Duffy dominon çmimet britanike të muzikës

 :: News.... :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

23042009

Mesazh 

Duffy dominon çmimet britanike të muzikës




Këngëtarja e muzikës soul nga Uellsi ishte ylli i ceremonisë së ndarjes së çmimeve britanike për muzikën, e cila u zhvillua të martën në Londër.
Duffy që nuk ishte shumë e njohur një vit më parë, mori tre çmime, përfshirë edhe atë për albumin më të mirë britanik.

Çmimi për albumin më të mirë iu dhurua nga legjenda e muzikës pop, po nga Uellsi, Tom Jones.

Katy Perry fitoi si këngëtarja më e mirë ndërkombëtare, ndërsa Kanye West këngëtari më i mirë ndëkombëtar.

Çmimi për kontribut të jashtëzakonshëm për muzikë iu dha grupit anglez Pet Shop Boys.

Elbow, grupi nga Manchester, fitoi në kategorinë grupi më i mirë britanik, kurse grupi amerikan i muzikës rrok, Kings of Leon fituan në kategoritë grupi më i mirë i huaj dhe albumi më i mirë.

Surpriza e natës ishte grupi britanik, Coldplay që nuk mori asnjë çmim, megjithëse albumi i tyre Viva la Vida ishte më i shituri i vitit të kaluar.

visar
Anetar/e 33 %
Anetar/e 33 %

Numri i postimeve : 98
Registration date : 16/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi