Facebook synon titullin e rrjetit më të madh shoqëror

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

19032009

Mesazh 

Facebook synon titullin e rrjetit më të madh shoqëror






Trafiku në Facebook gjatë vitit të fundit është dyfishuar dhe në këtë shërbim ka çdo ditë e më shumë përdorues, derisa konkurrenti i tij më i madh MySpace po shënon rënie të trafikut.

Facebook është vetëm një hap larg marrjes së fronit të rrjetit më të vizituar në botë. Qëkur është hapur për publik në vitin 2006, ky shërbim shënon miliona përdorues të rinj çdo muaj. Prej shkurtit të vitit 2008 deri në shkurt të vitit 2009 trafiku në Facebook është dyfishuar.

Popullariteti i rritur shpejt i Facebook megjithatë nuk ka qenë i mjaftueshëm që të arrijë MySpace, rrjetin shoqëror i cili ekziston për një kohë të gjatë dhe shumë fuqishëm është e tabluar në treg. Për fat të keq të MySpace, duket se arsyeja e vetme për këtë është koha e shkurtër që Facebook ekziston sepse gjendja në tregun e shoqërimit online, sipas trendëve aktual, së shpejti do të mund të ndryshonte. Në periudhën e njëjtë gjatë së cilës Facebook ka dyfishuar trafikun e vet, MySpace shënon rënie prej 28 për qind.

Pozita e MySpace do të rrezikohet edhe më shumë me shtimin e informacioneve nga Facebook në aplikacionin TweetDeck të shërbimit Twitter. Aplikacioni shërben për dërgimin e informacioneve nga shërbimi Twitter në desktopin e kompjuterit, e së shpejti në të do të mund të përcillen edhe aktivitetet në Facebook.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi