Martesat e “perziera”, divorcet me te shtrenjta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

19042009

Mesazh 

Martesat e “perziera”, divorcet me te shtrenjta




Martesa që lulëzojnë me para dhe që rrezikojnë të prishen nëse këto të fundit mbarojnë. Kjo është një ndër shenjat e shumta të krizës ekonomike, e cila ka bërë që avokatët amerikanë dhe anglezë që mbulojnë çështjet e divorceve të “lahen” me para. Kur bashkëshortët kanë kombësi të ndryshme, divorci nuk është vetëm i dhimbshëm, por edhe i komplikuar, sidomos kur të mirat materiale ndodhen në një vend, pensioni në një tjetër dhe fëmijët në një tjetër vend.

Dikur martesat mes personave me kombësi të ndryshme ishin ekzotike. Sot, me globalizimin, këto martesa preferohen më tepër nga çiftet që fitojnë para dhe udhëtojnë shumë. Por kur paratë mbarojnë, gjërat ndryshojnë. Shumë familje që janë mësuar të kenë para me thasë, nuk janë më në gjendje të respektojnë marrëveshjet familjare, kur paratë mbarojnë. Por cilët janë personat që divorcohen? Ku divorcohen dhe sa para shpenzojnë? Përgjigjet janë më të komplikuara nga ç‘mund të imagjinohen. Le të marrim një rast që ka ndodhur vërtet: atë të një teksani të pasur, menaxher banke, të martuar me një franceze. Menaxheri, rezident në Nju Jork dhe një vilë të madhe në Londër, humbet punën dhe vendos të kthehet në Teksas. Gruaja, pa asnjë të ardhur, dëshironte t‘i çonte fëmijët në Francë, sepse thoshte se kishte nevojë të qëndronte me familjen e saj. Në të vërtetë kërkonte të fliste me një avokat.

Një marrje divorci në Londër mund të bëjë të fitosh miliona para: një shtëpi, ushqimet për fëmijët derisa ata të mbushin 18 vjeç. Gjykatësit britanikë mendojnë veçanërisht për nevojat e menjëhershme të çiftit, pa marrë parasysh nëse të mirat materiale janë blerë gjatë martesës ose para saj, apo nëse janë fryt i ndonjë trashëgimie. Pra e gjitha pasuria e çiftit ndahet përgjysmë. Dhe nëse gruaja është me fat, mund të marrë edhe një pjesë të pasurisë së burrit. Në Francë, gjërat funksionojnë ndryshme. Në favor të gruas është administrimi, por ushqimet për fëmijët janë me pakicë dhe zgjasin deri në moshën 8-vjeçare. Veç të tjerash, mund të të mbajë lidhur çdo marrëveshje paramartesore.

Nëse burri kërkon divorcin në Teksas, gruaja rrezikon të mbetet pa asnjë qindarkë. Në Teksas, ushqimet janë me pakicë dhe jepen deri në një kohë të caktuar. Në Shtetet e Bashkuara rregullat ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin, ndërsa kujdestaria e fëmijëve vendoset nga ligjet federale. Në pjesën më të madhe të rasteve, por jo në Miçigam e Kolorado, përjashtohen nga marrëveshja të mirat materiale të blera para martesës. Në shumë shtete të tjera të Amerikës, gjykatësit respektojnë marrëveshjet paramartesore. Jeremy Morley, një avokat njujorkez, i specializuar për çështjet e divorceve ndërkombëtare, thotë se në disa shtete, është më e thjeshtë t‘ia fshehësh pasurinë bashkëshortit/es. Për shembull, në Kaliforni bashkëshortët duhet të deklarojnë të gjithë pasurinë dhe të mirat materiale, ndërsa në Austri dhe Japoni kjo nuk është e nevojshme. Kohët e fundit, një gjyq kalifornian gjobiti një burrë me 390 mijë dollarë se i kishte fshehur së shoqes pasurinë. Në vende të tjera, një vendim i tillë do të ishte i pamundur.

Zakonisht, vendet që favorizojnë burrat nga ana financiare, ua besojnë nënave kujdestarinë e fëmijëve. Për shembull Japonia, u jep fund shpejt divorceve për baballarët e pasur që refuzojnë të shohin fëmijët e tyre. Gjyqet britanike janë strikte edhe ndaj vendimeve dashamirëse të prindërve, për shembull edhe kur njëri prej tyre i ka nxjerrë jashtë shtetit. Sipas ligjit, fëmijët duhet të jenë vazhdimisht në kontakt me të dy prindërit. Zakonisht kur martesa është në krizë, nënat janë gjithmonë të prirura t‘i rrëmbejnë fëmijët e tyre. Sipas një studioje ligjore londineze, tre vitet e fundit, rrëmbimet e fëmijëve nga njëri prind janë rritur shumë. Një prej arsyeve kryesore është liria e veprimit në Bashkimin Evropian, që u ka dhënë mundësinë miliona njerëzve, të cilët vijnë nga vendet e tjera të jetojnë ligjërisht dhe të punojnë në pjesën më të pasur të kontinentit. Kjo ka sjellë që numri i martesave mes personave me kombësi të ndryshme të rritet, e si pasojë edhe numri i fëmijëve që kanë lindur nga martesat e përziera. Por kur një marrëdhënie mes një gruaje të huaj dhe një anglezi përfundon, gruaja gjen zgjidhjen më të shkurtër, merr fëmijën pa lejen e të atit dhe kthehet së bashku me të në vendlindjen e saj. Nga ana ligjore, ky është një gabim shumë i rëndë.

Martesa që lulëzojnë me para dhe që rrezikojnë të prishen nëse këto të fundit mbarojnë. Kjo është një ndër shenjat e shumta të krizës ekonomike, e cila ka bërë që avokatët amerikanë dhe anglezë që mbulojnë çështjet e divorceve të “lahen” me para

Marrëveshja

Një marrje divorci në Londër mund të bëjë të fitosh miliona para: një shtëpi, ushqimet për fëmijët derisa ata të mbushin 18 vjeç. Gjykatësit britanikë mendojnë veçanërisht për nevojat e menjëhershme të çiftit, pa marrë parasysh nëse të mirat materiale janë blerë gjatë martesës ose para saj, apo nëse janë fryt i ndonjë trashëgimie

Pasuria

Për shembull, në Kaliforni bashkëshortët duhet të deklarojnë të gjithë pasurinë dhe të mirat materiale, ndërsa në Austri dhe Japoni kjo nuk është e nevojshme. Kohët e fundit, një gjyq kalifornian gjobiti një burrë me 390 mijë dollarë se i kishte fshehur së shoqes pasurinë. Në vende të tjera, një vendim i tillë do të ishte i pamundur

Martesa

Dikur martesat mes personave me kombësi të ndryshme ishin ekzotike. Sot, me globalizimin, këto martesa preferohen më tepër nga çiftet që fitojnë para dhe udhëtojnë shumë. Por kur paratë mbarojnë, gjërat ndryshojnë. Shumë familje që janë mësuar të kenë para me thasë, nuk janë më në gjendje të respektojnë marrëveshjet familjare
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi