Semundja e Paradonit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Semundja e Paradonit

Mesazh nga donbeco prej Thu Apr 30, 2009 3:16 pm

Cka jane semundjet e paradontit?

Fjala "paradont" do te thote "rreth dhembit". Behet fjale per infeksion bakteriologjik te cilat shkatrrojne fibrat dhe kocken perreth, ku keto e mbajne dhembin ne gojen tuaj. Keto semundje nese nuk sherohen mund te sjellin edhe deri te humbja e plote e dhembit.

Shkaktaret e semundjes:

Pirja e duhanit
Me siguri e dini se pirja e duhanit lidhet me shume semundje serioze, sich jane karcinomat, semundjet e zemres dhe mushkerive, por edhe me shume probleme tjera shendetsore. Ajo qe me siguri nuk e dini eshte se pirsit e duhanit jane shume me te predispozuar per shfaqjen e semundjeve te parodontit. Me sakt, sipas zbulimeve te fundit tregohet se pirja e duhanit eshte njeri nder faktoret kryesor per shfaqjen dhe zhvillimin e semundjeve te parodontit.

Shtazania dhe puberteti
Pastrimi chdo dite i dhembeve, ushqim i shendetshem, dhe aktivitetet sportive jane te domosdoshme per mbajtjen e formes tuaj. Megjithate, ne nje periudhe te caktuar duhet te kushtohet nje kujdes me te madh mbi shendetin. Gjate pubertetit, menopuzes, shtatzanise ne trup vjen deri te ndryshimi i hormoneve, te cilat mund te ndokijne ne inde te ndryshme, si dhe ne gingiva ku gingivat mund te behen shume te ndjeshme .

Stresi
Stresi eshte i lidhur me shume gjendje serioze, si tensioni i larte, karcime, dhe shume probleme tjera. Stresi eshte njeri nder faktoret kryesor ne shfaqjen e semundjeve te parodontit. Hulumtimet tregojne se stresi mund te dobsoje organizmin ne lufte kunder infeksioneve.

Barerat
Disa barera, si p.sh, kontraceptivet oral, antidepresivet, dhe disa barera per semundjet e zemres mund te ndikojne ne shendetin oral. Patjeter njohtoni stomatologun per te gjitha barerat qe i perdorni.

Clenchingg dhe grinding
A ju ka thene dikush se naten i kercitni dhembet? A i shtrengoni dhembet gjate zgjidhjes se ndonje problemi tuaj, apo gjate provimit? Kercitja apo shtrengimi i dhembeve jep nje force te madhe ne indet qe e rrethojne dhembin dhe keshtu pershpejtoni demtimin e indeve parodontale.

Diabetes
Nese keni semundjen e diabetesit (semundjen e sheqerit) jeni te predispozuar per infeksione dhe semundje te parodontit. Sipas American Diabetes Associoation gati 16 milione Amerikane vuajne nga Diabetes, mirepo gjysma e tyre nuk kane diagnozen e caktuar te kesaj semundje.

Ushqimi i dobet dhe i njellojshem
Ushqimi i varfer me perbersit kryesor mund te rrezikoje sistemin imunitar te organizmit dhe keshtu te veshtiresoje luften e organizmit kunder infeksioneve. Kur behet fjale per semundjet e parodontit, fjala eshte per infeksionet serioze, dhe ushqimi jo i rregullt mund te keqesoje gjendjen e gingivave.

Semundjet tjera sistematike
Infeksionet e gojes mund te ndokojne ne shendetin tuaj ne pergjithes. Semundjet e parodontit mund te jene nje faktor i rrezikut ndaj semundjeve te sistemit kardio-vaskular, infarktit, kontrollin glikemik tek diabetiket, lindjes parakohe dhe lindjes se femijeve me peshe te vogel.
Ekzistojne disa lloje te semundjeve te paradontit:

Gingivitis
Eshte forma me e lehte e semundjes se parodontit. Gingivat gjakosen lehte dhe jane te skuqura. Shpejte sherohet me terapi profesionale dhe higjiene te mire dhe te perditshme.

Paradontitis i lehte
Nese gingivitis nuk sherohet, si forma me e lehte e semundjeve te parodontit, athere mund te zhvillohet dhe parodontitis. Ne fazen fillestare vjen deri te shkatrrimi i kockes dhe indeve rreth dhembit.

Paradontitis i mesem dhe i rende
Deri te kjo semundje vjen nese nuk sherohen dy fazat e mehershme, gingivitis dhe parodontitis i lehte. Kjo eshte forma me e rende me te cilen vjen deri te humbja e kockes dhe indeve perreth.

Paradontitis juvenil
Paraqitet tek adoleshentet, dhe karakterizohet me humbje te shpejte te kockes rreth dhembeve te perhershem. Karakterizohet me grumbullim te madh te pllakes bakteriale dhe gurzave. Rreth dhembit mund te krijohen xhepa parodontal. Nese nuk fillohet sherimi menjehere mund te vie deri te humbja e kockes dhe dhembeve.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi