Verderi dhe Leverkuzeni në finale për Kupën e Gjermanisë

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

23042009

Mesazh 

Verderi dhe Leverkuzeni në finale për Kupën e Gjermanisë




Verder nga Bremeni është finalisti i dytë i Kupës së Gjermanisë (DFB), pasi në “Nordbank Arena” ka mposhtur Hamburgun vendës pas ekzekutimit më të mirë të penalltive (1:3). Takimi pas 120 minutave përfundoi pa fitues (1:1). Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Mertesakerit (11’), derisa Oliç barazoi në minutën e 67-të.
Në vazhdime u zhvillua një lojë e hapur, ndërsa ndryshim të rezultatit nuk pati, ndonëse Hamburgu pati një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të kapitenit të Hamburgut, Jarolim. Portieri i mysafirëve Vise mbrojti tri penallti dhe është më i merituari që skuadra e tij do të përballet në finalen e 30 majit në Berlin me Bajer Leverkuzenin.
“Farmaceutët” një ditë më herët në LTU-Arena të Dyseldorfit mposhtën pas vazhdimeve ekipoin e Ligës së dytë –Maincin (4:1).
Gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë
Hamburgu – Verderi 1:3 pas penalltive 1:1, 1:1 (0:1)
Oliç 67’ – Mertesaker 11’
Të martën
Dyseldorf: Bajer (L) – Mainc 4:1 (1:1, 0:0)
Haristeas 82’, Vidal 93’, Rolfs 104, Kadlec 117 – Banke 89’

visar
Anetar/e 33 %
Anetar/e 33 %

Numri i postimeve : 98
Registration date : 16/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi