Ora është Sun Apr 23, 2017 5:40 pm

Show Biz

 :: News.... :: Show Biz

  • Temat
  • 27092009


    Ylli i ndjerë i muzikës, Michael Jackson, ishte i bindur se Madonna ishte tmerrësisht e dashuruar në të, por ai nuk e kishte të njëjtën ndjenjë për këngëtaren, pasi ajo ‘nuk ishte aspak seksi’.

    Mbreti i Popit shoqërohej me këngëtaren në vitet e hershme të 1990-tave, dhe të dy kishin dalë edhe në një sërë takimesh, por Jackson ka zbuluar se ai kurrë nuk ka pasur ndonjë interes romantik në të.

    Jackson i ka bërë komentet në një bisedë të incizuar me një mik të ngushtë.

    “Mendoj se...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 408
  • 27092009


    Djali tetëvjeçar i rokerit Liam Gallagher, Gene, është një fans i madh i grupit të muzikës dance, The Prodigy.

    Gene Gallgher, djali i yllit të Oasis me gruan e tij Nicole Appleton, është duke shqetësuar prindërit me kërkesat për të dëgjuar këngët favorite të The Prodigy, anëtar i të cilës është Liam Howlett (burri i tezes së vogëlushit).

    Howlett, i cili është i martuar me Nicole, motrën e Natalie Appleton, thotë për revistën Q: “Gene e bën të pëlcasë kokën e Nicole, në veturë, në shkollë....

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 271
  • 27092009


    Angelina Jolie nuk mendon se ajo dhe partneri i saj Brad Pitt do të luajnë krahas njëri-tjetrit edhe në një film tjetër, pasi ata tash i kanë duart të mbushura me fëmijë.

    Aktorja fituese e çmimit Oskar, e cila u takua dhe u dashurua me aktorin e pashëm gjatë xhirimeve të filmit “Mr. and Mrs. Smith”, gjatë të cilës kohë ai ishte ende i martuar me Jennifer Aniston, mendon se do të ishte fantastike nëse ajo do të punonte sërish me të, por kjo duket e pamundur.

    “Do të më pëlqente të punoja me...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 295
  • 27092009


    Natalie Imbruglia është e zhgënjyer me vëmendjen e pakët të meshkujve që pranon, që kur është ndarë nga burri i saj Daniel Johns.

    Edhe pse është e zhgënjyer me fansat e pakët meshkuj, ajo thotë se nuk i pëlqejnë dhuratat e pakëndshme që i hedhin fanset në skenë.

    “Kam marrë disa brekë që më janë hedhur në skenë gjatë Festivalit V, edhe pse kjo disi nuk funksionon për mua. Në të vërtetë ishte diçka shumë ndotëse”, ka thënë këngëtarja.

    “Vërtet nuk kam meshkuj që ndjekin koncertet...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 293
  • 27092009


    Ylli i muzikës rok, Ozzy Osbourne, tashmë mund të vozitë lirshëm nëpër qytet pasi ka kaluar testin e vozitjes pas 60 vitesh.

    Ish-anëtari i grupit “Black Sabbath”, e ka bërë të ditur këtë në faqen e tij në Twitter.com, duke ua përcjellë lajmin e gëzueshëm fansave të tij.

    “Sapo kam kaluar testin e vozitjes. Më janë dashur 60 vjet, por e kam bërë! Për të parën herë në jetën time, unë jam në vozitës me licencë”, ka shkruar Ozzy.

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 284
  • 27092009


    Lirita Halili është e para që deklaron hapur zhgënjimin nga "Big Brother". Ajo thotë se, përveçse ka humbur kohë, nuk ka përfituar asgjë tjetër nga ai shou televiziv që vajza kosovare e quan vetëm një skenar të paramenduar.

    Në një intervistë për “Shekulli”, Lirita ka thënë se nuk është penduar për asgjë që ka bërë brenda shtëpisë, por për vetë faktin që ka qenë pjesë e atij shou televiziv.

    “E vetmja gjë që jam penduar është që mora pjesë në atë shou”, thotë Lirita.
    Lirita është...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 310
  • 27092009


    Prezantuesja e emisionit “E diell” dhe njëra nga fytyrat kryesore të Digitalb, Xhemi Shehu, thotë se ky sezon do të jetë i ngjeshur për të, ndërkohë që shton se ajo nuk do të jetë gjithmonë prezantuese e këtij emisioni.

    “Pas një viti eksperience në këtë format, ne tashmë kemi studiuar pak a shumë atë që publiku vërtet kërkon të shohë gjatë të dielave. "E diell" vjen po aq e njëjtë, sa dhe ndryshe nga edicioni i kaluar. Kemi ruajtur një linjë që na identifikon si program dhe e kemi veshur atë...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 293
  • 27092009


    Këngëtarja Vesa Luma shprehet e kënaqur me sukseset e saja të deritanishme, po ashtu vlerëson angazhimet e shumta nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore, ndërsa paralajmëron videospotin e këngës "Edhe një fundvit".

    “Me sukseset e mia të deritanishme jam e kënaqur, ngase kam vullnet dhe preferoj të punoj shumë për krijimet e mia muzikore”.

    “Tani jam duke u marrë me një skenar që do ta plotësojë videoklipin e këngës ‘Edhe një fundvit’. Këtë këngë e kam lansuar në fillim të këtij viti...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 293
  • 26092009


    Britney Spears dhe Kevin Federline, do të ndajnë në mënyrë të barabartë kohën për t’u kujdesur për fëmijët e tyre deri në vitin 2010, pasi gjykata ka vazhduar marrëveshjen që i lejon këngëtares të vazhdojë t’i shohë ata.

    Këngëtarja arriti marrëveshje me ish-burrin Federline më herët gjatë këtij viti, që i lejoi asaj të kujdeset për Sean Preston dhe Jayden James, gjatë kohës sa ajo realizonte turneun e saj botëror “Circus”.

    Federline, i cili është kujdestari kryesor i fëmijëve, udhëtoi me...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 306
  • 26092009


    Anëtarja e dikurshme e grupit “Spice Girls”, Mel B, ka mohuar spekulimet se grupi i vajzave do të bashkohen për të hapur Kampionatin Botëror të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.

    Këngëtarja 34-vjeçare thotë se Geri Halliwell, Mel C, Emma Bunton, Victoria Beckham dhe ajo, nuk do të jenë pjesë e ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës, porse nuk ka mohuar mundësinë që ato mund të bashkëpunojnë sërish në të ardhmen.

    “Kupa e Botës! Thashethemet janë aq të çuditshme. Jo nuk...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 297
  • 26092009


    Ja Rule dhe DMX kanë lënë pas vetes hasmërinë dhe janë pajtuar të mërkurën mbrëma gjatë ceremonisë VH1 Hip Hop Honors.

    Reperët kanë pasur probleme që nga viti 2000, kur DMX kishte thënë se Ja Rule ia ka kopjuar stilin e tij të repimit dhe nga atëherë, ata kanë këmbyer kritik ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista të ndryshme.

    Mirëpo, në edicionin e gjashtë të VH1 Hip Hop Honours, reperët vendosën të lënë të kaluarën pas vetes dhe të pajtohen me njëri-tjetrin, ata madje bënë një fotografi të...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 305
  • 26092009


    Jessica Alba dëshiron që vajza e saj 15 muajshe të mësojë për sa më shumë kultura që është e mundur- ajo tashmë është duke e mësuar atë të flasë edhe spanjisht.

    Aktorja hollivudiane, e cila ka prejardhje meksikane, dëshiron që vajza e saj Honor të ketë mundësi të flasë edhe spanjisht edhe anglisht, dhe është e gatshme që të bëhet ‘mësuesja’ e saj.

    “Derisa gatuaj, unë i këndoj asaj këngë për ngjyrat në spanjisht dhe në anglisht. Me një fjalë e integroj mësimin në gjithçka që bëj... Mësimi...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 313
  • 26092009
    ...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 301
  • 23082009


    Aktorja amerikane Robin Wright ka vendosur te ndahet nga burri i saj Sean Penn.
    Sipas revistes “People” aktorja ka prezantuar perpara gjykates kerkesen e saj per divorcim nga Penn, kesaj here pa medyshje.

    Aktoret e martuar bashke ne vitin 1996 edhe me pare jane shprehur per nje ndarje te mundshme, por qe nuk ka ndodhur. Por kesaj here duket se Wright dhe Penn e kane seriozisht ndarjen nga njeri-tjetri.

    Ne rast te nje divorci aktori Sean Penn do ta kete divorcin e tij te dyte pas atij me...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 281
  • 23082009


    Cifti me i famshem ne bote, Brad Pitt dhe Angeline Jolie per t’u garantuar "normalitet" femijeve te tyre kane shpenzuar 52 milion euro per blerjen e nje keshtjelle ne France.
    Keshtjella e ndodhur ne Provenza ne France eshte transformuar ne nje shtepi endrrash per te gjithe familjen.

    Ajo perbehet nga 35 dhoma, secila e pajisur me nga nje vaske xhakuzi ne banjo, nje salle fitnesi dhe nje piste per ulje helikopteri.

    I pyetur nga gazetaret per kete zgjedhje Brad Pitt tha se shtepia...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 290
  • 11072009

    Noel Gallagher nuk planifikon të lansojë solo-album, edhe pse ka shkruar një numër të madh këngësh të cilat nuk janë të përshtatshme për grupin "Oasis", dhe po ashtu ai nuk dëshiron t’ia japë këngët e tij (ashtu siç ishte spekuluar) këngëtares Duffy.

    Rokeri britanik aktualisht gjendet në turne me “Oasis” pas lansimit të albumit të shtatë “Dig Out Your Soul” (tetor 2008), ndërsa pas përfundimit të këtij turneu të gjatë në gusht, Gallagher nuk planifikon asgjë tjetër përveçse të pushojë.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 283
  • 11072009

    Jennifer Aniston është kujdesur që t’ia zbukurojë ditën ekipit të filmit 'The Bounty" në Ditën e Pavarësisë së SHBA (4 korrik) duke u dhënë ditë të lirë dhe duke ua paguar një ditë më shumë.

    Aktorja vendosi që t’i lirojë punëtorët një ditë më përpara me qëllim që ata të përgatiteshin për festën e madhe, ndërsa pagat dhe shpenzimet për atë ditë i mori përsipër vetë.

    “Sa njerëz në botë do të paguanin një ekip të tërë të filmit për të pasur një ditë të lirë...? Po flasim për shumë para”, ka thënë...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 261
  • 11072009

    Vokalisti legjendar i grupit "Led Zeppelin", Robert Plant, ka marrë titullin CBE ("Commander of the Order of the British Empire") nga Princi Charles.

    Këngëtari i hitit “Stairway To Heaven” është nderuar për arritjen e tij në muzikë, sidomos gjatë kohës kur ishte bashkë me të paharruarit “Led Zeppelin”.

    Plant ka pranuar se ishte ndjerë shumë i nderuar që po merrte pjesë në një ceremoni krahas heronjve ushtarakë dhe vullnetarëve të komunitetit britanik.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 310
  • 11072009

    Modelja britanike Katie Price, e njohur si Jordan, do të rikthehet sërish në Amerikë në përpjekje për të lansuar karrierë në Hollywood.

    Mediat britanike shkruajnë se Jordan është në bisedime për të marrë role të aktrimit me një sërë agjencish.

    Në mesin e agjencive janë edhe “Creative Artists Agency”, që ka në listën e klientëve edhe yjet si Nicole Kidman, Tom Hanks dhe Hugh Grant, si dhe “William Morris”, të cilën e përfaqësojnë Russell Crowe dhe Denzel Washington.

    “Jemi duke punuar...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 255
  • 11072009

    Ryan Reynolds ka thënë se bashkë-aktori i tij te filmi “X-Men Origins: Wolverine”, Hugh Jackman, është më i fuqishëm se ai.

    Hugh Jackman do ta mposhtë Ryan Reynolds nëse dyshja ndonjëherë do të provonin forcat e krahut me njëri me tjetrin.

    “Unë nuk do të mund ta mposht Hugh Jackman në rrëzimin e krahut, absolutisht jo. Ai do ta rrëmbente gjithë krahun tim dhe pastaj do të më rrite për vdekje. Ai është një mal i mbuluar me lëkurë”, ka thënë Ryan.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 293
  • 11072009

    Drew Barrymore dhe Justin Long e kanë bërë publike ringjalljen e dashurisë së tyre, duke dalë në një bar në New York.

    Dyshja u ndanë më herët gjatë këtij viti, por mbetën miq dhe tash duket se romanca e tyre është rikthyer sërish.

    “Ata u kapën dorë për dorë dhe treguan se janë bashkë në mes të barit. Ata nuk shqetësoheshin që kishte njerëz të tjerë aty”, ka thënë një i pranishëm për revistën Life & Style.

    “Justin mbante dorën e saj, ose krahun rreth saj vazhdimisht. Ata dukeshin...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 261
  • 11072009

    Angelina Jolie më në fund ka gjetur kohë për hobin e saj të ri, aktorja ka mbyllur kursin e saj të fluturimit.

    Ylli i filmit “Tomb Raider” ishte pajisur me licencë të pilotit në vitin 2005 dhe i ka blerë vetes një aeroplan të saj, por është detyruar ta lërë në pritje ambicien e saj për të fluturuar për shkak të detyrimeve familjare.

    Ajo lindi tre fëmijë dhe ka adoptuar edhe një fëmijë më shumë, krahas dy të mëhershmëve, që kur ka marrë lejen për pilot.

    Por së fundi aktorja është parë...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 259
  • 11072009

    Mel Gibson raportohet se do të bëjë rikthimin e tij si aktor në një film regjinë e të cilit do ta bëjë bashkë-aktorja e filmit “Maverick”, Jodie Foster.

    Aktori i Hollywoodit ka shmangur rolet filmike në disa vitet e fundit, duke preferuar të përqendrohet në punën e tij si regjisor.

    Por Gibson raportohet se është duke synuar një rikthim në film me një rol kryesor ë filmin “The Beaver” për të cilën ka nënshkruar ta drejtojë mikesha e tij, Foster.

    Filmi është për një burrë të depresionuar,...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 295
  • 11072009

    Kylie Minogue është aq e impresionuar me familjen e burrit të ardhshëm të saj, sa është duke i ndihmuar ata të gjejnë staf për restorantin e tyre në bregdetin spanjoll.

    Këngëtarja australiane, e cila raportohet se është fejuar me të dashurin spanjoll Andres Velencoso në muajin maj, dëshiron të lërë mbresa para familjes së të dashurit ashtu që u ofroi atyre shërbimet e saj, kur bari i tyre në Tossa de Mar mbeti pa staf.

    “Babai i Andres ka pasur vështirësi të gjej staf. Kylie dëshiron të ndihmojë...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 273
  • 11072009

    Po, ylli i filmit “Yes Man”, Jim Carrey, ka konfirmuar se vajza tij 21-vjeçare, Jane, pret fëmijën e parë me të fejuarin Alex 'Nitro' Santana.

    “Jam shumë i ngazëllyer. Jane do të bëhet një nënë e shkëlqyeshme”, ka thënë aktori 47-vjeçar.

    Jane, nëna e të cilës është gruaja e parë e Jim, Melissa Womer, është këngëtare e rok grupit ‘Jane Carrey Band’.

    Edhe partneri i saj është muzicient i cili luan me bendin Blood Money.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 303
  • 11072009

    Ylli i muzikës pop, Britney Spears, raportohet se dëshiron aq shumë të martohet agjentin e saj Jason Trawick, sa që dëshiron ta ndërrojë edhe fenë nga krishtere në çifute.

    27-vjeçarja është fotografuar duke mbajtur një qafore me Yllin e Davidit gjatë turneut të saj botëror dhe madje thuhet se ka punësuar një rabin për t’i ndihmuar asaj të studiojë besimin.

    “Britney mundohet ta studiojë religjionin me të cilin Jason është edukuar”, ka bërë të ditur një burim i afërt i këngëtares.

    Nuk...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 477
  • 07072009

    Aktorja e filmit “Transformers: Revenge of the Fallen”, Megan Fox, nuk ka frikë nga skenat e rrezikshme dhe zotohet se do t’i realizojë të gjitha skenat e vështira në film.

    Bukuroshja kishte befasuar bosët e filmit të fundit “Transformers” se sa e fuqishme ishte, duke realizuar pjesën më të madhe të skenave tronditëse.

    “Preferoj të realizoj sa më shumë skena të vështira që mundem. Bëj aq shumë sa sigurimi më lejon të bëj. Në ‘Transformers’ kam bërë rreth 40% të tyre, por në filmin e ardhshëm do...

    nga amir - Komentet: 1 - Shikime: 291
  • 07072009

    Ylli i filmit "Harry Potter", Rupert Grint, është sëmurë nga gripi i derrave.

    Tri ditë para premierës së madhe në Londër të vazhdimit “Harry Potter and the Half-Blood Prince”, aktori 20-vjeçar, i cili luan rolin e Ron Weasley, ka marrë disa ditë pushim pasi është vërtetuar se është infektuar me virusin H1N1.

    Ndërkohë, zëdhënësi i aktorit ka njoftuar se gjendja e tij është përmirësuar dukshëm dhe i ka siguruar fansat se javën e ardhshme Grint do të kthehet në xhirimet e vazhdimit tjetër...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 271
  • 07072009

    Krijuesja e hitit “It’s Not Fair”, Lily Allen, thotë se ajo bie në dashuri shumë lehtë, por edhe kënaqet kur del në takime.

    Këngëtarja, e cila është e vetme që kur u nda nga dileri i artit Jay Jopling në muajin janar, pushtohet nga të dashurit sapo fillon lidhjen me ta, pasi asaj i pëlqejnë stadet e para të lidhjes.

    “Bie në dashuri shumë lehtë. Është një problem i madh për mua. Thjesht nuk mund të ndihmoj në këtë, më pëlqen të flirtoj, të puthem, të gjitha gjërat e takimit të parë. Jam një vajzë...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 269
  • 07072009

    Aktori britanik Daniel Radcliffe e ka të qartë se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të shmangë faktin se gjithmonë do të njihet si Harry Potter .

    20-vjeçari, ka luajtur rolin e nxënësit magjistar në filmin e inspiruar nga librat e J.K. Rowling që nga viti 2001, dhe pranon se kurrë nuk do të humbë lidhjen me rolin, derisa gjeneratat do të vazhdojnë t’i shikojnë filmat dhe t’i lexojnë librat.

    “Gjithmonë do të njihem si Harry Potter. Është sikur filmi 'Withnail and I'. Në këtë film ka një grup studentësh...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 275
  • 07072009

    U desh të merrte pjesë në "Big Brother" dhe të njihej me një djalë si Bjordi, për të ndryshuar shumëçka në jetën e saj.

    Adela tashmë jeton në Tiranë, nuk punon më mësuese fshati dhe arriti të ndahej përfundimisht nga ish i fejuari.

    Por mbi të gjitha fitoi një dashuri me Bjordin, e cila mund të quhet me plot gojën një terapi për jetën e saj.

    Tani Adela duket se ka para saj vetëm shanse të mira për jetën, në punë dhe atë personale.

    Mbasi udhëtuan mjaft për arsye të...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 281
  • 07072009

    Këngëtarja nga Shqipëria, Poni, vazhdon të jetë e suksesshme në zhanrin e muzikës popullore.

    Poni e cila u bë e popullarizuar te ne pas pjesëmarrjes në “Top Fest” me këngën e punuar nga Stine, “Si trëndafil”, është njëra nga këngëtaret e reja, e cila pëlqehet më së shumti në zhanrin e muzikës popullore.

    Së fundmi ajo ka realizuar videoklipin e këngës “Jap e Jap”, e cila është e ngjashme me këngët tjera të Ponit në zhanrin popullor, mirëpo është një këngë e pëlqyeshme.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 321
  • 04072009

    Në faqen e internetit të rezervuar për sigurimin e biletave për ceremoninë komemorative të Michael Jacksonit është vërejtur një numër shumë i madh vizitash, njoftojnë organizuesit e ceremonisë.

    Në minutat e para të lasnimit të faqes janë regjistruar 120.000 vizita në sekondë në sajtin e qendrës ‘Staples’, për të siguruar biletat për pjesëmarrje në ceremoninë e të martës.

    Më shumë se 500 milionë vizitore e kanë vizituar faqen që në ditën e parë gjë që i kishte detyruar mbajtësit e faqes të sigurojnë...

    nga amir - Komentet: 1 - Shikime: 283
  • 04072009

    Tom Cruise ka festuar ditëlindjen e tij të 47-të duke ndjekur ndeshje sporti në vendlindjen e ish-gruas së tij, Nicole Kidman, Australi.

    Aktori ka shkëmbyer Hollywoodin për të kaluar ca momente më të qeta me gruan e tij të tretë, Katie Holmes, dhe vajzën e tyre Suri gjatë ditëlindjes (3 korrik).

    Cruise ndoqi një ndeshje futbolli australian në një kënd privat të stadiumit, para se shijojë një ushqim të qetë familjar në Melbourne.

    Ai do të kalojë edhe më shumë kohë në këtë kontinent, pasi...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 277
  • 04072009

    Madonna është tmerrësisht e pikëlluar për vdekjen e papritur të legjendës së muzikës pop, Michael Jackson.

    Mbretëresha e muzikës pop të shtunën dhe të dielën mbrëma do të performojë në O2 Arena të Londrës (në të njëjtin vend ku Jackson kishte caktuar të mbante 50 koncerte duke filluar nga ky muaj) dhe planifikon që performancën e saj t’ia kushtojë ikonës së muzikës.

    “Ai ishte Mbreti që na frymëzonte të gjithëve. Jam tmerrësisht e pikëlluar për vdekjen e Michael Jackson. Nuk mendoj se ndonjë artist...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 266
  • 04072009

    Ish-kitaristi i "Guns N’ Roses", Slash, i cili aktualisht është pjesë e grupit "Velvet Revolver", ka krijuar atmosferë të bukur gjatë Festivalit norvegjez "Quart".

    Slash ka performuar në skenë këngë të “Guns N’ Roses”, “Velvet Revolver”, “Led Zeppelin”, “AC DC”, “Black Sabbath” dhe Ozzy Osbourne.

    Ndërsa për t’i ndihmuar në arritjen e qëllimit të tij, në skenë janë ngjitur Ozzy Osbourne, Ron Wood dhe Fergie, ndërkohë në grupin e Slashit bënin pjesë bateristi Jason Bonham...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 270
  • 04072009

    Madonna i ka nevrikosur autoritetet në St. Petersburg të Rusisë, pasi që ka përdorur fjalë të ndyra për promovimin e koncertit të saj që do të mbahet në këtë qytet.

    Më 2 gusht Madonna do të mbajë një koncert në qytetin rus, ndërsa në një audio-incizim ajo ka përdorur disa fjalë që ‘nuk mund t’i përpijnë’ autoritetet ruse.

    Autoritet e qytetit dëshirojnë ta padisin këngëtaren, ndërkohë ekziston mundësia që të mos mbahet aspak koncerti, pasi autoritet kanë frikë se koncerti mund ta ofendojë moralin...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 353
  • 04072009

    Aktorja Katherine Heigl thotë se gjithmonë ka mendim pozitiv për dukjen e saj.

    Ylli i filmit “Knocked Up”, e cila vazhdimisht bën pjesë në listën e femrave më të bukura në botë, ka vetëbesim të plotë për paraqitjen e saj kudo që shkon.

    “Gjithmonë paramendoj se dukem më mirë saqë dukem në të vërtetë. Ndihem shumë mirë me veten kur largohem nga shtëpia, ndërsa pastaj shoh një fotografi (të bërë fshehurazi nga paparacët), dhe pastaj them me vete se nuk e kam pasur idenë sa keq po dukem”, është shprehur...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 797
  • 04072009

    Dy shokët e ngushtë, Matt Damon dhe Ben Affleck, kanë qenë pjesë e një tavoline pokeri gjatë të enjtes mbrëma, si pjesë e një ngjarjeje bamirësie në Las Vegas.

    Fituesit e çmimit Oskar i janë bashkuar nikoqirit Don Cheadle dhe disa fytyrave tjera të famshme, si aktorëve Brad Garrett dhe Danny Masterson, dhe ish-kampionit të pensionuar të boksit, Mike Tyson, për të ndihmuar mbledhjen e parave që do të ndihmojnë popullatën e Afrikës.

    Yjet iu bashkuan anëtarëve të tjerë nga publiku dhe futën duart...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 287
  • 04072009

    ‘The Game’ i ka dhënë fund zënkës së kamotshme me mikun e tij të dikurshëm, 50 Cent, duke i kërkuar falje publike reperit të hitit "In Da Club".

    Jayceon Taylor, emri i vërtetë i The Game, ishte përjashtuar nga grupi “G-Unit” në vitin 2005, dhe nga atëherë kishin krijuar rivalitet të madh me 50 Cent.

    Gjatë kësaj jave u njoftua se këngëtari i ndjerë Michael Jackson kishte dashur të ndërhynte për t’i qetësuar gjakrat ndërmjet tyre, ndërsa pas vdekjes së ikonës së muzikës pop, The Game ka...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 278
  • 04072009

    Beyonce Knowles ka dëshirë të madhe të aktrojë në filmin "Sister Act".

    Këngëtarja e hitit “Single Ladies”, e cila ka qenë pjesë e disa projekteve filmike, dëshiron të jetë pjesë e ribërjes së filmit të vitit 1992, pasi që e ka parë versionin mjuzikël të shfaqur nga teatrot e Londrës.

    “Daily Mail” njofton se Beyonce ka kërkuar nga përfaqësuesit e saj që të insistojnë te kompania Disney që ta sjellë ribërjen e këtij filmi, ku ajo do ta luante rolin e një murgeshe.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 314
  • 04072009
    .
    Amy Winehouse është larguar nga një pishinë në St Lucia, pasi që stafi i pishinës kishte pasur frikë se këngëtarja mund të mbytej në ujë, sepse ajo vazhdimisht kishte pirë.

    Pirja e tepruar e alkoolit i ka shqetësuar punëtorët në një pishine në St Lucia të ishujve Karaibe, ku po qëndron këngëtarja si pjesë e programit të saj rehabilitues, kështu që ata kanë vendosur ta largojnë problematiken nga pishina.

    “Ajo po pi rregullisht sasi të mëdha të verës dhe rumit, dhe askush në atë gjendje nuk guxon...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 463
  • 04072009

    Regjisori i filmit "Transformers 2", Michael Bay, e ka quajtur aktoren Megan Fox qesharake, për shkak të kritikave që kishte bërë bukuroshja ndaj filmit ku luan vetë.

    Në një intervistë me “Entertainment Weekly”, Fox kishte thënë se vazhdimi i dytë i filmit në fjalë nuk kishte qenë ‘artistik’, përkundër faktit se e ka bërë atë të famshme.

    Ndërkohë, Bay ka reaguar duke thënë se Fox është ende e re dhe po rritet si aktore.

    “Në fakt, kjo është Megan Fox. Ajo thotë disa gjëra qesharake...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 940
  • 04072009

    Duket se Lindsay Lohan është bashkuar sërish me Samantha Ronson, pasi që të mërkurën mbrëma ato kanë qenë bashkë për ta festuar ditëlindjen e Lindsayt.

    Të enjten (2 korrik) Lohan i ka mbushur 23 vjet, ndërsa ka mbajtur disa ndeja për ta festuar ditëlindjes e saj. Meshohet se DJ Ronson kishte qenë e pranishme në ndejën e të mërkurës mbrëma të organizuar në Los Angeles.

    Lohan dhe Ronson kanë deklaruar ndarjen e tyre, mirëpo kohë pas kohe ato kanë dalë bashkë.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 307
  • 04072009

    Supermodelja Kate Moss ka kënduar gjatë sfilatës së modës të Beth Ditto të mërkurën mbrëma duke dalë në skenë dhe duke kënduar karioke.

    Mbretëresha e pistave kishte shkuar për ta mbështetur lansimin e koleksionit të ri nëpër dyqanet britanike “Evans”, ndërsa përnjëherë kishte vendosur që të këndonte bashkë me Ditton.

    Në grupin e mysafirëve ishin të pranishëm edhe Kelly Osbourne dhe Simon Cowell, ndërsa kjo është hera e dytë në javët e fundit që Moss këndon karioke.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 309
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement