Çamçakëzët, armiqtë e dhëmbëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çamçakëzët, armiqtë e dhëmbëve

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:42 pm

Reklamat e çamçakëzëve, që shohim përditë në televizion, duket se na e kanë mbushur mendjen se ata mbrojnë dhëmbët nga kavitetet. Por mesazhin e këtyre reklamave e kundërshtojnë ashpër stomatologët, të cilët mendojnë se çamçakëzi është armiku numër një kundër i dhëmbëve. Specialistja stomatologe, Iva Pogaçe thotë se: “Nëse dëshiron të kesh dhëmbë të bukur atëherë laji në mëngjes, nëse do të kesh dhëmbë të shëndetshëm atëherë laji në darkë”. Pogaçe këshillon të gjithë që në pamundësi të shkëputjes së njerëzve nga çëmçakëzi, të bëhet një reduktim sa më i madh. “Nëse pas ushqimit do të donit që goja juaj të ketë një erë të mirë atëherë mund të përdorni karamele të lehta, por edhe këtë mbajeni pak në gojë. Çamçakëzi rrëzon mbushjet e dhëmballëve dhe nuk është i këshillueshëm”, thotë ajo. Sipas saj, çamçakëzi dëmton edhe smaltin, që, siç dihet, është shtresa mbrojtëse e dhëmbëve. Ajo vazhdon më tej, duke thënë se: “Dhëmbët duhen larë pas çdo ngrënieje, por nëse jo atëherë dy herë në ditë, siç thashë dhe më sipër. Tek dentisti duhet shkuar për të kontrolluar dhëmbët një herë në gjashtë muaj. Është e këshillueshme që njerëzit të shkojnë gjithmonë te i njëjti specialist, që kanë shkuar dhe më parë. Arsye se pse të rinjtë nuk vinë është se ata kanë shumë frikë.” “Të them të drejtën kam shumë frikë nga dentisti, shkoj atje shumë rrallë, jam 19 vjeç dhe deri tani kam hequr 2 dhëmballë dhe kam mbushur katër”, thotë Ina. Disa të tjerë neglizhojnë dhe shkojnë te stomatologu kur dhëmbi i tyre ka arritur në gradë të fundit. “Është e vërtetë, pasi nëse një dhëmb nuk kurohet në kohë atëherë ndodh më e keqja. Për shembull, nëse një njeri ka problem me një dhëmbët e sipërm ai ka patjetër nevojë për trajtim. Nëse ai nuk vjen tek ne atëherë kalon në sinozit”, tregon Pogaçe për Gazetën e Tiranës. Ndërsa Fatmira Caka, grua 53-vjeçare, thotë se: “Unë shkoj rregullisht për të kontrolluar gojën, ndërsa djali im e ka tmerr, sa dëgjon “dentist” largohet nga biseda.”

Dentiste Iva Pogaçe ka rreth tre vjet eksperiencë dhe punon së bashku me nënën. Kjo e fundit, në ndryshim me të bijën, ka një jetë të tërë eksperiencë. Ushtron këtë profesion prej rreth 33 vitesh. “Si unë edhe nëna ime kemi realizuar ëndrrën tonë, të bëheshim dentiste dhe të punonim së bashku. Për më tepër, e falënderoj pasi më ndihmon shumë. Jam e lumtur për këtë fat”, përfundon ajo për “GT”-në.

Shkaktarët e humbjes së dhëmbit

Ekzistojnë disa shkaktarë, që ndikojnë në "humbjen" e dhëmbit: Kariesi, ose siç quhet në gjuhën e përditshme prishja e dhëmbit. Pezmatimi (inflamcioni)i aparatit mbështetës të dhëmbit (paradontopatia) dhe trauma, humbja e dhëmbit për shkak të aksidentit. Kariesi është më i shpeshtë dhe karakterizohet me shkatërrim të smaltit (shtresa e parë e dhëmbit) me ecuri të pandërprerë dhe me mundësi të përfshirjes së dentinës dhe të palcës së dhëmbit (shtresa e butë e dhëmbit). Kariesi nuk trashëgohet, por mund të "trashëgohen" shprehitë e këqija, si "moslarja" e dhëmbëve te të gjithë anëtarët e familjes, edukata e ulët shëndetësore, mënyra e të ushqyerit etj.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi