Kanceret...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kanceret...

Mesazh nga donbeco prej Mon Mar 16, 2009 11:56 pm

kanceri eshte semundje gjenetike
(qenka i fiksuar fare me gjenetiken ky do te thoni ju.e verteta eshte qe sot per sot pjesa me e madhe e semundjeve kane si faktor shkaktues nje faktor gjenetik keshtu qe kjo gje nuk duhet te na cudise)
kjo mund te jete gjeja me e rendesishme qe mund te jete gjetur per kancerin pastaj te tjerat kane qene thjesht rrjedhim i kesaj gjetjeje.

tek kanceri gjeja qe vihet me re eshte fakti qe kemi nje ndarje te pakontrolluar te qelizave si pasoje e ndryshimeve te mekanizmave qe e bllokojne kete gje.keshtu qe shihet nje ndarje e pakontrolluar qe ne pak kohe con ne nje mbledhje te qelizave qe formojne pikerisht kancerin....
ne nje liber qe kam lexuar thonte:e vetmja menyre per te mos u semure nga kanceri eshte te mos kesh lindur!!!ndoshta kanceri tek njerezit sjell shume frike por per sa i perket shkencetareve u ben shume pershtypje sepse i ka ndihmuar te gjejne shume gjera te reja rreth asaj strukture qe bota ka 200 vjet qe po e studjon:QELIZA.aq e vogel sa eshte dhe akoma ka aftesi te na cudise!!!

ashtu si ne cdo semundje shkaku kerkohet ne origjine.ne ndihme per kete teme do tu vije edhe tema e gjenetikes qe do te plotesoje boshlleqet qe mund te ngelen ne kete teme...

kanceret ne pergjithsi ndahen ne 2 grupe qe i quajne beninj dhe malinj.emertimi i tyre varet nga karakteristikat e kancerit:
kanceret beninj dhe malinj dallohon ne mes tyre prej
-shkalles se diferencimit te qelizave qe e perbejne
-shpejtesia e rritjes se kancerit
-aftesia qe te jape metastaze(metastaza si koncept eshte aftesia qe ka kanceri qe te le vendin e tij fillestar dhe me ane te gjakut ose linfes te vendoset ne nje vend tjeter qe mund te jete ose afer ose larg vendndodhjes origjinale.

e qe ti kapim keto pika nje e nga nje:
pika e pare eshte shkalla e diferencimit te qelizave:normalisht nje kancer diagnostikohet me ane te biopsise pasi qe disa karakteristika te ndryshme ose analiza te ndryshme japin nje dyshim ne ate drejtim.qelizat kancerogjene mund te prodhojne edhe sunstanca te ndryshme qe normalisht ne gjak nuk jane ose jane ne nje perqendrim shume te ulet dhe nje rritje e saj con ne nje dyshim per kancer.e qe po thoja ne biopsi mund te shofim me ndihmen e nje microskopi qelizat e indit te marre dhe shpeshhere mund te dallojme qeliza qe jane ne ndarje e siper ose qe kane forme te crregullt.sic thashe kanceri eshte nje proces ku ndarja e qelizave ka dale jashte kontrolli dhe qelizat ndahen sa me shpejt qe munden....

ne pergjithsi numri i ketyre qelizave qe ndahen ne rastet e kancereve beninj(te mire te themi) eshte me i ulet dhe numri i qelizave te diferencuara qe e perbejne kancerin jane me te medha.ne nje fare menyre qelizat e kancerit beninj si nga ana strukturore edhe nga ana funksionale jane pak a shume si qelizat normale te trupit.ky ne fakt eshte nje nga veshtiresite qe duhet te kapercehen ne rastet kur kerkohet nje diagnostikim kanceri sepse muud edhe te coje ne gabime.ne raste te tilla ne pergjithsi si tipar ndares merret menyra se si jane vendosur qelizat ne indin qe analizojne.ne qelizat kancerogjene malinje nuk kemi nje grade shume te madhe diferencimi.ne pergjithsi ketu shihen qeliza ne cdo stad te mitozes prandaj mund te themi qe qelizat e nje kanceri malinj nuk jane te diferencuara te gjitha dhe paraqesin nje variabilitet te madh si nga ana strukturore edhe nga ana funksionale.
pak a shume kjo eshte per sa i perket dallimit te dy llojeve te kancereve nga ana e diferencimit te qelizave.

kam harruar te shtoj qe nje ndryshim tjeter ndermjet 2 llojeve te kancerit eshte edhe forma e jashtme qe ne shume raste bie ne sy.me ka rene rasti te shoh figura qe paraqesin adenoma(kancer beninj)dhe karcinoma(kancer malinj)(keto jane emrat e pergjithshem sepse ka dhe shume nenemertime) dhe zakonisht dallohen edhe nga forma megjithse biopsia e jep gjithone pergjigjen me te sakte.

per sa i perket rritjes se kancereve mund te them se si rregull i pergjithshem eshte qe nje kancer beninj rritet me ngadale se nje kancer malinj megjithse kjo nuk eshte per tu konsideruar si definitive per faktin se ka kancere qe megjithse jane beninj rreten me shpejt.nga ana perberese e kancerit rritja e tij varet nga struktura e vet:kanceri ne pergjithsi esshte i perbere nga parenkima dhe nga stroma.parenkima eshte e perbere nga qeliza qe nuk ndahen me kurse stroma eshte pjesa e qelizave qe ndahen dhe qe jane pergjegjese per rritjen ne dimensione te kancerit,prandaj sa me e madhe stroma aq me e madhe rritja.ketu ka rendesi edhe grada e modifikimit te qelizave qe futen ne mitze sic do te permend me vone.informacione te tjera do ti them me vone per sa i perket faktoreve qe limitojne rritjen e qelizave kancerogjene sepse nese e marrim nga ana logjike kemi qe cdo qelize e stromes ndahet dhe rritja e kancerit behet ne menyre eksponenciale.kjo con ne mendimin qe me rreth 20 ndarje arrihen dimensione ekstreme por kjo gje normalisht nuk ndodh per shume arsye qe varen si nga trupi edhe nga vete kanceri si perberje dhe si zone ku ka filluar.thashe qe kanceri mund te dallohej ne pergjithsi edhe nga forma e tij...(dua thjesh te kujtoj qe keto informacione jane thjesht per qellime informative dhe nuk jam pergjegjes per pasojat qe mund te kete tek njerezit.pse kjo gje?sepse fjala kancer sjell tek njeriu nje gjendje te keqe emocionale dhe per faktin se kam qene prezent tek nje person ne prag te vdekjes ne spital dhe kishte kancer dhe ju siguroj qe nuk eshte gje e kendshme sidomos ne ate gjendje qe kishte mberritur...prandaj sa me shume di per nje gje aq vesves behesh.kete gje ketu ia kam thene kujtdo qe ka dashur te di ndonje gje rreth kancereve.ne pergjithsi kam vene re se edhe profesoret vete bejne shume kujdes ne menyren se si i thone informacionet dikujt qe eshte i semure me kancer)...


forma dhe metastaza
« Përgjigjja #5 më: 06-05-2005, 18:10:11 »
Citojeni
per sa i perket dallimit te kancerit nga ana e formes mund te them qe eshte nje forme mjaft e lehte per tu vezhguar.zakonisht nje adenome ka nje forme qe paraqet nje kapsule dhe i gjithe kanceri paraqitet brenda kesaj forme ose me mire te themi brenda kesaj kapsule dhe nuk del jashte saj.ndersa ne rastet e nje karcinome zakonisht kjo kapsule nuk eshte e kufizuar ne nje menyre te qarte sic eshte tek adenoma dhe paraqitet shume e deformuar dhe ne disa raste eshte edhe e care per faktin se kanceri vete e ka si karakteristike rritjen e shpejte dhe kapsula nuk eshte me ne gjendje ta mbaje brenda.kjo karakteristike eshte mjaft e rendesishme per faktin se perben nje faktor shqetesues per faktin se mund te jete nje forme kanceri qe mund te ket paraqitur metastaze.metastaza ka kuptimin qe kanceri emigron nga zona e origjines drejt nje vendi tjeter ku edhe vendoset.por qe ta beje kete duhet te paraqese shume molekula gjate rruges se saj qe do ta bejne te mundur lenien e zones se origjines,migrimit dhe ne fund vendosjes ne zonen e re.kjo gje jo gjithmone eshte e mundur per faktin se trupi vete mundohet ta kufizoje kete aftesi te karcinomes qe te shperndahet.por ne pergjithsi duhet te kemi parasysh faktin qe kur eshte karcinome ka mundesi te shperndahet dhe te jape metastaze.dhenia e metastazes mund te themi qe eshte nje shenje mjaft e keqe dhe e shkurton shume jeten e pacientit ose me mire te themi sjell nje gjendje qe edhe sikur te zhdukej do te leje gjithmone pasoje tek pacienti.arritur ne kete pike vetem kemioterapia ose nje terapi me hormone eshte ne gjendje te jape nje fije shprese.si vepron kemioterapia(cilet karakteristika te kancerit shfrytezon)dhe pasojat qe mund te kete do ti permend me vone...per sa i perket menyres se si gjehet metastaza...
leucemite jane kancere te qelizave te gjakut dhe ne mund te klasifikohen edhe ne baze te qelizave qe kanceri godet si dhe ne baze te menyres se si shfaqet kanceri:kemi leucemi mieloide ku qelizat qe goditen jane qelizat e bardha pervec linfociteve B dhe T(neutrofilet,bazofilet etj) dhe linfoide kur jane te goditura keto dy te fundit...ne baze te shfaqjes mund te themi qe kemi leucemi akute dhe kronike...tek ajo akute qelizat qe futen ne qarkullim jane gati komplet te padiferencuara kurse ne ate kronike kemi qelzia pjeserisht te diferencuara deri tek ato te diferencuara por qe mbajne me vete mutacionet qe kane cuar ne trasformimin e tyre ne qeliza kancerogjene.per sa i perket menyres se si formohen mund te them qe leucemite jane semundje ku nje qelize peson nje mutacion fillestar qe e trasformon ate ne nje qelize qe ndahet ne menyre te pakontrolluar dhe klonet qe formon kjo qelize e percojne kete mutacion duke krijuar keshtu qeliza qe nuk e kryejne funksionin e tyre ne menyre normale...kjo gje mund te coje ne nje rritje te numrit te qelizave te bardha dhe te shkaktoje simptoma te ndryshme duke filluar qe nga nje lodhje te trupit,temperature,vjellje atj deri tek infeksionet e ndryshme nga organizma qe normalisht do te ishin shkaterruar nga nje sistem imunitar normal...ne pergjithsi me ato qe kam une si informacione per momentin terapite jane treguar te pafuqishme per ta mposhtur si semundje sepse megjith kemioterapite e ndryshme qe mund te behen vetem 25% e pacienteve
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi