Me pushime ne kozmos

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

19042009

Mesazh 

Me pushime ne kozmos




Zona e ardhshme e caktuar për qëllime kozmike do të ketë sipërfaqe 70 metra katrorë në Meksikën e Re. Është zgjedhur ky vend, sepse qielli është i pastër dhe pa re për 320 ditë në vit. Kjo do të thotë se këtu ka kushte ideale për nisjen dhe mbërritjen e mjeteve kozmike pa vështirësi. Pikërisht në këtë vend do të vijnë njerëz nga e gjithë bota dhe prej këtej do të udhëtojnë për në kozmos. Guvernatori Bill Richardson, pak kohë më parë inauguroi ndërtimin e kozmodromit “Spaceport America” dhe thotë se hobi i tij i fëmijërisë ka qenë fluturimi në orbitën rreth Tokës, ku ëndërronte të ishte i pari në këtë udhëtim komercial kozmik.

Askush nuk dyshon se si filloi kështu një garë e re për në kozmos. Vlerësohet turizmi përtej tokësor dhe deri në vitin 2020 do të mund të japë miliarda dollarë të ardhura. Miliarderët e ndërmarrjeve janë duke kërkuar bashkëpunim me kompanitë shtetërore për ndërtimin e hedhësve të raketave dhe mjediseve të shkollimit për gjithë botën.

Amatorët kozmikë kanë përshtypjen se të gjithë do të qëndrojnë në radhë për bileta. Shumica e 35 kozmodromeve që funksionojnë sot në botë janë shtetërore, në ndërtim e sipër. Gjithashtu janë edhe 8 porte private të shpërndara nga Singapori deri në Suedi.

Sipas firmës “Futron”, në vitin 2021 do të ketë rreth 15 mijë kandidatë në vit të gatshëm për të paguar në total 700 milionë dollarë për të përjetuar disa çaste mbresëlënëse.

Amerikanët, duke analizuar vërshimin e kërkesave për fluturime të tilla, kanë vendosur të ndërtojnë kozmodrome komerciale në disa shtete si në Kaliforni, Winscons-in dhe Teksas. Në 2006-ën u ra dakord që për nevoja të kozmodromeve të përshtatej ish-baza ushtarake amerikane e Oklahamës. Mendohet se pasagjerët e parë do të niseshin që këtu nga fundi i vitit 2008.

Firma “Virgin Galactic” zgjodhi për të vendosur kozmodromin kryesor të saj në Meksikën e Re. Një pjesë e objekteve të saj, për shembull dyqane, restorante dhe sallat e pritjes, do të vendosen nën tokë. “Virgin” ka në plan hapjen e porteve të reja kozmike në vende të tjera të botës. Ajo zhvilloi negociata me drejtuesit e aerodromit ushtarak britanik, RAF, që të përdorte bazën e fuqishme ajrore në Lossiemouth në veri të Skocisë, e cila ka gjatësi të përshtatshme për nisje. Firma mendon të hedhë raketa edhe nga Kinuni i Suedisë, “prej nga ku, pasagjerët do të shohin një panoramë magjepsëse të Artikut”, thotë presidenti i kësaj firme, William Whitehorn.

Edhe shtetet e tjera shprehën po ashtu dëshirën e tyre për të ndërtuar si këto objekte kozmike. Kështu, ndërmarrjet e Singaporit, por dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendosën ndërtimin e kozmodromeve të nyjave ekzistuese të komunikacionit dhe tregtisë. Por edhe vetë Singapori ka në plan ndërtimin e një objekti me kosto 115 milionë dollarë. Investuesit janë firma “Space Adventures” nga Richmond në Virgini, e cila do të organizojë ekskursionet për në kozmos, si dhe sheiku saudit, Bin Zakr Al-Kasimi, pasardhësi i fronit të emiratit Ras Al-Khaimash në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kozmodromi do të ndërtohet jo shumë larg portit ajror të Singaporit dhe nga këtej do të bëhen fluturime mbiorbitale. Po ashtu do të ngrihen edhe qendra mësimi për udhëtarët për në kozmos. Në ofertë përfshihen edhe fluturimet me gjendjen e mungesës së peshës, me xhiroskop dhe simulim fluturimesh kozmike. Do të ketë edhe qendër interaktive për vizitorët. “Singapori u zgjodh si qytet-port shtetëror”, thotë Michael Lyon, drejtor i programit të “Spaceport”-it. “Dalja në këtë situatë është një hap i natyrshëm”.

Kozmodromi, ndërtimi i të cilit planifikohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ngrihet në Ras al-Khamah, një orë larg Dubait. Do të jetë objekt më i vogël nga binjaku i tij në Singapor dhe ai i Meksikës së Re. Kontributi i pasardhësit të fronit të sheikut Al-Kasimi, siç parashikohet, do të kushtojë 30 milionë dollarë. Fillimi i guximshëm është element i programit të zhvillimit të emiratit Rasal-Khaimah. Ai përfshin hotele, qendër tregtare dhe rinovim të aerodromit. Për këto, në drejtim të Ras al-Khamah janë angazhuar një radhë ndërmarrjesh industriale dhe prodhues.

Turizmi kozmik ka ngjallur shumë emocione dhe pritje, por aspak nuk është e sigurt nëse një ditë ky turizëm do të kthehet në realitet. Në vitet ‘90 u nënshkrua ndërtimi i industrisë private, që kishte pasur synim vendosjen në orbitën rreth Tokës të satelitëve komercialë. Megjithatë ky biznes dështoi, sepse projekti për kërkesat e parashikuara për raketat nuk u plotësua asnjëherë.

Sa kohë që bileta për ekskursionin në kozmos do të kushtojë 200 mijë dollarë, turizmi kozmik do të jetë një argëtim vetëm për superpasanikët. Eric Anderson, drejtori i “Space Adventures”, thotë se kjo ndodh si në vitin 1978, kur çmimi i kompjuterëve ishte i përballueshëm vetëm për të pasurit, ndërsa sot… Por një gjë është për t‘u nënvizuar, dhe pikërisht nëse çdo gjë do të shkojë mirë, atëherë kjo degë e re e ekonomisë do të lulëzojë, e për rrjedhojë kozmosi do të jetë gjeneratori i “prodhimit” të miliarderëve.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi