8 kuriozitete mbi gjumin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

8 kuriozitete mbi gjumin

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:57 pm

Ja disa kuriozitete mbi gjumin:

1. Rekordi i gjumit me te gjatë është 18 ditë, 21 ore, dhe 40 minuta. Mbajtesi i këtij rekordi pas venies se rekordit ka patur alucinacione, paranoja, humbje te perqendrimit dhe te memories.

2. Endrrat, mendohej se shiheshin vetëm gjatë fazes REM (rapid eye movement) te gjumit, ndërsa ne ditet e sotme është vërtetuar qe ato mund te shihen edhe gjatë fazave te tjera te gjumit.

3. Endrrat gjatë fazes REM karakterizohen nga ngjarje te çuditshme, ndërsa ato te fazes jo REM janë shumë te përsëritshme dhe varen nga mendimet e fundit qe kemi patur para gjumit

4. Disa levizje te syve gjatë fazes REM, janë te lidhura me levizje specifike gjatë endrrave, dhe duket se procesi i gjumit është i ngjashem me procesin e shikimit te një filmi.

5. Elefantet qendrojne ne këmbë gjatë fazes jo REM, dhe shtrihen gjatë fazes REM.

6. Kerkuesit e Ministrise se Mbrojtjes britanike, ishin ne gjendje te bënin një reset(riperteritje) te trupave te ushtareve, ne mënyrë qe t’i bënin te rrinin pa fjetur për gati 2 ditë.
Fibra optike te lehta aplikoheshin ne disa lente speciale qe projektonin një drite te bardhe rreth retines, duke kërkuar t’i bënin te mendonte trurit të tyre sikur sapo ishin zgjuar. Ky sistem është perdorur për here të parë nga pilotet amerikane gjatë luftës ne Kosovë.

7. Është studiuar se ndërrimi i orës ne Kanada, pra zgjimi 1 ore me përpara, sjell një rritje te aksidenteve rrugore.

8. Studiuesit janë te bindur se interneti i disponueshem 24 ore është një nga shkaqet qe ndihmojne ne uljen e kohës se fjetjes.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi