Ora është Fri Oct 31, 2014 8:04 am

Të rejat e Shkencës & Teknologjis

  • Temat
  • 27092009
    Nvidia mendon se kartelat e saja të reja janë të fuqishme sesa modelet e ngjashme nga konkurrenca ATI (AMD)

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 351
  • 27092009
    Intel ka shpalosur dy procesorë të bazuar në Nehalem për tregun e pajisjeve mobile. Sipas Dadi Perlmutter, çipat që më parë janë emërtuar si ‘Clarksfield’, ofrojnë përvojën më të mirë të mundshme në laptop për lojëra të nivelit të lartë, aplikacione digjitale dhe softuer me detyra të shumta.


    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 264
  • 27092009
    Disa bloger mjaft sy mprehtë kanë spikatur një Eee PC të ri nga Asus që është paraqitur në frontin e produkteve në shitje të një dyqani onilne kinez.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 238
  • 27092009
    Seagate ka paraqitur hard diskun me kapacitet prej 2 TB dhe që veçohet me 64 MB cache. Barracuda XT që veçohet me ndërfaqe 6GB/s SATA, u drejtohet gejmerëve të rangut të lartë dhe zhvilluesve multimedial

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 254
  • 27092009
    Qosmio X500 është laptopi i ri nga Toshiba që i drejtohet tregut të personave që janë të gatshëm të ofrojnë më shumë të holla për argëtim në lëvizje.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 250
  • 27092009
    ATI ka paraqitur serinë e shumë pritur të GPU-ve, Radeon HD 5800.
    Kjo është edhe GPU-ja e parë nga AMD që ofron përkrahje për DirectX 11, Teknologji Eyefinity, OpenCL dhe DirectCompute 11.


    “Me ATI Radeon HD 5800 series të kartelave grafike që përmban procesorin më të fuqishëm në planet, AMD po ndryshon lojën, edhe në terme të performancës gjithashtu edhe në terme të eksperiencës” tha Rick Bargman nga AMD.

    “Pasi që është kartela e parë...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 243
  • 27092009


    Hulumtuesit nga MIT (Massachusetts Institute of Technology)kanë zbuluar një metodë për të vendosur një çip në fund të nervit optik që mund të përdoret për të futur imazhe elektronike drejtpërsëdrejti në tru pa nevojën e kokërdhokut të syrit.


    Teknika do të mund t’i ofronte njerëzve të verbër një shkallë të pamjeve përmes përdorimit të pajisjes kamerë/sensor të vendosur në kokë, ngjashëm sikurse tek filmat fantastik-shkencor si Star Trek.

    Sipas MIT çipi i futur në...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 338
  • 26092009


    Nëse keni menduar se Tributo Ferrari është versioni më "i trentë" i Fiat 500, jeni mashtruar.

    Shtëpia automobilistike gjermane “Hamann” ka paraqitur versionin e vet të Fiatit të vogël. Ai ka 265 kuaj fuqi dhe pamje të një luftaraku të rrugës. Nga motori 1.4 litërsh me benzinë janë nxjerrë hiq më pak se 265 kuaj fuqi me 5.630/min dhe moment rrotullimi prej 348 Nm me 4.200/min.

    Performansat tani për tani nuk janë publikuar, mirëpo është e qartë që Fiati i vogël do të mund të shtyhej...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 289
  • 26092009


    Nga fabrikat e 15 kompanive deri në fund të vitit do të duhej të paraqiteshin në treg edhe mbi 30 modele të reja të celularëve të pajisura me sistemin operativ Windows Mobile 6.5.

    Sipas portalit teknologjik Digitimes, deri në fund të vitit në treg do të duhej të paraqiteshin edhe 30 celularë të ri me këtë sistem. Në mesin e 15 prodhuesve përmenden edhe HTC, Acer, Samsung, LG, Sony Ericsson, Toshiba e HP.

    Pritet që celulari i parë me Windows Mobile 6.5 do të paraqitet në treg më 6 tetor....

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 265
  • 26092009


    Gjatë kësaj fundjave Nintendo ka për qëllim të liroj çmimet e konzolës së lojërave Wii për 50 dollarë, në mënyrë që të përcjellë konkurrencën.

    Çmimi i ri i Wii do të duhej të jetë 50 dollarë më pak dhe të kushtojë 200 dollarë, derisa ky hap vjen si rezultat i presionit çdo ditë më të madh dhe hapave agresiv të konkurrencës.

    Sony me paraqitjen e para pak kohe të PS3 Slim ka liruar edhe çmimet e konzolës në 300 dollarë, derisa shuma e njëjtë duhet të ndahet edhe Microsoft Xbox 360 me disk...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 224
  • 26092009


    Duket se edhe kompania gjigante softuerike Microsoft dëshiron të përfshihet në garë për telefonin më të mirë të mençur. Janë paraqitet fotografitë konceptuale të dy pajisjeve, prej të cilave njëra ngjanë shumë me konkurrentin Palm Pre.

    Këto fotografi dhe disa detaje për projektin i ka zbuluar blogu i njohur teknologjik Gizmodo. Sipas Gizmodos, Microsoft është duke i zhvilluar këto pajisje në bashkëpunim me kompaninë Sharp, derisa dy pajisjet e para nga seria kanë emra punues Turtle e Pure.

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 266
  • 26092009


    Popullariteti në rritje i shërbimit për mikro-blogje dhe rrjetit shoqëror Twitter siç edhe është pritur po tërheqë vëmendjen e investitorëve të ndryshëm, e siç raporton gazeta e njohur amerikane “Wall Street Journal”, shërbimi faktikisht është duke arritur të kryej një punë të madhe.

    Twitter është në përfundim e sipër të marrëveshjes me të cilën nga një grup investitorësh do të pranoj një “injeksion” financiar prej 100 milionë dollarësh, derisa vlera e përgjithshme e kompanisë thuhet të jetë rreth...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 215
  • 26092009


    Telefoni i mençur Palm Pre arrin në ofertën e operatorit të telefonisë mobile evropiane O2 në Gjermani dhe Britani të Madhe. Në Gjermani mund të blihet nga 13 tetori, derisa në Britani të Madhe nga 16 tetori.

    Britanikët do ta marrin telefonin e mençur të kompanisë Palm pa pagesë, por me nënshkrimin dyvjeçar të parapagimit mujor prej 35 funtesh. Celulari, gjithashtu do të mund të merret edhe me nënshkrimin e marrëveshjes për 18 muaj, por me parapagim më të madh mujor apo me çmim të celularit prej 97...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 233
  • 26092009


    Land Rover ka vërtetuar edhe zyrtarisht atë për të cilën është spekuluar me muaj të tërë. Prodhuesi britanik i automjeteve të terrenit dhe atyre sportive do ta shtojë edhe modelin LRX në listën e tij.

    Modeli serik i konceptit i cili për herë të parë është paraqitur vitin e kaluar në panairin e automjeteve të Detroitit do të duhej që të paraqitet zyrtarisht vitin e ardhshëm, e në shitje të del në vitin 2011.

    Edhe pse në Land Rover nuk zbulojnë shumë gjëra për modelin e tyre të ri, LRX, i...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 233
  • 26092009


    Kompania Research in Motion (RIM) ka publikuar rezultatet për tremujorin fiskal veror, në mes muajit qershor e gusht janë shitur 8.3 milionë BlackBerry. Ky rezultat është i madh se ai i deritanishmi më i miri i cili ka qenë 7.8 milionë.

    Gjithashtu, janë publikuar shifrat se aktualisht ka 32 milionë përdorues të BlackBerry, derisa gjysma e pajisjeve të shitura gjatë verës kanë në duart e përdoruesve të rinj.

    Megjithatë, përkundër shitjeve rekorde të shitjes dhe përfitimeve për 3% më të mëdha...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 233
  • 22082009

    Hulumtimi më i ri ka dëshmuar se nga numri i përgjithshëm i celularëve të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se një e katërta kanë qenë telefona të mençur – smartphones.

    Sipas hulumtimit të kompanisë NPD Group, në SHBA gjatë tremujorit pranveror nga të gjithë celularët e shitur 28% e tyre kanë qenë “të mençur”. Shitjet e këtyre telefonave, krahasuar me një vit më herët, janë rritur madje për 47%.

    Gjithashtu, është i dukshëm edhe ndikimi i këtyre telefonave në tregun e përgjithshëm...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 288
  • 22082009

    Operatori britanik i telefonisë mobile “Orange” ka paralajmëruar datën e saktë të fillimit të shitjes së celularit-orë GD910 të kompanisë LG.

    Celulari i LG-së i vendosur në shtëpizën e orës së dorës GD910 del në shitje në Britani të Madhe qysh prej muajit të ardhshëm. Operatori i vetëm telefonik i cili tani për tani e ofron atë është “Orange” dhe atë për 500 funte, që i bie diç më pak se 600 euro.

    Është interesante se bëhet fjalë për një pajisje “të dekoduar” e cila mund të përdoret në çfarëdo...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 296
  • 22082009

    Pak kohë para fillimit të panairit më të madh evropian të lojërave kompjuterike "Gamecom" kompania japoneze "Sony" ka paralajmëruar versionin më të vogël të Playstation 3, e me këtë edhe zbritjen e çmimit.

    Në këtë mënyrë kjo kompani dëshiron të forcojë pozitën e vet në tregun e video-lojërave.

    Në këtë sektor që një kohë të gjatë është supozuar për këtë hap. Pasojat e krizës ekonomike botërore po i ndjen edhe industria e video-lojërave.

    Nga shoqata gjermane e shitësve...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 242
  • 22082009

    Nga Spanja arrin Seati më i fuqishëm ndonjëherë. Seat Leon Cupra R vjen i pajisur me motorin turbo dhe 256 kuaj fuqi.

    Seat Leon Cupra R paraqet majin e ofertës së prodhuesit spanjoll. Ai është më i fuqishëm edhe se automjeti i njohur WTCC i Seatit i cili është pajisur me motorin me naftë.

    Seati më i fuqishëm ka të integruar të njëjtin motor i cili këtë punë e bën edhe nën kapakun e modelit të Volkswagenit Scirocco R. Bëhet fjalë për motorin TSI turbo prej dy litrash dhe 256 kuaj fuqi.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 239
  • 22082009

    Kah mesi i muajit shtator të këtij viti kompania Palm do të duhej të nis versionin testues të faqes së saj për shitjen e aplikacioneve të dedikuara për celularin Pre.

    Zhvilluesit e softuerit së shpejti do të mund të mund të fillojnë të shesin aplikacionet e tyre për telefonin e mençur Pre nga kompania Palm.

    Në fakt, Palm në mes të shtatorit planifikon të nis versionin testues për blerjen e aplikacioneve për Pre, derisa versioni i plotë i dyqanit online Palm App Catalog në Shtetet e Bashkuara...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 212
  • 22082009

    Disa nga javët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për shërbimin e popullarizuar për mikro-blogje Twitter.

    Jose Nazario, hulumtues i kompanisë Arbor Networks, e ka zbuluar një lëshim të sigurisë i cili lë të kuptojë se hakerët e përdorin shërbimin Twitter për të kontrolluar rrjetin e disa mijëra kompjuterëve të infektuar, dhe atë kryesisht në Brazil.

    Këto rrjete identifikohen si botnets – programe të cilat u mundësojnë krijuesve të tyre që të marrin kontrollin mbi kompjuterin e sulmuar.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 231
  • 22082009

    Kompania Asus dhe gjiganti i pajisje GPS Garmin kanë paraqitur një telefon të ri të mençur nën brendin e tyre të përbashkët Garmin-Asus. Pajisja quhet M20 dhe përmban sistemin operativ Windows Mobile.

    Sipas specifikave që Garmin-Asus M20 ofron duket të jetë bukur interesant: ekran VGA me 640 x 480 piksela, fotoaparat me rezolucion prej 3 megapiksela, lidhje HSDPA dhe GPS të Garmin, që do të thotë se do të jetë po aq kualitativ sa edhe në pajisjet e specializuara për GPS.

    Krejt kjo vihet në funksion...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 214
  • 22082009

    Derisa prodhuesit tjerë nuk rreshtin së zbuluari adutët e tyre për panairin e Frankfurtit, në Hyundai vendosur që për çështjen e trashëguesit të modelit të tyre Tucson të mbesin të fshehur.

    Prodhuesi korean na i ka ofruar vetëm dy skica pa ndonjë detaj shtesë, e deri më tani e dimë vetëm që automjeti i ri do të quhet ix35 dhe se ndoshta do të pajiset me motorin e ri turbo me benzinë me djegie të drejtpërdrejtë.

    Në mënyrë që deri diku t’i kënaqë ata të cilët mezi presin ta shohin trashëguesin,...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 237
  • 22082009

    Gjiganti teknologjik amerikan Apple i ka ofruar Bashkimit Evropian sigurime se rastet e mëhershme të shpërthimeve të pajisjeve iPhone e iPod janë vetëm “raste të izoluara”, ka njoftuar Komisioni Evropian.

    Brukseli gjatë javës së kaluar ka kërkuar sqarim nga kompania Apple të këtij fenomeni, pasi që një tinejxher francez ka pohuar se iPhone i është bërë copë e grimë para syve, derisa në Britani është paraqitur një rast i shpërthimit të playerit muzikor iPod.

    "Apple na është lajmëruar në mëngjes....

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 230
  • 22082009

    Kompania iHome ka paraqitur një produkt të cilin ende nuk e kemi hasur: në fakt, këto dëgjuese mund të funksionojnë edhe si altoparlantë të tavolinës.

    Parimi është i thjeshtë: dëgjueset me emrin zyrtar iHome iHMP5 kanë zmadhues të integruar i cili do të duhej të jetë i mjaftueshëm që t’ua ngrit zërin altoparlantëve të vegjël.

    Praktike. Mirë zëri nuk është edhe kush e di sa i mirë, mirëpo edhe nuk do të donim të gjendeshim në lëkurë të dikujt i cili rastësisht e lë zmadhuesin e kyçur, lëshon muzikën...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 268
  • 22082009

    Supozohet se kompania Sony do të shtyje prodhimin e ekraneve OLED me diagonale më të mëdha.

    Sipas gazetës së njohur amerikane “Wall Street Journal”, ekranet OLED me diagonale të mëdha mund të paraqitet vetëm gjatë vitit të ardhshëm, edhe pse fillimisht janë paralajmëruar për fundin e këtij viti.

    Arsyet e shtyrjes janë të natyrës ekonomike, pohojnë burimet e gazetës. Sipas tyre, Sony nuk dëshiron të rrezikojë me shitjen e dobët të pajisjeve profitabile, siç është rasti me televizorin OLED prej...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 238
  • 22082009

    Mu edhe siç është pritur, Lexus një muaj para hapjes zyrtare të panairit të automjeteve në Frankfurt ka shfaqur skicën të parë të konkurrentit të vet në klasën kompakte.

    Edhe pse në Frankfurt do të paraqitet mostra konceptuale, Lexus ka premtuar se versionin përfundimtar të modelit i cili në treg do të përballet me serinë 1 të BMW-së, Audi A3 dhe Volvon C30 do ta paraqes qysh në vitin e ardhshëm.

    Raporti i mangët për media të cilin kompania japoneze e ka lëshuar së bashku me skicën nuk lënë të...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 233
  • 22082009

    Çmenden për videot, lojërat dhe rrjetet për shoqërim, por janë edhe shumë të tërhequr nga bota e seksit. Kështu ka konkluduar një studim i kryer për fëmijët dhe adoleshentët amerikane nga kompania për prodhimin e softuerëve për siguri online - Symantec.

    Nga monitorimi i tre milionë kërkimeve online nga shfletuesit të moshës së vogël dhe të re, del se destinacioni i preferuar i tyre padiskutueshëm është shërbimi i kompanisë i kompanisë Google, ai YouTube.

    Ata kërkojnë aty karioke, kërcim, video...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 260
  • 22082009

    I paralajmëruar në fillim të muajit qershorit në panairin teknologjik WWDC, aplikacioni i TomTom për navigacion në iPhone tanimë është në shitje.

    Prodhuesi i pajisjeve të navigacionit TomTom ka lëshuar në shitje nëpërmes iTunes aplikacionin për pronarët e pajisjeve iPhone 3G e 3GS. Aplikacioni ofron navigacion të plotë turn by turn, navigacion me zë dhe pamje të njohur siç mund ta gjejmë edhe tek pajisjet e veçanta të navigacionit.

    Programi përdorë edhe teknologjinë e re të përcaktimit të rrugës...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 236
  • 22082009

    Facebook para disa ditësh ka filluar testimin e versionit më të lehtë të tij të dedikuar për përdoruesit të cilët kanë lidhje më të ngadalshme në internet. Versioni më i lehtë i Facebook, e emëruar Facebook Lite, aktualisht është duke u testuar në Indi.

    Facebook Lite paraqet versionin e Facebookut nga i cili janë larguar detaje të shumta grafike e si rezultat i kësaj shumë aplikacione lexohen shumë më shpejt sesa në atë standard.

    "Facebook Lite është version më i thjeshtë dhe më shpejt i...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 276
  • 22082009

    Duket se Bugatti megjithatë nuk ngopet me versionet e reja të modelit Veyron. Pas Pur Sang, Bleu Centenaire, Sang Noir e Fbg by Hermes, Bugatti po përgatitet të lansojë edhe versionin më ekskluziv deri më tani - Grand Sport Sang Bleu.

    Siç edhe e përshkruan emri, Veyron me “gjak të kaltër” është i bazuar në modelin Grand Sport, që kur merret parasysh se do ta prodhojë vetëm në 20 njësi të Grand Sport e bëjnë edhe më ekskluziv.

    Edhe pse automjeti nga aspekti mekanik nuk dallon nga versioni standard...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 240
  • 22082009

    Vetëm disa ditë kanë mbetur para blerjes së tërësishme të shërbimit të torrenteve “The Pirate Bay” nga ana e kompanisë suedeze Global Gaming Factory X. Një përdorues anonim u ka mundësuar shfrytëzuesve më besnik të këtij shërbimi të shkarkojnë bazën e plotë të dhënave.

    Në fund të muajit qershor të gjithë përdoruesit e shërbimit më të madh të torrenteve në botë i ka shokuar lajmi për shitjen e këtij shërbimi të torrenteve tek kompania softuerike Global Gaming Factory X dhe paralajmërimi i shuarjes së njëjtit,...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 248
  • 22082009

    Versioni 3.0 i rrjetit online të njohur botërisht Facebook i përshtatur për përdorim me anë të iPhone është kryer në masë të madhe, dhe se është në dispozicion për testim.

    Inxhinieri softuerik Joe Hewitt në shërbimin për mikro-blogje Twitter ka zbuluar: “Sapo kam ngarkuar aplikacionin Facebook për iPhone 3.0 në App Store".

    Ai ka theksuar se gjatë javës do të publikojë edhe më shumë detaje në lidhje me aplikacionin i cili është jashtëzakonisht i popullarizuar dhe të cilin po e testojnë ekspertët...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 229
  • 22082009

    Lenovo ka telashe të reja me bateritë në laptopët ThinkPad, mirëpo kësaj radhe ato nuk janë me rrezik për shëndetin e përdoruesve.

    Kompania Lenovo raporton mbi problemet e reja me bateritë nga linja e caktuar e laptopëve ThinkPad dhe ofron zëvendësimin pa pagesë të baterive me defekt. Fatmirësisht, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për telashet klasike me nxehjen dhe ndezjen vetvetiu, por problemet me çipat brenda baterisë.

    Laptopi me bateri të tillë paraqet një gabim të papërmirësueshëm të baterisë,...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 235
  • 22082009

    Me afrimin e shtatorit dhe datës së hapjes së panairit të automjeteve në Frankurt, prodhuesit po bëhen më me padurim. As BMW nuk ka mundur t’i rezistojë presionit, i cili na i ka zbuluar dy adutët e tij të ri.

    BMW X6 ActiveHybrid deklarohet si automjeti më i fuqishëm hibrid në botë, me fuqi të përgjithshme prej 478 kuaj fuqi të cilët i zhvillon falë motorit 4.4-litërsh V8 dhe një çifti elektromotorësh. I pajisur kështu, X6 arrin shpejtësinë deri në njëqind kilometra në orë për 5.6 sekonda, që është 0.2...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 251
  • 05072009


    Disa faqe interneti të cilat me entuziazëm përcjellin punën e BMW-së kanë publikuar një numër fotografish të automjetit kompakt sportiv bavarez - X1.
    Mu edhe siç është pritur, X1 serik vizualisht pothuajse aspak nuk ndryshon nga versioni konceptual i cili na është paraqitur në panairin e vitit kaluar në Paris.

    Fotografitë e enterierit dëshmojnë një dizajn të ri të pllakës së kontrollit duke u bazuar në atë nga modeli X3, e mu sikur tek seria e re 7 konzola qendrore është më e drejtuar kah vozitësi,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 262
  • 05072009


    Shumë shfrytëzues të iPhone 3GS ankohen në nxehjen e telefonit të ri të mençur dhe në shikim të parë të përsosur të kompanisë Apple, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.
    Edhe pse është dy herë më i shpejt sesa paraardhësi i tij, me opsione të avancuara, fotoaparat më të mirë dhe mundësi të incizimit të përmbajtjeve video, iPhone i ri duket të ketë edhe një të metë të madhe.

    Shumë përdorues të iPhone 3GS i kanë drejtuar akuza kompanisë për nxehjen e telefonit, derisa disa tjerë pohojnë se...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 307
  • 05072009


    Pas pritjes së zgjatur dhe disa versioneve eksperimentale, ekipi i cili punon në shfletuesin e internetit Firefox na e ka dhuruar edhe versionin e tij 3.5.
    Firefoxi i ri premton punë më stabile, posaçërisht kur është në pyetje JavaScript, si dhe mbështetje për standardet më të reja të uebit, siç është HTML 5.

    Në të gjendet edhe mundësia e punës private, me ç’rast Firefox nuk lë asnjë shenjë për faqet të cilat i keni vizituar, e shumë imtësira, siç është puna me tabs dhe paraqitja e faqeve të...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 237
  • 05072009


    Sipas të dhënave të kompanisë StatCounter, makina e kërkimit Bing e Microsoftit gjatë muajit qershor ka arritur të rris pjesëmarrjen e vet në treg nga 7.81 % në 8.23 %.
    Në ditët e para të paraqitjes rritja ka qenë edhe dukshëm më e madhe, mirëpo pasi që situata është stabilizuar të dhënat e kompanisë StatCounter tregojnë se Bing gjatë qershorit ka bërë për vete 8.23% të tregut amerikan të makinave të kërkimit, për dallim me 7.81% në maj dhe 7.21% në prill.

    Konkurrenti kryesor Google në të njëjtën...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 231
  • 05072009


    Fiat, i cili kohë më parë është bërë pronar i prodhuesit të falimentuar amerikan Chrysler, duket se jo vetëm që planifikon të shfrytëzoj distributorët amerikanë për plasimin e prodhimeve të veta në SHBA, por gjithashtu të shfrytëzoj atë të vetit për plasimin e prodhimeve amerikane në kontinentin tonë.
    Portali automobilistik “Autocar” transmeton intervistën me Sergio Marchionnen, drejtorin ekzekutiv të Fiatit, i cili thotë se Alfa Romeo i njohur si “automjeti me muskuj” evropian, mu siç është Dodge “automjeti...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 279
  • 05072009


    Kompania Apple pak kohë pas paraqitjes të përditësimit të madh të sistemit operativ iPhone OS është duke përgatitur një version të ri me mundësi shtesë.
    Zhvilluesit e regjistruar të Apple tanimë kanë qasje në versionet eksperimentale të iPhone OS 3.1. Softueri i ri sjell mundësi të gjera të editimit të video materialeve në modelin 3G S si dhe opsione shtesë gjatë përdorimit të copy e paste.

    Vet sistemi operativ supozohet të lexojë dhe punojë më shpejt, mirëpo nuk dihet nëse këto ndryshime kanë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 219
  • 05072009


    Në shërbimin e popullarizuar për ruajtjen e video materialeve kufizimi i dosjeve të cilat vendosen tani është rritur në 2 GB.
    Kufizimi prej dhjetë minutash të videos (për përdorues të rëndomtë) nuk është larguar, prandaj veprimi i fundit është dedikuar për përmirësimin e kualitetit të materialit të cilat tash e tutje do të gjenden në YouTube.

    Siç raportohet në blogun zyrtar, pos kualitetit më të lartë të videos, do të lehtë transferimi i videos (veçanërisht atij me definicion të lartë) në shërbim,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 221
  • 05072009


    Në muajin maj në aspekt global janë rritur dërgesat e kompjuterëve krahasuar me një muaj më parë, derisa suksesin më të madh e ka shënuar kompania Apple.
    Tregu global i kompjuterëve tregon shenja përmirësimi, së paku kështu pohon Kathryn Hubert nga shtëpia analitike “Morgan Stanley”. Shitjet e kompjuterëve personalë janë rritur për një për qind në maj (krahasuar me prill), derisa sipas informatave të Hubert, kompania Apple ka më së shumti arsye për të festuar.

    Kompania në muajin maj ka shituar...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 231
  • 05072009


    Nokia ka paralajmëruar versionin e tretë të softuerit për navigacion për mbi 40 modele të saja i cili vjen nën emrin Ovi Maps.
    Ovi Maps në versionin e tij të tretë sjell përmirësime të shumta nga të cilat veçohen incizimet satelitore të rezolucionit të lartë, mundësia e shikimit 2D dhe 3D në harta si dhe modelet tredimensionale në vendet e shquara të mbi 200 qyteteve të botës.

    Softueri ofron mundësimin e navigacionit për ecje në këmbë dhe vozitjes ku paraqiten informacionet për kufizimet e shpejtësisë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 217
  • 04072009


    Konzola e radhës mobile PSP Go e kompanisë Sony ka procesor dukshëm më të shpejtë nga paraardhësit e saj, njofton “Sony Insider”.
    Edhe pse specifikat zyrtare flasin për taktin prej 333 MHz, dokumentet ilustruese tregojnë se procesori mund të punojë me takt prej 480 MHz.

    Një trik të ngjashëm Sony e ka bërë edhe me modelet më të vjetra të PSP-ve.

    Se si qëndrojnë gjërat në të vërtet na duhet të presim fillimin e tetorit, kur edhe fillon shitja zyrtare e kësaj konzole në Shtetet e Bashkuara...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 207
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement