Produktet zbardhuese prishin dhembet...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

23042009

Mesazh 

Produktet zbardhuese prishin dhembet...




“Një buzëqeshje vezulluese”, ky është premtimi i shumë produkteve për zbardhimin e dhëmbëve që mund të blihen në farmaci. Por së bashku me dyshimin e rezultatit, është edhe një efekt i dytë jo më pak i rëndësishëm: dëmtimi i smaltit. Lajmi vjen nga një studim i publikuar në revistën “Journal of Dentistry”, që, sipas tij, duhet të bëjmë kujdes me disa produkte, veçanërisht ato të “kategorisë së parë”, të cilat përmbajnë formula të rrezikshme. Studiuesit e “Ohio State University” (SHBA) kanë zbuluar se këto lloj produktesh, edhe pse nuk mund të dallohen me sy të lirë, prishin smaltin, i cili mund të rikuperohet nëse dhëmbi është i shëndetshëm. “Po flasim për një shkallë shumë të vogël. Por, edhe pse efekti mund të mos jetë i dukshëm për syrin e njeriut, është njëlloj i rëndësishëm për studimin, sepse na tregon se sa duhet të përmirësohen produktet”, ka thënë doktori, i cili drejton studimin. Testi i pesë produkteve zbardhuese
është kryer duke i aplikuar trajtimet te dhëmbët e njeriut. Duke krahasuar rezultatet dhe gjendjen shëndetësore të dy dhëmbëve të trajtuar në krahasim me të tjerët që nuk i ishin nënshtruar trajtimit, është vënë re se smalti dhe elasticiteti i sipërfaqes së dhëmbëve të trajtuar ishte reduktuar, edhe pse në masë të
vogël. Në fakt, efekti zbardhues nuk e përmirëson gjendjen e dhëmbëve. Zbardhja e dhëmbëve arrihet falë peroksidit të hidrogjenit, i cili “sulmon” molekulat pigmentale të smaltit, duke bllokuar refl ektimin e ngjyrës së verdhë (natyrale) poshtë. Pas rezultateve, doktori ka komentuar: “Sot njerëzit janë të prirur të mendojnë se bukuria e dhëmbëve qëndron te zbardhja, që mund të arrihet pas disa seancave trajtim. Ne e dimë se çdo mjekim, sado i lehtë të jetë, ka efekte anësore. E njëjta gjë ndodh edhe me zbardhjen”. Pra është më mirë të kemi dhëmbë pak të zverdhur dhe të shëndetshëm.
Një buzëqeshje e bukur, që nxjerr në pah dhëmbë të bardhë e të shkëlqyeshëm, është padyshim një armë e fortë joshjeje dhe veçanërisht vetëvlerësimi.
Por, me kalimin e kohës, ngjyra natyrale e dhëmbëve tona fillon të errësohet, për shkak të pigmentit të ushqimeve dhe pijeve që konsumojmë, ose substancave të tjera si duhani, kafja etj. Gjithsesi, ngjyra natyrale e dhëmbëve është subjektive. Në natyrë nuk ekzistojnë dhëmbë të bardhë si porcelani: ngjyra e tyre anon tek e verdha dhe grija. Zakonisht kaninët (dhëmbët e qenit) kanë ngjyrë më të errët se dhëmbët e tjerë. Të kujdesesh për dhëmbët do të thotë t’u ofrosh personave që të rrethojnë simpati dhe dashamirësi, duke kontribuar kështu që imazhi juaja të përmirësohet para të tjerëve. Sipas rezultateve të disa statistikave
të fundit, në nivel botëror, 50 për qind e popullsisë nuk janë të kënaqur me ngjyrën e dhëmbëve të tyre.
avatar
lirim
Fillestar/e
Fillestar/e

Numri i postimeve : 23
Registration date : 22/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi