Bogdani: Italinë nuk e zgjedh para Shqipërisë

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

19032009

Mesazh 

Bogdani: Italinë nuk e zgjedh para Shqipërisë






Fati donte që Erjon Bogdani të rikthehej si protagonist në Romë.

Në stadiumin “Olimpiko”, sulmuesi 31-vjeçar tha fjalën e tij dhe me golin e shënuar përballë Lacios rifitoi besimin e Kievos.

Një ndeshje që ndryshoi rrjedhën e sezonit. Edhe pse së fundmi është lënë jashtë Kombëtares për ndeshjet eliminatore me Hungarinë dhe Danimarkën, në një intervistë të gjatë për “L’Arena”, “Er-Bomber” deklaroi se në zemrën e tij ka vetëm Shqipërinë dhe këtë nuk do ta ndryshonte as nëse do t’i premtonin një vend titullari në përfaqësuesen e Italisë.

Erjon, çfarë mendove kur trajneri Di Karlo të tha: është momenti yt?


Erdhi rasti im, duhet me patjetër të bëj një paraqitje të mirë. Kur të vijë mundësia…


Duhet të shënosh. Arrite ta përshëndesje rrjetën, po më pas?


Mendova: sa mirë… u riktheva. Shpërdorova dy raste, por e ndiej se tashmë sezoni ka marrë një tjetër drejtim.


A është e vërtetë se deri përpara ndeshjes me Lacion po mendonit të largoheshit?


Normale, për aq kohë sa nuk luaja. Kur nuk aktivizohesh mendon shumë gjëra. Jam pothuajse 32 vjeç dhe duhet të luaj. Duke parë ecurinë e këtij viti, po mendoja sezonin e ardhshëm. Kërkoja një zgjidhje për këtë situatë.


Çfarë ka ndryshuar pas golit?

Goli të ndihmon, shpresoj të kem mundësi të tjera, të aktivizohem si titullar dhe të ndihmoj skuadrën në garën për mbijetesë.

(Intervisten e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te gazetes "Shqip")
avatar
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi