Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:48 pm

Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën

Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje. Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë. Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen përmes alergjisë. Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.

Kundërpërgjigjja ndaj alergjive

Thuajse gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria. (Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor). Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë:

Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjentë të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë.
Kafshët shtëpiake
Poleni. Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.
Myku
Sipas një studimi të vitit 2002, myku mund të shkaktojë krizat më të rënda të alergjisë te personat e rritur, në krahasim me alergjentët e tjerë.
Kërpudhat
Furrtarja e zezë. Është një nga shkaqet kryesore të astmës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në funksionimin e mushkërive edhe te personat që nuk kanë probleme astmatike.
Karburantet. Disa lloje karburantesh mund të jenë shkaqe alergjish. Mendohet se lëndët djegëse të përpunuara, të tilla si vajguri, për shembull, janë shkaqe alergjish.
Procesi alergjik. Quhet ndryshe atopi dhe ende nuk është zbuluar lidhja që ekziston mes tij dhe astmës. Në të bëjnë pjesë shumë alergjentë ajrorë, të cilët shkaktojnë një sërë trazimesh në sistemin imunitar, që çojnë në infektime dhe hiperaktivitet të rrugëve të frymëmarrjes. Ja një përshkrim i tij.

Faktorët kryesorë, në tërësinë e faktorëve imunë që kontribuojnë për alergjinë dhe astmën, mendohet të jetë kategoria e qelizave të bardha të gjakut, që njihet si "Ndihmësja e qelizave T" dhe kryesisht nënkategoria qelizat Th2. Ato prodhojnë në sasi shumë të mëdha interleukinë (Ils), faktorët imunë që janë anëtarë molekularë të familjes së citokinës, që përfshihen në procesin inflamator. Interleukinët 4, 9 dhe 13 mund të jenë përgjegjëse për fazën e parë të krizës së astmës. Janë pikërisht ato që stimulojnë prodhimin e antitrupave të njohur si imunoglobilinë E(IgE). Personat që kanë edhe astmë, edhe alergji mendohet se kanë predispozitë gjenetike për mbiprodhimin e IgE.

Gjatë krizës së alergjisë, antitrupat IgE mund të lidhen me disa qeliza të veçanta të sistemit imun, të quajtura qeliza të drejtpërdrejta, të cilat zakonisht janë të përqendruara në mushkëri, lëkurë dhe mukozën e membranave. Kjo lloj lidhjeje shkakton çlirimin e disa kimikateve aktive, të njohura si leukotrienes. Janë pikërisht ato shkaktaret e spazmave të rrugëve të frymëmarrjes, mbiprodhimit të mukozës. Një tjetër citokinë, interleukin 5, mendohet se kontribuon në kundërpërgjigjen e fundit të fazës inflamatore. Kjo interleukinë tërheq qelizat e bardha të gjakut, të njohura si eosinophile. Ato grumbullohen dhe qëndrojnë në rrugët e frymëmarrjes pas krizës së parë. Qëndrojnë aty për javë të tëra dhe përpiqen që të lëshojnë pjesëza të tjera të dëmshme që mbesin në rrugët e frymëmarrjes.

Kundërpërgjigjja e sistemit imunitar. Shkencëtarët po studiojnë rolin që luajnë qelizat T në shkaktimin e astmës. Qelizat T janë qeliza të bardha të gjakut, të cila luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Mjekët janë përqendruar në funksionimin e qelizave T, që quhen "ndihmëset e tipit 2", por ende në këtë drejtim ka shumë për t‘u zbuluar.

Shkaqet e astmës së vazhdueshme. Me kalimin e viteve, përsëritja e vazhdueshme e krizave të astmës mund të shkaktojë ndryshime të pariparueshme strukturore dhe funksionale të rrugëve të frymëmarrjes, një proces ky që quhet "rimodelim". Rrugët e frymëmarrjes që pësojnë këtë ndryshim janë të ngushta dhe mund të shkaktojnë astmën kronike. Studiuesit po përpiqen që të shpjegojnë se si mund të ndodhë një proces i tillë.

Interleukinet. Disa kërkues janë përqendruar te faktorët e fuqishëm imunitarë, përfshi interleukinën 11 dhe 13. Ato lidhen me një numër të madh procesesh që mund të shkaktojnë rimodelimin, përfshi ashpërsimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe ënjtjes së qelizave në muskujt e butë që përbëjnë rrugët e frymëmarrjes.

Faktorët e rritjes. Lëndët e njohura si faktori i rritjes endothelialo vaskular është mbajtur nën vëzhgim në rrugët ajrore të pacientëve me astmë. Ky faktor është një promotor i rëndësishëm i rritjes së qelizave në anët e brendshme të enëve të gjakut dhe sipas disa studiuesve mendohet që ai është një nga shkaqet e rëndësishme të rimodelimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Faktorët gjenetikë. Mbi një e treta e personave me astmë e ndajnë këtë simptomë me një tjetër pjesëtar të familjes. Ka më shumë mundësi që të trashëgohet nga nëna te fëmija, sesa nga babai te fëmija. Si alergjitë, ashtu edhe astma, kanë të bëjnë me faktorin gjenetik, por jo në të gjitha rastet. Studimet në lidhje me gjenetikën e këtyre diagnozave janë konfuze. Disa shkencëtarë kanë përcaktuar gjenin (ADAM 33) si atë që ka lidhje me astmën. Një mutacion i tij mund të luajë një rol të rëndësishëm në rimodelimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Hormonet femërore. Hormonet ose ndryshimet në nivelin e tyre duket se luajnë një rol jo të vogël në këtë sëmundje në rastin e femrave. Sipas statistikave, rëndimi i situatës së sëmundjes te 30-40% e femrave me astmë ka të bëjë me ciklin menstrual. Sipas një studimi, femrat me astmë që ndikohen nga cikli kanë karakteristikat e mëposhtme:

- Një moshë të avancuar

- Kanë vuajtur nga astma prej një kohe të gjatë

- Kanë kaluar kriza të ashpra astme 3 ditë para ciklit menstrual

Astma gjatë shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë një e treta e grave me astmë vuajnë më shumë, një e treta më pak, ndërsa pjesa e mbetur nuk ka ndonjë astmë të ashpër. Sipas disa studimeve, gratë shtatzëna, që kanë foshnje femër, kanë tendencën të kenë simptoma më të ashpra astme se ato që kanë foshnje mashkull.

Menopauza dhe astma. Gjatë periudhës së menopauzës, që quhet ndryshe perimenopauza, kur estrogjeni ulet, rreziku i shtrimit në spital i grave me astmë rritet në krahasim me vitet e mëparshme.

Astma e të rendurit. Është një astmë e kufizuar, që shpërthen vetëm nga aktiviteti i madh fizik, e shoqërohet me marrje fryme.

Astma e natës. Zakonisht astma ndodh fillimisht natën (astma e natës) në 75% të rasteve të pacientëve. Krizat zakonisht e kanë kohën e përkeqësimit të tyre gjatë orëve 02.00 deri 04.00 të mëngjesit. Faktorët që mund të luajnë një rol në astmën e natës janë:

Ndryshimet kimike dhe ato të temperaturës trupore gjatë natës, që shtojnë inflamacionin dhe sjellin ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes
Reagimet e vonuara nga ngacmues alergjikë të hasur gjatë ditës
Pirja e disa lloje ilaçeve gjatë ditës
Shtimi i acidit në stomak, që shkakton ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes
Disa ekspertë janë të mendimit se astma e natës mund të jetë astmë e një lloji të veçantë, me mekanizmat e veta specifike, biologjike, që ndodhin vetëm natën dhe reduktojnë sasinë normale të hormonit asteroid, i cili ndalon inflamacionin.

Kush e ndihmon përkeqësimin e gjendjes?

Infeksioni. Roli i infeksionit në përkeqësimin e gjendjes së astmës është i ndërlikuar. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes mund të luajnë një rol në astmën e të rriturve, por mund të jenë mbrojtës në astmën e fëmijëve të vegjël. Si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, infektimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes është shumë i dëmshëm. Studiuesit janë veçanërisht të interesuar për organizmat adenoviruse Chlamydia pneumniae dhe Mycoplasma pneumoniae. Ato janë shkaqet më të mëdha të infeksioneve të lehta e të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe dyshohet se janë ndër shkaqet kryesore të krizave të rënda të astmës te të rriturit. Në rastet kur te pacientët astma ndodhte pas infeksionit, kriza ishte shumë më e rëndë se në rastin kur ajo ndodhte për shkaqe të tjera. Astma e ngacmuar nga infeksioni, megjithatë, ka një kohëzgjatje 5 deri në 6 vjet. Në çdo grupmoshë infeksioni është një faktor përkeqësues dhe shkakton më shumë probleme te njerëzit që e kanë ndërkohë astmën. Rhinovirusi (virusi i zakonshëmi gripit), mendohet të jetë një nga infeksionet më të zakonshme që ka lidhje dhe ndikon në ashpërsinë e sulmeve të astmës. Ky virus lidhet me 61% të përkeqësimit të astmës te të vegjlit dhe 44% te të rriturit. Disa studiues sugjerojnë që të ftohtët e shton mundësinë e infeksionit alergjik dhe rrit intensitetin e dobësimit të rrugëve të frymëmarrjes për javë të tëra.

Thuajse gjysma e pacientëve me astmë vuajnë edhe nga simptoma gastroezofagale, të cilat janë shkaku i djegieve të stomakut.

Skeda

- Fjala astmë vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë pikturë. Në thelb, sëmundja e astmës konsiderohet si sëmundja e pamundësisë së të marrit frymë.

- Është sëmundje kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes, ose e thënë ndryshe tubat që transportojnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

- Kur je me astmë muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes infektohen lehtësisht dhe janë shumë të ndjeshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ato, përveçse irritohen, edhe ngushtohen duke pakësuar sasinë e ajrit që shkon në mushkëri. Kjo shkakton simptomat e kollitjes, marrjen e frymës, apo teshtimën.

- Astma nuk mund të kurohet, por pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë mund ta kontrollojnë dhe si pasojë të kenë një jetë normale.

- Kur situata rëndohet, atëherë kemi të bëjmë me një krizë astme. Në raste të tilla, rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen në mënyrë të tillë që të mos arrijnë ta çojnë dot oksigjenin e mjaftueshëm tek organet jetike. Njerëzit mund të vdesin nga kriza të tilla.

- Të kujdesesh për astmën është shumë e rëndësishme. Duhet të bashkëpunosh ngushtë me mjekun për të mësuar se si të manovrosh në raste të ndryshme.

- Studimet ende nuk e kanë nxjerrë në dritë se cilat janë rastet që shkaktojnë astmën, megjithatë dihet se nëse në një familje është dikush me astmë, anëtarët e tjerë janë më të prirur ta kenë një gjë të tillë.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi