Muri kinez shumë më i gjatë sesa që është menduar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

22042009

Mesazh 

Muri kinez shumë më i gjatë sesa që është menduar




Studimi i parë për të matur gjatësinë e vërtetë të Murit kinez ka dëshmuar se ky ndërtim është pothuajse 4.000 kilometra më i gjatë sesa që është menduar deri më tani.

Studimi gjeodezik i qeverisë, i cili ka zgjatur dy vite, ka dëshmuar se Muri kinez shtrihet në 8.850 kilometra, derisa është besuar se është i gjatë rreth pesë mijë kilometra. Gjatësia e mëhershme e murit kryesisht është marrë nga të dhënat parahistorike, mirëpo asnjëherë në kohërat më të reja nuk është matur zyrtarisht.

Teknologjia infra e kuqe dhe ajo GPS ka ndihmuar në gjetjen e disa pjesëve të murit të cilat me kohë janë fshehur nën stuhitë e rërës.

Shkencëtarët kanë zbuluar pjesë të reja të murit të cilat janë ndërtuar në kohën e sundimit të dinastisë Ming e cila në Kinë ka sunduar prej vitit 1368 deri në vitin 1644. Funksioni i ndërtimit në fakt ka qenë kufi për të mbrojtur pjesën veriore të principatës së atëhershme kineze.

Studimi do të vazhdojë gjatë 18 muajve të ardhshëm për të shënuar të gjitha pjesët e murit të ndërtuara gjatë sundimeve të dinastive të ndryshme.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi