Arrestohen piratet e “Pay Per View”

 :: News.... :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

19042009

Mesazh 

Arrestohen piratet e “Pay Per View”




http://www.imagebee.net/images/ynja7qeko7jc3cldosxw.jpg

Nje super operacion policor, qe ka nisur ne te gjitha rrethet e vendit, ka vene ne pranga deri me tani 16 persona te akuzuar per “mashtrim kompjuterik”,qe permes klonimit ilegal kane shitur ne treg karta dhe aparate dixhitale te riprogramuara. (UPDATE)

Zedhenesi i Policise se Shtetit pohoi se te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrit kane klonuar dhe me pas u kane shitur qytetareve karta te platformes DigitAlb, paketes SuperSport, Sky dhe Nova qe transmetojne programe me pagese, artistike dhe sportive.

Sipas policise te pandehurit dekodifikonin sinjalin dhe me pas e shisnin ne menyre pirate. Hetimet per kete operacion, te quajtur “Modem” kane nisur ne tetor 2008 ne Policine e Tiranes, ndersa me pas jane identifikuar edhe disa prej pikave ku tregtoheshin aparate te tilla ne Tirane, por edhe ne rrethet Durres, Shkoder, Fier, Vlore, Berat dhe Korce.

11 persona u arrestuan gjate aksionit blic menjehere pasi gjykata ka vendosur masen e sigurise arrest me burg, ndersa pese te implikuar te tjere u ndaluan me urdher te Prokurorise se Tiranes.

Gjate kontrolleve ne banesa policia gjeti dhe sekuestroi kompjutera te markave te ndryshme, aparate dixhitale si dhe 500 cope karta plastike me cip per dekodifikim te kartave te platformes DigitAlb dhe paketes SuperSport.

Burime nga njesia Task Force e krimit ekonomik thane per Top Channel se operacioni do te vazhdoje edhe ne ditet e ardhshme, duke u shtrire ne pikat e ndryshme te llotarive sportive, ku rezulton se kryhet dhe konsumohen programet e piratuara sidomos te paketes SuperSport.
avatar
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi