Arshavin prish planet e Liverpoolit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

22042009

Mesazh 

Arshavin prish planet e Liverpoolit




Katër gola të shënuar nga Andrei Arshavin i kanë dhënë një pikë të Arsenalit në derbin e Ligës Premier përballë Liverpoolit në Anfield, që përfundoi me plot tetë gola (4-4), duke prishur kështu edhe planet e Rafa Benitez për të krijuar epërsi pikësh ndaj Manchester United.

Megjithëse pak i vërejtur në pjesën e parë, kur shënoi njërin gol, rusi ishte i saktë në të gjitha rastet në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola të cilën goditën shpresat e Liverpoolit në garë për titullin e ligës.

Pjesa e parë

Megjithëse vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, ishin topçinjtë ata të cilët krijuan epërsinë me anë të rastit të vetëm të pastër.

Pas 35 minutash lojë, Mascherano humbi topin në afërsi të golit të Pepe Reina, dhe kapiteni Cesc Fabregas gjeti Andrei Arshavin, i cili dërgoi topin në rrjet me anë të shtyllës së sipërme.

Të kuqtë në anën tjetër patën disa raste shënimi, por që të gjitha u ndaluan nga mbrojtja londineze, ku shtylla më e fuqishme ishte portieri Luckaz Fabianski.

Pjesa e dytë

Vendasit e filluan fuqishëm edhe pjesën e parë, por kësaj here me më shumë fat. Katër minuta pas pauzës ishte Fernando Torres që barazoi rezultatin. Pas një reagimi të dobët të Sagna, Dirk Kuyt gjeti kokën e Torres, goditja e të cilit përfundoi në rrjetën e mysafirëve (49’).

Goli i sulmuesit spanjoll u dha zemër të kuqve të cilët shumë shpejt pas barazimin morën epërsinë. Pastrimi që bëri Gibbs arriti vetëm tek Kuyt, harkimi i të cilit u dërgua në rrjet nga Yossi Benayoun (55’).

Por, në momentin më të nevojshëm për topçinjtë doli në skenë sërish Andrei Arshavin, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë, për të rikthyer epërsinë për Arsenalin.

Sulmuesi rus vodhi një top nga Arbeloa për të barazuar rezultatin në minutën e 67-të të ndeshjes, ndërsa pas tre minutash të tjera i solli edhe epërsinë Arsenalit me një goditje të bukur pas dështimit të mbrojtjes vendase të pastrojë topin para portës.

Drama nuk pati të ndalur në Anfield, pasi vetëm dy minuta më vonë Fernando Torres shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Liverpoolin.

Arsenali mori edhe një herë tjetër epërsinë (4-3), përmes askujt tjetër veç se Arshavin, i cili pranoi një top nga zëvendësuesi Theo Walcott, pas një kundërsulmi të shpejtë të topçinjve në minutën e fundit të kohës së rregullt. Por Liverpooli edhe një herë gjeti forcën për të barazuar, përmes golit të dytë të izraelitit Benayoun, që u shënua në minutën e katërt të minutave shtesë.

Pika e fituar e ngrit Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier me 71 pikë, sa ka edhe Manchester United që nesër pret Portsmouth në Old Trafford. Arsenali vazhdon të mbajë pozitën e katërt me 62 pikë.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi