Lëkura dhe funksionimi i saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lëkura dhe funksionimi i saj

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:24 pm

Lekura eshte mbeshtjellsi i jashtem i trupit te njeriut me funksion me te rendesishem - ta mbroje ate nga ndikimet e jashtme te llojllojshme : nderhyrje te bakterieve dhe ujit , tharrje te indeve , lendime te ndryshme etj...
Lekura mesatarisht eshte e trash rreth 2 mm dhe ne te dallojme 3 shtresa:Epiderma , Derma dhe Indi nen Lekuror.

EPIDERMI eshte shtresa me e siperme e lekures dhe perbehet nga shtresat e siperme pllakore te qelizave te vdekura brirore, dhe shtresave te meposhtme pllakore te qelizave te gjalla.Qelizat e vdekura brirore jane te ngjitura , te shtresuara njera pas tjetres dhe ndermjet tyre ndodhet materie DHJAMORE e cila krijohet ne gjendra dhjamore.Per kete shkak shtresat e vdekura te Epidermit nuk lejojne nderhyrjen e materieve te demshme, bakterieve dhe ujit dhe pengon tharrjen e INDEVE te trupit te njeriut.
Shtresat e meposhtme te gjalla te Epidermit vazhdimisht zberthehen - ndahen , brirohen , vdesin dhe e plotesojne vendin e tyre qe kane dal nga mbrendia e lekures...Ne shtresat e gjalla te Epidermit ndodhet edhe PIGMENTI I MURRME nga i cili mvarret ngjyra e lekures.Gjate rrezatimit ne diell rritet sasia e pigmentit dhe lekura fiton ngjyra me te erret nen ndikimin e krijimit te Vitmanitit D.

Lekura e vertete (DERMI) eshte pjesa me e zhvilluar dhe e trashe e lekures e mbushur me IND elastik i cili lekures i jep elasticitet dhe fortesi.
Gjendrat djerrsore jane gyptha te holla te cilat jane te perdredhura ne forme te ndryshme, te mbuluara me kapilare te gjakur kurse ne siperfaqen e lekures perfundojne me vrima te vogla ose Poret e lekures.
Fijet nervore dhe mbresa nervore e bejne lekuren me te ndishme.
Krijesat brirore jane Floket te cilet e mbrojne koken kurse thojnte qe i mbrojne gishtat.

INDI nen LEKUROR pengon humbjen e tepert te nxehtesis nga trupi dhe paraqet rezerva te ushqimit dhe energjise...
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi