Vidhen foto intime te Carla Brunit

 :: News.... :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

01052009

Mesazh 

Vidhen foto intime te Carla Brunit




Vidhen rreth 100 foto familjare te zonjes se pare franceze, Carla Bruni.

Naten e se dieles, ndersa ndodhej per vizite zyrtare ne Spanje me bashkeshortin Nicolas Sarkozy, eshte vjedhur nje kompjuter nga shtepia e Julien Enthoven, vellait te ish-te dashurit te Bruni, Raphael Enthoven, me te cilin ajo ka edhe nje djale, Aurelien. Grabitesit kane hyre ne apartamentin ne Rue Dauphine ne Paris, permes nje dritareje. Pervec kompjuterit laptop jane grabitur edhe nje kamera dixhitale dhe disa materiale videoje.

Policia franceze ka nisur hetimet dhe thote se fotot qe gjendeshin ne kompjuter ishin personale, qe i perkisnin kohes kur Carla jetonte me francezin dhe te birin. Cifti, qe ka nje djale 7-vjecar, u nda ne vitin 2006. Sipas policise, behet fjale per nje vjedhje te zakonte, por kjo nuk ka zbehur thashethemet e perhapura ne revistat franceze dhe britanike, per ekzistencen e fotove intime te zonjes se pare franceze.

Sipas tyre, grabitesit ndoshta kishin informacione per foto kompromentuese. Vitin e kaluar nje foto nudo e Brunit gjate kohes qe punonte si modele, eshte shitur per 91 mije dollare nga shtepia e ankandeve, Christie’s.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi