gripi i derrave e kaploi mjeksin ne amerik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

gripi i derrave e kaploi mjeksin ne amerik

Mesazh nga fisnik prej Sun Apr 26, 2009 1:57 pm

Rritet bilanci i të prekurve nga gripi i derrave në Meksikë. Alarmi është përhapur në Shtetet e Bashkuara e më gjerë ndërsa në Meksikë, vendin ku shpërtheu epidemia, mund të flitet tashmë për gjendje paniku. Ministri i Shëndetësisë José Angel Cordova, deklaroi se par shkak të gripit të derrave janë shënuar deri tani 81 viktima. Në 20 raste të tjera është konstatuar infektimi me virusin vdekjeprurës e mbahen nën vëzhgim rreth 1500 vetë.
Në SHBA pas 8 rasteve në Nju Jork dhe dy rasteve në Teksas, njoftohet edhe për dy raste të tjera në Kansas. Presidenti meksikan Felipe Calderon bëri thirrje për qetësi ndërsa theksoi se strategjia e qeverisë mbetet parandalimi i përhapjes së virusit. Të ndalosh përhapjen e virusit do të thotë të evitosh kontaktet direkte deklaroi presidenti në një kohë kur sa vijnë e shtohen masat e marra kundër gripit të derrave. Në kryeqytet ku për rreth 23 milion banorët janë siguruar tashmë maska janë pezulluar dhe meshat nëpër kisha ndërsa qeveria tha se do të mbyllë shkollat në zonat përreth deri më 6 maj.
Kryebashkiaku i Qytetit të Meksikos ka anuluar tashmë të gjitha aktivitet publike për 10 ditë dhe departamenti meksikan i shëndetësisë ka marrë kompetencë për të izoluar pacientët dhe për të inspektuar udhëtarët. Raste të mundshme janë raportuar dhe në vende të tjera 8 rasteve në një shkollë të Nju Jorkut ku rreth 200 nxënës u prekën papritur nga gripi u shtohen dhe 22 nxënës e 3 mësues në Zelandën e Re. Në Britani analizave iu nënshtrua dhe një punonjës i British Airways por sipas burimeve mjekësore testet rezultuan negative.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi virusin një emergjencë për shëndetin publik dhe një shqetësim ndërkombëtar, me mundësinë për t’u shndërruar në epidemi botërore. Shfaqja e virusit të ri është shkak për shqetësim në mbarë botën, u tha nga zëdhënës të OBSH-së pas një takimi të posaçëm në Gjenevë. Nga ana tjetër qendrat amerikane për Luftën dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan se zyrtarët nuk janë në gjendje ta frenojnë përhapjen e virusit.

fisnik
Fillestar/e
Fillestar/e

Numri i postimeve : 35
Registration date : 12/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi