Lajme nga Mjeksia...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lajme nga Mjeksia...

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:20 pm

Truri thote gjithmone te verteten


Thuhet se kamera nuk të gënjen, por tani shkencëtarët në Nju Xhersi kanë një tjetër fjalë të urtë; truri nuk gënjen kurrë. Shkencëtarët po punojnë për veçimin dhe paraqitjen grafike të valëve që krijohen në tru kur personi mashtron ose thotë një gënjeshtër.

Doktor Julian Kinan po punon në përsosjen e imazhit të trurit për zbulimin e gënjeshtrës. Lisa është pjesmarrëse në eksperiment. Asaj i kërkohet të gënjejë, ndërkohë që në dorë i vendosen fije që lidhen me një aparat i cili tregon imazhin e neuroneve të trurit të saj. Lisa është një tifoze e madhe e klubit sportiv të bejsbollit Janki të Nju Jorkut. Për të vlerësuar shkencërisht që Lisa në mendjen e saj gënjen, doktor Kinan i kërkon asaj të thotë se është tifoze e skuadrës Red Soks të Bostonit, rivale e skuadrës Janki. Imazhe të skuadrës Red Soks dalin në një ekran, ndërsa Lisa zgjedh këto imazhe, pavarësisht se ajo parapëlqen skuadrën Janki. Doktor Kinan skanon pjesën e djathtë ballore të trurit të saj, zonë që besohet se është përgjegjëse për mashtrime dhe gënjeshtra. Dora e Lisës dridhet ndërsa ajo u përgjigjet pyetjeve. Skanimi nxit një elektrodë për t’i dhënë Lisës një goditje të lehtë elektrike që shkaton dridhje në dorën e saj. Kur ajo gënjen, dora e saj dridhet më fuqishëm. Grafiku në valën e trurit të saj gjithashtu tregon një ndryshim të thellë sa here që ajo gënjen. Thellësia e grafikut përfaqëson shtimin e veprimtarisë në atë zonë të trurit. Doktor Julian thotë se kjo ndodh sepse për të thenë një gënjeshtër duhet më shumë energji, për arsye se fillimisht truri mendon të vërtetën dhe pastaj përpiqet të krijojë variantin tjetër, gënjeshtrën. Pas kësaj, doktor Kinan e ndryshon drejtimin e pyetjeve dhe i kërkon Lisës të zgjedhë skuadrën e saj preferuese, pra të tregojë të vërtetën e të thotë se është tifoze e skuadrës Janki. Kur Lisa thotë të vërtetën, dora e saj nuk dridhet dhe valët e trurit nuk tregojnë atë veprimtari të ethëshme siç ndodhte në rastin kur ajo gënjente.Gjatë disa provave, doktor Kinan dërgon një puls të dytë mikro-eletrik në zonën e trurit që dyshon se është përgjegjëse për gënjeshtrën. Ai thotë se kjo ndërhyrje gjithashtu pakëson në një farë shkalle aftësinë për të gënjyer besueshëm. Doktor Kinan mendon se për këtë një prej kandidatëve kryesorë është zona e trurit në pjesën e sipërme të ballit e njohur si Sajrusi i veçuar, që ka funksione të ndryshme. Por kur kjo zone mpihet ose hiqet, njerëzit humbasin aftësinë për të gënjyer ose nuk dinë të gënjejnë bindshëm.

Gjatë një eksperimenti tjetër, Xhejsën duhet të vlerësojë karakterin e vet. Në këto raste, është e natyrëshme që njerëzit ta vlerësojnë veten pozitivisht në mënyrë të ekzagjeruar, pra mashtrojnë veten. Doktor Kinan thotë se disa zona të trurit të cilat marrin pjesë në këtë vetmashtrim duket se e shtojnë aktivitetin e tyre gjatë kësaj periudhe. Zonat ballore të trurit dhe zonat mbiballore eksitohen shumë jo vetëm kur njeriu mashtron apo gënjen të tjetrët, por edhe kur i bën qejfin vetes. Doktor Kinan thotë se në të ardhmen zbulimi i gënjeshtrës duke ndjekur valën e trurit do të jetë mënyra më e mire sesa mënyra me aparatet e deritanishme që përdoren për zbulimin e gënjeshtrës

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

.............

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:22 pm

Zemra si organ muskulor luan rolin e pompoes e cila e shtyn gjakun ne qarkullim.
Zemra,arterjet,venet dhe kapilaret formojne sistem te mbyllur te gjakur.Zemra eshte organ i zgavruar muskulor i perbere prej dy zgavrave me te vogla-veshëza dhe ne dy zgavra me te medha-barkusha, te cilet tkuren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun te qarkulloje.
Arteriet jane enë elastike te gjakut , te cilat gjakun e largojne nga zemra.
Venët jane enë te buta elastike te cilet e sjellin gjakun ne zemer.
Puna e muskujve dhe organeve te tjera e shtyn gjakun neper to.Kapilaret e gjakut jane enet me te holla te gjakut permes te cilave behet kembimi i materieve ushqyese ne gjak.
Kujdesa nga demtimet e zemres dhe gjakut :

LEUKEMIA -> eshte semundje me e rrende e gjakut ne ç'rast per nje her rritet numri i rruzave te bardha te gjakut , kurse zvogelohet numri i rruzave te kuqe.Shkaku i kesaj semundje akoma nuk dihet , por paramendohet qe te kete prejardhje VIRUSALE.

ZEMRA E ZGJERUAR -> paraqet dobesimin e muskulit te zemres i cili ngaldalshem
dhe dobet kontrakton dhe me kete dobesohet qarkullimi i gjakut dhe organet nuk kane oksigjen te mjaftuar.Si pasoja e ketyre mungesave paraqitet dobesimi i pergjithshem i organizmit.

MIOKARDITI -> eshte ndezje e pergjithshme e muskulit te zemres , gje qe paraqitet si rezultat i semundjeve tjera , ndonje infekcion me i madh - gripi , reumatizmi i dhembeve , bajameve etj.

INFARKTI -> eshte vdekje e nje pjese te indit muskulor te zemres.Kjo semundje paraqitet nga mbyllja e ndonje dege te arterieve te cilat ushqejne zemren , gjate kontraksionit (ngushtimit) momental te arterieve, ndonje plasaritje e arterieve e percjellur me gjak derdhje , gjate streseve ose si pasoje e shtypjes se larte.
Ne keto raste indi muskulor ose nje pjese e zemres mbetet pa ushqim dhe pa oksigjen, gje qe shkakton qe ajo pjese e muskulit te zemres te vdes.
Infarkti percjellet me dhimbje te renda.Ka raste kur zemra nderpret punen dhe shkaktohet vdekje.

ARITMIA ->eshte rrahje e shpejte dhe e ngadalshme e zemres ose rahje e perzier e ngadalsuar dhe e shpejtesuar me kercime dhe nderprerje te rahjeve.
Kjo dukuri eshte pasoje e kontrolles se dis'harmonizuar te ngacmimevenervore te punes se zemres te cilat e kane prejardhjen nga qendrat e sistemit nervor.

ATEROSKLEROZA -> eshte grumbullimi i materieve te yndryshme dhe kriprat e kalciumit ne brendi ne muret e arterieve ne çrast vjen deri te mbyllja e tyre dhe zvoglimi i qarkullimit te gjakut me shum pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes te gjakut e cila mund te shkaktohet edhe nga gjendjet nervore,streset etj.

EMBOLIA -> eshte mbyllja e ndonje arterie te trurit nje lloj si INFARKTI i zemres.Kjo shkakton demtimin e ndonje qendre dhe me kete rast paraqitet paraliza ose vdekja...

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

.....................

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:23 pm

Dietat e shpejta dëmtojnë zemrën


Tek femrat anorekse dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmrohen probleme në zemër, të rrezikshme për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë shkenctarët Amerikan.
Me vite është e njohur se tek femrat të cilat të sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës.
Përveç kësaj, shkenctarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegët e saj nga spitali pediatrik Hsabro në vendin Providence në Rhode Island, kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cialt ishin të hospitalizuara për shkak mosushqyerjes të shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanë matur punën e zemrës dhe metabolizmin e saj, këto vajza ushtronin në biçikleta të dhomës duke simuluar vozitjen e saj në tatëpjetë. Ato kishin ndërprerë ushtrimet kur janë lodhur shumë.
33% nga këto vajza të kontrolluara pastaj, duke përfshirë edhe ato që kanë ushtruar çdo ditë për disa orë, kishin zemër të dobësuar mesatarisht apo edhe fort.
Personat që nuk kanë probleme me zemër gjatë vozitjes së biçikletës në momente të caktuara do të arrijnë maksimumin e tyre. Para se të arrijnë maksimumin do të kalojë një kohë e gjatë, harxhimi i oksigjenit në kulm të ushtrimeve do të jetë e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob në atë anaerob do të kalojë një kohë e gjatë.
Përveç kësaj, zemra e personave normal do të ketë më shumë forcë për ushtrime.
Vajzat anoreksike shumë shpejt do të vijnë deri te maksimumi i tyre (i ulët), me harxhim të vogël të oksigjenit, dhe kalimi në metabolizmin anaerob do të ndodh shumë shpejt, çka do të thotë se kanë shumë tolerancë të dobët në rritjen e numrit të rrahjeve të zemrës.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga Mjeksia...

Mesazh nga Sponsored content Today at 1:04 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi