UEFA shpall luftë racizmit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

23042009

Mesazh 

UEFA shpall luftë racizmit




Ndeshjet e futbollit do të ndërpriten për 10 minuta në rast se tifozët do të lëshojnë kore raciste ndaj futbollistëve në fushë. Kjo është deklarata e presidentit të UEFA-s Mishel Platini gjatë vizitës së tij në Romë, në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Ligës së Kampionëve nga Mançesteri. Këto fjalë vijnë pas fyerjeve masive që iu bënë futbollistit të Interit Mario Baloteli në ndeshjen ndaj Juventusit ditën e shtunë dhe që çoi në dënimin e bardhezinjve për një ndeshje pa tifozë.
“Ne do të vendosim që ndeshja të ndërpritet 10 minuta nëse vërehen gjëra të tilla në stadium. Dhe nëse koret raciste vazhdojnë, atëherë ndeshja do të ndalohet përfundimisht. Por, për të bërë këtë duhet kurajo”, tha presidenti i UEFA-së, Mishel Platini.
Baloteli shënoi golin e vetëm për Interin në barazimin 1-1 të shtunën. Ai është me pasaportë italiane, por rrjedh nga një familje ganeze.
Pas koreve raciste, Juventusi kërkoi falje, ndërsa presidenti i Interit, Masimo Morati, tha se nëse do të kishte qenë në Torino, do të kishte tërhequr skuadrën nga fusha. Në Romë ishin të pranishëm edhe ambasadori i Mançester Junajtid Ole Gunar Solskjaer dhe shefi ekzekutiv i këtij klubi, Dejvid Xhill, që dorëzuan trofeun e Champions League të fituar vjet në Moskë.
Visar Ismani
vi.sarismani@liv
e.com

visar
Anetar/e 33 %
Anetar/e 33 %

Numri i postimeve : 98
Registration date : 16/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi