Cana në 1/8 e finales së Kupës UEFA

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

19032009

Mesazh 

Cana në 1/8 e finales së Kupës UEFA






Ekipi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana, Olimpique Marseille, ka eliminuar ekipin e shqiptarit i cili aktivizohet për kombëtaren e Serbisë, Miralem Sulejmani, Ajax, për t'u kualifikuar në rundin e ardhshëm të Kupës UEFA.

Marseille udhëtoi në Holandë me një gol epërsi, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, i cili rezultat u neutralizua pas po thuaj gjysmë ore lojë, kur mesfushori Eyong Enoh shënoi golin e epërsisë për vendasit (33').

Por gëzimi i holandezve nuk zgjati shumë, pasi mysafirët barazuan pas vetëm dy minutash me anë të sulmuesit Mahmadou Niang.

16 minuta para fundit të kohës së rregullt ishte Miralem Sulejmani ai i cili shënoi për t'i dhënë epërsinë prej 2-1 ekipit vendas, që çoi edhe në lojë shtesë.

Por francezët ishin më të përgatitur për minutat e tepërta duke shënuar një herë në portën kundërshtare me anë të mbrojtësit të huazuar Tyrone Mears, në minutën e 19-të të lojës shtesë.

Barazimi 2-2 kualifikoi për në 1/8 e finales së Kupës UEFA ekipin e Lorik Canës me rezultat të përgjithshëm 4-3, edhe pse shqiptari nuk ishte pjesë e ekipit të sotëm. Për në rundin e ardhshëm tashmë është kualifikuar edhe Werder Bremeni.
avatar
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi