Dermatiti atopik ose Ekzemi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dermatiti atopik ose Ekzemi

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:18 pm

Ç'është dermatitisi atopik?
Dermatiti atopik (njëlloj ekzemi) është sëmundje me kohëzgjatje dhe përsëritëse e lëkurës. Fjala “dermatitis” shënon reakcion ndezës të lëkurës, kurse fjala “atopike” tregon se në bazë është anim i trashëguar për zhvillimin e raste alergjike.

A është ngjitëse?
Dermatiti atopik nuk është sëmundje ngjitëse, d.m.th. nuk bartet prej njërit tek personi tjetër gjatë kontaktit.

Cilat janë shkaqet për paraqitjen e dermatitit atopik?
Shkaku nuk është i njohur. Është vërtetuar pjesëmarrja e faktorëve gjenetik (faktorëve trashëgues) si dhe faktorë nga mjedisi. Nëse njëri ose që të dy prindërit kanë pasur ndryshime në lëkurë gjatë fëmijërisë së tyre ose / janë të sëmurë nga rinitisi alergjik dhe astma, mundësitë për paraqitjen e dermatitit atopik te fëmija është më i madh.

Cilat janë shenjat e dermatitit atopik?
Shenjat më të shpeshta janë paraqitja e lëkurës së thatë, kruarje e shprehur, si dhe dalje të puçrrave në fytyrë, në anën e brendëshme të bërrylave, pas gjunjëve, shuplakat dhe shputave, prapa veshëve.
Pamja e ndryshimeve të lëkurës varet nga ajo se a ka krruarje fëmija dhe sa ka dhe se sa janë prezente infekcione sekundare. Lëkura mund të jetë me luspa, e ngritur dhe e shkëlqyer, e mbuluar me fluska të imta, a mundet të shtrydhet lëng me paraqitjen e koreve dhe infekcionit me qelb.

Kur paraqitet dhe si zhvillohet dermatitis atopik?
Dermatitisi atopik mund të paraqitet në mosha të ndryshme dhe me shprehje të ndryshme të shenjave. Te foshnjat më shpesh paraqitet mes 6-12 javë. Shenjat e para janë në faqe dhe mjekërr, në formë të pikave me skuqje të thatë, e pastaj mund të zhvillohet lëkura nga e cila shtrydhet lëng dhe paraqiten luspa. Me rritjen e fëmijës ndryshimet mund të zgjerohen edhe në pjesët e zgjatura siç janë anët e jashtme dhe të brendëshme të duarve dhe të këmbëve. Përshkak të kruarjes së pandërprerë mund të jetë i shqetësuar, posaçërisht natën. Shenjat zakonisht përmirësohen pas 18 muajve, por te këta fëmijë ekziston predispozicion i rritur për paraqitjen e lëkurës së thatë si dhe ekzemë në duart gjatë jetës.

Çfarë mund ta keqësojë dermatitin atopik?
Faktorë të shumtë dhe gjendje të ndryshme mund të jenë shkaktarë për keqësimin e dermatitit atopik. Keqësimi mund të jetë shkaktuar nga lloje të ndryshme të ngacmuesve dhe alergjenë, disa infeksione, sëmundje dhe faktor emotiv. Ngacmues më të shpeshtë janë: sapunet dhe deterxhentet, parfumet dhe preparatet e tjera kozmetike, veshmbathje nga leshi dhe sintetika, pluhuri dhe rëra, tymi i cigares, preparatet për pastrim (posaçërisht ata të cilat përmbajnë klor), lloje të ndryshme të yndyrërave minerale dhe tretës.
Alergjenët të cilët mund të sjellin deri te keqësimi janë materje të ndryshme me prejardhje nga prodhimet ushqimore, bimët, shtazët ose nga ajri (poleni, myku, pluhuri shtëpiak). Ata shkaktojnë keqësim të pasqyrës klinike përshkak të ndjeshmërisë të sistemit të imunitetit, prandaj reaksioni është fortë i shprehur edhe gjatë ndejtjes së shkurtër kohore në sasi shumë të vogla alergjen. Përmbajtjet e ndryshme të ushqimit mund të shkaktojnë keqësim të dermatitit atopik te foshnjet dhe fëmijët e vegjël. Përveç manifestimet në lëkurë, reaksioni alergjik i ushqimit, shkakton edhe shenja të tjera (dhembje të barkut, vjellje, hunda e mbyllur, teshje, fishkëllimë në gjoks). Si shkaktar të alergjisë më së shpeshti janë vezët, qumështi, kikirikat (posaçërisht gjalpi prej kikiriku), mielli i grurit, peshku, soja.
Keqësimi i ndryshimeve të lëkurës mund të jetë provokuar nga ajri i thatë, lokale tepër të ngrohura, uji i ngrohtë për larje, dhe djersitja.
Faktorët emocional (si stresi, hidhërimi etj.) gjithashtu mund të sjellin gjer te keqësimi.
Si duhet të mjekohet dermatiti atopik?
Mjeku me kujdes do ta studiojë historinë dhe do të bëjë kontroll detal si dhe hulumtime të caktuara laboratorike e pastaj do të propozojë veprim specific për secilin rast.
Përdorimi me vetëiniciativë i barërave të ndryshëm e posa çërisht të preparateve kortikosteroide mund të sjelli deri te pasojat serioze. Preparatet kortikosteroide të fluorizuara nuk guxojnë të përdoren në lëkurën e fytyrës. Posa çërisht në kapakët e syve, në mukozën, në pjesën e gjenitaleve, në regjionet ku është e shprehur kruarja, dhe duhet të përdoren vetëm me indikacione të mjekut. Nëse jepen vetëm një kohë të gjatë dhe kryesisht sipas rekomandimit, në formë të kremit.
Kruarja është shenja më e vështirë e dermatitit atopik. Për qetësimin e kruarjes posaçërisht në mbrëmje mund të shfrytëzohet preparate të caktuara antihistaminike.
Lokali ku rri fëmija nuk duhet të nxehet shumë dhe nuk duhet të teprohet me mbulesë. Thonjtë e fëmijës duhet çdo herë ti prehen me kujdes, që të mos vritet gjatë kruarjes.
Përdoren edhe veprime të tjera të ndryshme alternative (përdorimi i biorezonancës, barëra homeopatike, preparate të ndryshme të prodhimit shtëpiak) . Shfrytëzohen edhe veprime alternative të ndryshme me përmbajtje të panjohur), por në literaturën mjekësore nuk ka të dhëna se ato veprojnë me të vërtetë.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi