Agjenti sllovak tregon fytyrën në internet në kërkim të femrave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

25042009

Mesazh 

Agjenti sllovak tregon fytyrën në internet në kërkim të femrave




Vetmia dhe dëshira që së paku nëpërmes internetit t’ia gjej vetes një dashnore e kanë shtyre një agjent të Shërbimit inteligjent sllovak (SHIS) të harroj kujdesin dhe ligjin, prandaj ka publikuar fotografinë e tij në njërin prej portaleve lokale për njohje me femra.

Për fatin e tij të keq profilin e përdoruesit "dodi4321" në atë portal dhe fotografitë e mashkullit të ri në rroba të prera mirë nuk i kanë parë vetëm dashnoret potenciale, por edhe kolegët e tij të punës të cilët automatikisht e kanë paraqitur tek drejtori i SHIS-it.

Ndryshe, agjenti, siç shkruan gazeta lokale SME, është shef i kontrollit të SHIS-it, e sipas ligjit në publik paraqitet me identitet të rrejshëm dhe emri i tij dhe dukja kategorizohen në informata të besueshme.

"Në profil është fotografia e tij. Të gjithë e njohim, kalon afër nesh në punë. Kjo është qesharake dhe joprofesionale”, kanë protestuar kolegët e tij tek drejtori i SHIS-it.

Dodi4321 pas kësaj letre shpejt është zhdukur nga portali për njohje, por fjalët për “maskarallëkun” e tij kanë arritur shpejt deri në parlamentin e vendit dhe deputetët janë duke kërkuar që afera të hulumtohet tutje.

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi