Valencia ndalon hovin e Barcelonës

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

26042009

Mesazh 

Valencia ndalon hovin e Barcelonës





Valencia ka nxjerrë barazim me rezultat 2-2 përballë Barcelonës në fushë të vet në kuadër të derbit të javës së 32-të në La Liga, duke i dhënë shpresa Real Madridit që në ndeshjen e nesërme të ngushtojë diferencën e pikëve në krye të tabelës.

Pjesa e parë

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në ndeshjen e zhvilluar në Mestala, me anë të golit të Lionel Messi. Pas një kombinimi me Andres Iniesta në minutën e 24-të të lojës, argjentinasi shënoi nga afërsia.

Por vendasit përmbysën rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë. Së pari ishte Maduro ai i cili barazoi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, pas një harkimi nga këndi.

Dy minuta më pas, në minutën e fundit të pjesës së parë, Valencia shënoi edhe golin e avantazhit me anë të Pablo Hernandez, pas një kombinimi të mirë me David Silva, që ishte një gol në stilin Barca.


Pjesa e dytë

Ndryshe nga pjesa e parë, Barcelona vuajti në fillim të pjesës së dytë me vendasit arrinin të bllokojnë në mënyrë të përkryer sulmin katalanas.

Kjo zgjati deri në minutën e 86-të, kur pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e Messi dhe grushtimi nga portieri vendas Cesar, topi arriti tek zëvendësuesi Thierry Henry, i cili në mënyrë ‘të qetë’ e hodhi në rrjetë.

Pika e fituar e mban Barcelonën në krye të tabelës me 82 pikë, shtatë më shumë se Real Madrid (75), që të dielën do të ketë një punë të vështirë përballë Sevillas, dhe mund të ngushtojë diferencën në katër pikë.

Valencia në anën tjetër humbi rastin të kalojë në pozitën e tretë dhe do të vazhdojë të mbetet në të katërtën me 56 pikë, një më pak se Sevilla.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi