Kaka dëshiron të jetë kapiten i Milanit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21042009

Mesazh 

Kaka dëshiron të jetë kapiten i Milanit




Mesfushori i Milanit, Leite Kaka, edhe një herë ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar me klubin italian duke thënë se ka dëshirë ta mbajë shiritin e kapitenit të klubit.

Braziliani 26-vjeçar në janar për pak sa nuk u largua nga Italia për në Manchester City, por në fund vendosi të qëndrojë në Milan. Së fundi spekulohet për një kalim të tij në Real Madrid.

“Tashmë kam thënë dhe kam dëshmuar se jam besnik ndaj këtij klubi, andaj nuk ka nevojë asgjë tjetër të shtohet. Vërtet jam i lumtur për qëndrimin në San Siro dhe jam i kënaqur nga përkrahja që kam”, ka thënë Kaka.

“I thash jo ofertës së Manchester Cityt pasi mendoj se do të kem më shumë sukses në radhët e Milanit. Që kur kam fituar aq shumë nga rosonerët, ishte e pashmangshme për mua të qëndroj”.

“Kur Paolo Maldini të pensionohet, besoj se kapiteni i ardhshëm duhet të jetë ose Massimo Ambrosini ose Gennaro Gattuso. Sigurisht se një ditë edhe unë do doja ta mbaj shiritin e kapitenit”, ka shtuar braziliani.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi