Së shpejti befasia e Sonit

 :: News.... :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

20042009

Mesazh 

Së shpejti befasia e Sonit




Këngëtarja Soni Malaj ka njoftuar se klipi i këngës së saj mjaft të suksesshme "Shpirti binjak" është afër finalizimit dhe së shpejti do të jetë para adhuruesve të saj, derisa portretin e mashkullit në klip e paraqet aktori nga Tetova, Blerim Destani.

“Tashmë klipi ka përfunduar xhirimet dhe për pak do të jetë gati”, është cituar Soni nga ‘Bluetooth’ duke shtuar se edhe ky klip është realizim i regjisorit maqedonas Alexander.

“Është një klip që ka dashur shumë punë. Personazhi i mashkullit nuk është thjesht një figurant, por bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur Blerim Destani. Të dy rolet, si për mua si për atë janë të rëndësishëm. Donim që puna të bëhej mirë dhe ngadalë, për të nxjerrë diçka vërtet të veçantë. Xhirimet kishin brenda aktrim emocional dhe interpretim nga ana e të dyve. Dua t’i dhuroj publikut një klip me histori të bukur. Skenari ishte ai që na mori më tepër kohë, derisa u zgjodh alternativa më e mirë”, ka thënë këngëtarja.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi