Sherimi i diabetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sherimi i diabetit

Mesazh nga donbeco prej Mon Mar 16, 2009 11:55 pm

Nje shprese e re ne luften kunder diabetit

Zbulohet molekula qe ju ben te bini nga pesha

Sot, diabetike jane me shume se 23 milione ne te gjithe boten, por ritmi i shtimit te tyre rreth 7 milione te semure ne vit eshte i pandalshem. Nje rritje e pakontrolluar dhe marramendese. Nje emergjence, se ciles mjeket dhe shkencetaret nga e gjithe bota i jane pergjigjur me nje sere kunderlevizjesh. Mes ketyre eshte edhe eksperimenti mbi nje molekule, ne gjendje te kontrolloje diabetin dhe me efikasitetit te krahasueshem me ate te insulines, por qe me shume nga insulina, te ndihmon te biesh ne peshe. Emri i saj shkencor eshte "exenatide". I pari i nje serie te re ilaeesh "exenatide" nuk eshte akoma i disponueshem ne farmacite e Evropes, madje ne Itali mendohet te mberrije rreth shtatorit te vitit 2007. Megjithate, rezultatet e dy eksperimenteve klinike te prezantuara para disa ditesh ne Kopenhagen premtojne se ilaei i ri do te ndihmoje ne prishjen e binomit "diabet-obezitet". Te pakten ky ishte skenari i asaj qe u paraqit ne Kopenhagen, ne kongresin e 42 te Shoqates evropiane per Diabetin dhe qe i shtyn specialistet te hedhin hipoteza se kemi te bejme emergjence te vertete shendetesore. "Vetem disa vjet me pare mendohej se ne vitin 2025 te semuret mund te arrinin ne 250 milione. Ndihemi te detyruar te rishikojne parashikimet tona dhe te flasim per katastrofa globale. Ne vitin 2025, numri i te semureve do te jete 350 milione, nga te cilet 80 per qind te semure do te jene ne vendet ne zhvillim", tregon Martin Silink, president i Shoqates Nderkombetare te Diabetit. Vende me te ardhura te vogla, ku do te jete e veshtire, ashtu sie ndodhi me te semuret me AIDS, te gjesh para dhe te hartosh strategji per te trajtuar te semuret. "Megjithese diabeti eshte nje semundje e rende, qe meriton kujdes te madh", vazhdon Silink. Nga ana tjeter, ne vitin 2007, perballe 3,5 milione vdekjesh per shkaqe te lidhura ame diabetin, eshte parashikuar nje harxhim global mes shumes 215 dhe 375 miliarde dollare per kostot e semundjes dhe komplikacionet e saj te tmerrshme. Gjithashtu, ne ditet ne vazhdim do te prezantohen ne kongres edhe linjat udherrefyese per te trajtuar pacientet diabetike dhe me probleme te zemres, duke pranuar shperndarjen e kurave ne te gjithe globin. Nderkaq, problemi kryesor eshte perballmi i emergjences. Per kete, nga Kopenhageni diabetologet nga e gjithe bota u bejne apel te gjitha qeverive te shteteve te ndryshme te botes: miratimin e nje rezolute nga te gjitha shtetet, qe e percakton diabetin si nje semundje sociale. Megjithate, deri tani asnje vend evropian nuk ka firmosur. Per kete duhen te pakten firmat e njezet shteteve. Italia, qe ka nje shkolle diabetologjie me tradite te afirmuar, pervee tre milione te semureve (te tipit 2) dhe nje milion te padiagnostikuarve, sepse ne fillimet e saj semundja nuk ka asnje shenje, duhet te luaje rolin e saj. Pa folur ketu per Shqiperine, ku numri i diabetikeve eshte i madh. "Do teu kerkojme ministrive te te gjitha shteteve ne bote qe ta mbeshtesin kete iniciative, ne menyre qe ta perballojme me sukses kercenimin e kesaj semundjeje qe na rrethon. Propozojme gjithashtu te taksohen te gjitha ato ushqime qe permbajne shume kalori dhe ushqimet e padeshiruara, sidomos pijet dhe ato qe permbajne shume sheqer. Gjithashtu, te dyfishohen oret qe u kushtohen aktiviteteve sportive, neper shkolla te garantojne nje akses falas per aktivitet sportive, sidomos te rinjve, te mos transmetojne spote publicitare per ushqimet femijeve, tei detyrojne ndermarrjet e medha te shkruajne neper etiketat e produkteve jo vetem kalorite e nje ushqimi, por edhe perqindjen e yndyrave, sidomos te atyre me te rrezikshme. Duke permiresuar stilin e jeteses reduktohen ne menyren me te mire te mundshme faktoret e rrezikut. Nje femije obez dhe mbipeshe sot, ka 30 deri ne 40 per qind mundesi per teu bere diabetik neser", perfundoi Silink

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve: 588
Age: 20
Location: alone in my world
Registration date: 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi