Shkurtesa të dobishme për Windows

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

19032009

Mesazh 

Shkurtesa të dobishme për Windows






Shumica prej nesh i di disa shkurtesa në tastierën të cilën e përdorim për punën e përditshme. Mirëpo, nganjëherë është mirë t’i rikujtojmë apo të mësojmë edhe ndonjë shkurtesë të re; disa prej tyre mund tu lehtësojnë dhe përshpejtojnë dukshëm punën në kompjuter.

Shumica e urdhrave në Windows mund të gjenden edhe në tastierë. Në aspektin kohor është shumë e vlefshme të përdoren disa nga urdhrat më të shpeshta. Nëse kombinohet përdorimi i shpeshtë i këtyre urdhrave me miun, puna kryhet shumë më shpejt. U ofrojmë një listë të shkurtesave të cilat gjithsesi duhet t’i dini.

Tasti Windows + D – Shtypja e këtij kombinimi të tasteve minimizon të gjitha dritaret e hapura dhe shfaq desktopin, edhe një shtypje kthen gjendjen e mëparshme.

Tasti Windows + E – Hap Windows Explorer (jo Internet Explorer) për qasje më të shpejt në dosjet e diskut.

Tasti Windows + F – Nis mekanizmin për kërkim.

Alt + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin.

Tasti Windows + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin në mënyrën flip (funksionon vetëm në Vista).

Alt + F4 – Mbyll dritaren apo programin aktiv i cili është hapur aktualisht.



Ctrl+ESC – hap përzgjedhësin Start

Ctrl + C – Kopjon përmbajtjen e përzgjedhur.

Ctrl + X – Këput përmbajtjen e përzgjedhur.

Ctrl + V – Ngjit (anglisht. paste) përmbajtjen e kopjuar apo të këputur.

Këto në asnjë mënyrë nuk janë të gjitha shkurtesat të cilat mund të përdoren nëpër sistemet operative Windows, por bien në mesin e më të shpeshtave. Lista e plotë e shkurtesave mund të gjendet KËTU http://support.microsoft.com/kb/126449
avatar
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi