Kuyt beson në mrekulli

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27042009

Mesazh 

Kuyt beson në mrekulli




Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, ka paralajmëruar ekipin e Manchester United se gara për titullin e Ligës Premier ende nuk ka përfunduar.
Kuyt bëri paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Liverpoolit në ndeshjen e vikendit kundër Hull Cityt dhe shënoi dy gola në këtë ndeshje, për të mbajtur gjallë shpresat e Liverpoolit për të arritur tek titulli.“Besoj në mrekulli në futboll. Tashmë kam parë gjëra të tilla se si ndodhin në futboll. Ne duhet vetëm të vazhdojmë të luftojmë. Gjithë çfarë mund të bëjmë është të fitojmë në ndeshjet tona”, ka thënë Kuyt.“Kemi një ekip të shkëlqyeshëm dhe do të luftojmë deri në fund dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në ditën e fundit të sezonit. Mendoj se ata duhet të gabojnë që gjërat të bëhet më interesante, dhe sa më shpejt të humbin pikë, presioni do të jetë më i madh në ta”, shton holandezi.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi