100 kampjonatet me te fort ne boten e Futbollit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

23042009

Mesazh 

100 kampjonatet me te fort ne boten e Futbollit




Kampionati shqiptar i futbollit vazhdon të ketë rritje për sa i përket konkurrencës dhe luftës sportive për titull. Në renditjen botërore të ligave më kompetitive dhe të forta në botë, Superliga shqiptare renditet në vendin e 53-të, duke fituar 8 pozicione nga renditja e mëparshme. Për vitin 2007 kampionati ynë pozicionohej në vendin e 61-të ndër 100 ligat më të mira në botë. Teksa vendin e parë e ka marrë kampionati argjentinas, i cili ka mbizotëruar ndaj elitarëve të Evropës.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Internacionale e Futbollit, Histori dhe Statistika. Kjo e fundit ka përzgjedhur 100 kampionatet më të rëndësishme në botë dhe duke u bazuar në një sërë kriteresh ka bërë edhe klasifikimin e përgjithshëm. Kriteri kryesor është lufta për titull e skuadrave. Kompetiviteti në kampionatin shqiptar mes Dinamos dhe Partizanit deri në javën e fundit të kampionatit ka bërë që Superliga të njohë një ngritje në këtë renditje. Në të njëjtën linjë kompetiviteti me Boka Xhuniors, River Plate, Indipiendete në Argjentinë, ka ngritur në piedestal këtë kampionat, i cili pas shumë vitesh arrin të marrë vendin e parë në botë. Nga ana tjetër, supermacia e padiskutueshme e disa skuadrave në kampionate si ai kroat, ku Dinamo e Zagrebit doli kampion gjashtë javë para fundit, ose ai austriak, ku Salzburgu doli kampion pesë javë para fundit, ose edhe në kampionatet elitare, ku kampionët u njohën pothuajse disa javë para fundit, kanë lënë në vendet e fundit liga si ajo kroate dhe austriake ose kanë bërë të humbasin pozicione në renditje si Bundesliga, Primera Division, etj. Pra, nuk është se skuadrat shqiptare janë më të forta se ato kroate dhe austriake, por se në këto kampionate skuadra kampione dihet që në javët e para të kampionatit dhe mungon kompetiviteti. Superliga shqiptare në këtë klasifikim ka arritur të marrë 151 pikë, duke lënë pas superligën gjeorgjiane, kineze, bullgare, serbe, daneze, hungareze, polake, irlandeze, sllovene, suedeze, norvegjeze, etj. Ndërkohë që për vitin 2007 Superliga shqiptare pati marrë 137 pikë. Kriter tjetër është edhe tek numri i futbollistëve nga këto kampionate që luajnë me skuadra kombëtare. Kështu, vetëm në kombëtaren shqiptare gjatë këtij viti ish-trajneri Oto Bariç dhe tekniku aktual, Arie Haan, kanë grumbulluar shpeshherë më shumë se dhjetë futbollistë nga kampionati shqiptar. Ndërkohë që edhe disa prej të huajve (sidomos futbollistët afrikanë) kanë qenë përzgjedhur nga përfaqësueset përkatëse, ndonëse këta të fundit numërohen me gishta (Abraham, Abanda, Sasha Delain etj). Për t'u theksuar në këtë renditje është mbizotërimi i futbollit latin. Kështu në dhjetëshen e parë kemi katër liga nga Amerikat (Argjentina, Brazili, Meksika dhe Kili).

lirim
Fillestar/e
Fillestar/e

Numri i postimeve : 23
Registration date : 22/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi