojne te mbjellat. Ne fund te javes se kaluar disa blete rrites deklaruan se fenomeni i cili filloi ne Shtetet e Bashkuara dhe me pas u shpernda ne Europe, ka filluar te behet i ndjeshem dhe ne Britani.

Teoria eshte qe radioaktiviteti i ceculareve nderhyn ne sistemin e orientimit te bleteve duke i penguar ato qe te gjejne rrugen per ne hojet e tyre. Sado e pabesueshme qe te duket, tashme kemi evidenca per te provuar kete teori qe po shnderrohet ne fakt.

Alarmi u leshua vjeshten e kaluar dhe tashme ka goditur gjysem e shteteve te Amerikes. Bregu perendimor thuhet se ka humbur 60 % te popullates komerciale te bleteve dhe Bregu Lindor 70 %.

Po ashtu ne menyre masive ne internet dhe ne mediat elektronike ka filluar te qarkulloje nje citat i Einstein i cili eshte shprehur se: "If the bee disappeared off the surface of the globe, then man would only have four years of life left."


pra nese bletet do zhduken nga siperfaqja e planetit, njeriut do i mbeten vetem kater vjet per te jetuar.

Ky citat eshte duke u diskutuar gjeresisht madje perpara disa netesh u trajtua dhe nga stacione televizive si Discovery Channel Europe dhe stacione te tjera. Nuk dihet ende me saktesi nese citimi eshte i vertete apo thjesht nje mashtrim per te perhapur panik.
Personalisht degjova nje emision te gjate ne stacionin radiofonik (i cili mund te gjehet ne internet me pagese) Coast To Coast (C2C) si dhe nje interviste te studiueses Linda Moulton Howe (e njohur per seriozitetin dhe te kaluaren e saj shkencore) te cilet jane te sigurt qe citati eshte i sakte dhe i shprehur nga Einstein. Ky eshte komenti i saj qe ndodhet ne fund te fotos te cilen do e postoj me poshte:

Honey bees working a hive. Albert Einstein said, ” If honey bees become extinct, human society will follow in four years.”

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:21 pm nga floroS

Gur Misterioz Nga i Cili Rriten...FLOKE


Ne 16 Mars 2007 u paraqit ne Beijing, Kine nje gur i pazakonte. Ky gur ka 'floke', pothuajse te njejta me ato te njeriut te cilat rriten nga 'koka' e tij.

Guri ka nje ngjyre metalike gri, i lemuar dhe i rrumbullaket ne menyre natyrore. Po ashtu ka dhe nje shtrese te holle skalpi qe lidh 'floket' me vete gurin. Ngjyra e flokeve eshte gri si vete ngjyra e gurit. Floket rriten ne menyre teresisht natyrale dhe ne maje arrijne nje gjatesi prej 15 cm. Fija e flokut eshte paksa me e ashper se ajo e njeriut.

Guri u gjet ne nje plazh dhe sipas drejtueses se Fashion Rock Cafe Miss Yong ky lloj guri quhet 'gur qe rrit floke'. Per aq kohe sa kushtet jane te duhura, fijet e flokut ne kete gur te rralle do vazhdojne te rriten. Jane gjetur vetem dy gure te tille me pare ne te gjithe boten dhe te dy jane ne Muzeumin e Taiwan.

Ky gur eshte i vendosur ne nje vitrine te xhamte ne Fashion Rock Cafe qe ndodhet ne Digital Building ne fshatin Zhongguan te Beijing, Kine. Permasat e tij jane rreth 30 cm i gjate, 20 cm i gjere dhe 15 cm i lare.

Vlera e perafert llogaritet te jete 10 milion yuan (rreth 1.3 milion $)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:21 pm nga floroS

Shkenctaret jane te bindur se njeriu mund te shikoje te ardhmen


Profesor Dick Bierman gjate studimit te detajuar te trurit te njeriut ka dale ne konkluzionin e plote qe ne si qenie njerezore kemi aftesi te shikojme te ardhmen.
Eksperimenti i tij perpos studimit shume intensiv eshte kryer nepermjet nje skaneri duke u drejtuar ne krahun paranormal te fenomenit. Qellimi i eksperimentit te tij ishte te provonte pertej cdo dyshimi aftesine e qenieve njerezore per te parashikuar te ardhmen.
Rezultatet qe u nxorren ekskluzivisht ne Daily Mail sugjerojne se njerez te zakonshem kane nje shqise te gjashte e cila i ndihmon ata qe te 'shikojne' te ardhmen.

Nje studim i tille kaq i mrekullueshem mund te ndihmoje ne kuptimin shkencor te aftesive parashikuese te shume njerezve si dhe nje sere fenomene te tjera psiqike sic jane Perceptimet Ekstra Sensoriale, Perceptimi i njohur si Deja Vu si dhe nje mendjemprehtesi te pazakonte ne raste te caktuara.

'Ne jemi te kenaqur qe mund te zbulonim bindshem qe njerezit kane aftesi te ndjejne te ardhmen perpara se te ndodhi' thote Profesor Bierman, nje psikolog ne Universitetin e Amsterdamit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:21 pm nga floroS

Një shpërthim i madh i supernovës është regjistruar nga NASA, lajmëroi qendra kozmike amerikane.

Bëhet fjalë për deri tani shpërthim më të madh të vërejtur të yllit, që ka ndodhur 240 milionë vite të dritës nga toka. Lloji i këtillë i shpërthimeve ndodhin kur yjet do të mbeten pa karburant.

Ylli që shpërtheu është yll i vjetër nën emrin e kodit SN 2006gy dhe për herë të parë është zbuluar në shtator të vitit të kaluar.

Ylli ishte më i madh se Dielli ynë për rreth 150 herë, ndërsa maja e dritës së shpërthimit ka qenë e dukshme rreth 70 ditë.

Shkencëtarët nga NASA paralajmërojnë se para vdekjes së yllit dhe shndërrimit të tij në supernovë, ajo ka nxjerrë prej vetes materiale të ndryshme, ngjashëm me atë që është duke ndodhur me Eta Karinea, yllin më të madh në gjithësinë tonë, Rrugën e Qumështit, që gjendet larg vetëm 7.5 mijë vite të dritës.

Në Rrugën e qumështit nuk është regjistruar supernovë më shumë se 400 vjet, ndërsa nëse shpërthen Eta Karinea, drita do të mund të shihet edhe gjatë ditës, ndërsa në terr të plotë nga kjo dritë do të mund të lexohet normalisht, paralajmërojnë shkencëtarët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:21 pm nga floroS

Ne tetor te vitit te kaluar, nje familje bullgare vuri te zjeje ne zjarr nje koke deleje, kur papritur ne tenxhere vezulluan... disa dhembe te florinjte. Te nesermen ekspertiza kimike e bere nga muzeu etnografik tregoi se dhembet e deles me te vertete ishin te mbuluar me nje cipe te floriri. Si rrjedhim i kerkomeve te mevonshme, doli e qarte se ne cilin rajon kishin kullotur keto dele. Fshataret treguan se kishin pare me se nje here vezullime te arta ne dhembet e deleve te tyre , po nuk i kishin kushtuar asnje fare rendesie. Ky zbulim paraqiti interes dhe per kerkimet e komitetit te gjeologjise. Supozohet se delet kan lepire toke qe permbante pjezesa te ketij metali te cmuar.

Gjethet me te medha i ka palma rafi, ne brigjet e Amazones. Gjethet e saj jan si nje pend Gjigande. Disku i gjelber i gjethit arrin 22 metra gjatesi dhe rreth 12 metra gjeresi, ndersa bishti rreth 5 metra. Nen nje gjth te tille mund te strehohen 10 vete



Lulen me te madhe ne bote e ka raflezia, bime ne ishullin Java (Indonezi). Mishtake, pesepetaleshe, e kuqe, me njolla ; nuk eshte lule, po nje qilim! Rritet me nje diameter deri ne nje meter e gjysem. Rafalezia qendron parazite ne rrenjet e drureve tropikale; lulet e saj mbijne prej nenlekures se bimeve-nene dhe kane pamjen e sythit, pastaj behen nje lule e vetme gjigande.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:22 pm nga floroS

Truri i njeriut dhe roboti komunikojnë nëpërmjet një kompjuteri

Në një laborator të universitetit të Washington-it, studentë e
shkencëtarë po kryejnë eksperimente me një robot, që komandohet nëpërmjet
trurit dhe një kompjuteri.

Ky robot duket i ndërlikuar jo vetëm nga pjesët mekanike. Ai në fakt ka
edhe mendjen e vet, mendjen e këtij studenti. Në kapelen e tij lexohet
emri, Josh Storz. Sinjalet e trurit i shndërrojnë mendimet e tij në
veprime për robotin.

Rajjesh Rao pranë Universitetit të Washington-it thotë se në çdo vrimë në
këtë kapele ndodhet një fije përçuese e sinjaleve elektrike tek një
përforcues rryme që i dërgon sinjalet në kompjuter ku ndodh pjesa tjetër
e procesit të transferimit të mendimeve, komunikimit.

Rajjesh Rao po bën kërkime për të gjetur mënyra se si të dëgjojë
sinjalet në tru. Më parë, shkencëtarëve u duhej të prisnin lëkurën e
kokës ose të hapnin kafkën për të marrë sinjale të mjaftueshme.

Shkencëtari i ri thotë se tani studiuesit mbështeten në faktin se truri
reagon në mënyra të ndryshme, reagime që prodhohen nga zona të ndryshme
të trurit. Në këtë rast, truri ngacmohet vetëm në një zonë, për të
dërguar vetëm një reagim të veçantë. Per pasoje, roboti lëviz vetëm një
ose dy blloqe nga një tryezë në tjetrën dhe bënë lëvizjet e nevojshme
të këmbëve dhe duarve.

Rao thotë se një nga arsyet që ky projekt ka dalë i suksesshëm është
aftësia e trurit të njeriut për tiu përshtatur Robotit. Njeriu mund t’i
përshtatet e të mësojë reagimin e komjuterit ne menyre që ata punojnë së
bashku, pra integrohen me njeri tjetrin.

Por, thuajse njësoj si komunikimi me një fëmijë, gjërat jo gjithmonë
shkojnë mirë, çka tregon se leximi robotik i mendjes është një proces,
një punë në vazhdim.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:23 pm nga floroS

Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje
Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

Cornovalja- "Po me operuat, nuk flas me ". Ky ka qene premtimi i bere nga 3 vjecari anglez, Ben Grocock, i cili ishte frikesuar aq shume nga ideja qe do t’i hiqnin bajamet sa u tha prinderve se sdo te fliste me. “Greva” e tij zgjati 10 vjet. Tashme, kur eshte 13 vjec Ben nxorri serish ze, dhe filloi te flase.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:23 pm nga floroS

Nente shkencetare kane botuar rezultatet e kerkimit te tyre shkencor, ku raportojne analizat e vrojtimeve te fundit te planetit HD-189733b (i cili u zbulua ne vitin 2005). Teksa planeti ne fjale doli perballe yllit te vet (nje xhuxh i bardhe), shkencetaret gjurmuan avuj uji fale luhatjeve te rrezeve infra te kuqe me gjatesi vale 3.6 - 8 milimeter. Sipas shkencetareve, meqenese keto vale luhaten ndjeshem, ka aktivitet avujsh uji ne planet.

Megjithese planeti shpalos prova bindese per ekzistencen e ujit (ne forme avujsh), prania e jetes se organizmave komplekse eshte e pamundur, nisur nga fakti se temperatura e planetit ne fjale eshte rreth 700 grade Celsius.

Ky eshte nje nga rastet e pakta qe raporton ekzistencen e ujit te mirefillte ne planete jashte sistemit tone diellor.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 10:23 pm nga floroS

NASA: Mision i ri ne Mars per te gjetur shenja jete
NASA: Mision i ri ne Mars per te gjetur shenja jete

Agjencia amerikane e hapesires, NASA dergoi nje mision te ri ne Mars per te kerkuar shenja jete ne kete planet.

Anijes robotike "Phoenix", e cila u lancua nga baza Kape Canaveral ne Florida, do t'i duhen 9 muaj qe te arrije Marsin. Kur te mberrije, dora robotike do te germoje siperfaqen e ngrire te Marsit per te pare nese ajo permban elemente organike, te cilat mund te ndihmojne ne krijimin e jetes.

Shpresojm Qe Kete Radhe Nasa Te Kthehet Me Sukses , dhe te jep informacione te reja reth planetit Mars.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi