Ora është Sat Dec 03, 2016 8:40 am

Sport

 :: News.... :: Sport

  • Temat
  • 26112009


    Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka kritikuar skuadrën e tij për humbjen prej 2-0 nga Bordeaux të mërkurën mbrëma, duke shtuar se Juventusi dhe Interi nuk mund të krahasohen me kualitetin e Milanit në Ligën e Kampionëve.

    “Nuk është një çështje taktike, por ka të bëjë me mentalitetin dhe me faktin se ka dallim të madh të luash në Itali dhe në Evropë”.

    “Në Itali nevojitet fuqia fizike dhe pakëz kualitet, por në Evropë të gjithë janë të organizuar mirë dhe gjithmonë rrezikon të bësh...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 686
  • 26112009

    Mediat italiane janë të bindura se ndeshja kundër Rubin Kazanit mund të jetë e fundit për trajnerin e Interit, Jose Mourinho, nëse zikaltrit nuk kualifikohen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

    Sipas Corriere dello Sport, presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i gatshëm t’ia tregojë derën portugezit nëse ai nuk e dërgon skuadrën në fazën e radhës në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

    Pas humbjes zhgënjyese nga Barcelona, Interit i duhet fitore në xhiron e fundit...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 665
  • 26112009


    Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se dëshiron të luajë në ‘el Clasico’ kundër Barcelonës, në derbin që zhvillohet të dielën në Camp Nou.

    “Dua të luaj në ‘el Clasico’ nëse ndjehem mirë, mirëpo kjo është përgjegjësi e trajnerit. Sido që të jetë, me ose pa mua, skuadra është në vend të parë në Ligë dhe e para në grup në Ligën e Kampionëve”.

    “Nuk ka rëndësi nëse fitojmë 1-0, 2-0 ose 2-1. Me rëndësi është të fitojmë’, ka thënë portugezi.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 741
  • 26112009


    Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, ka përjashtuar një kalim në Ligën Premier gjatë afatit kalimtar të janarit.

    23-vjeçari është lidhur me një varg klubesh në disa muajt e kaluar pas paraqitjes së tij të shkëlqyeshme me kampionin e Bundesligës sezonin e kaluar.

    Pavarësisht interesimit nga klube angleze si Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Manchester City, krahas gjigantit italian Milan, sulmuesi boshnjak nuk mendon të largohet në muajin janar.

    “Një largim gjatë afatit...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 686
  • 26112009


    Allen Iverson, anëtar i dhjetëfishtë i NBA All-Star, i cili udhëhoqi Philadelphia 76ers në finalet e vitit 2001 të NBA-së, ka zbuluar planet për të hequr dorë nga loja aktive në një deklaratë të publikuar në një faqe të një miku.

    Ueb-faqja e Stephen A. Smith, një reporter i cili kishte mbuluar Iverson në ditët e shkëlqimit të tij me 76ers, kishte publikuar një deklaratë për Iverson ku zbulohet se ai i ka dhënë fund karrierës në NBA, pas dështimit të rikthehet me Memphis.

    “Do të doja të...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 656
  • 26112009


    I riu italian Kiko Macheda ka qenë i kënaqur me paraqitjet e tij në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se Manchester United u mposht në Old Traffird nga Besiktas.

    “Ne ishim të zhgënjyer nga humbja, pasi mendoj se mund ta kishim fituar ndeshjen. Ishim të pafat pasi kishim shumë shanse, por nuk mundëm t’i shfrytëzojmë”.

    “Isha plotësisht i kënaqur me paraqitjet time. Nëse do të kisha shënuar, do të kishte qenë edhe më mirë, por ndoshta do të shënoj herën tjetër”, ka thënë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 330
  • 26112009


    Ish-trajnerit të Chelseat, Avram Grant, i është ofruar detyra e menaxherit të Portsmouth, shkruajnë mediat angleze.

    Sipas Daily Mail, Grant po e mban Portsmouth në pritje pasi klubi është në kërkim të një pasuesi për trajnerin e shkarkuar Paul Hart.

    Grant, i cili u gjend në Munich mbrëmë për të përcjellë takimin e Ligës së Kampionëve në mes të Bayernit dhe Maccabi Haifa, thuhet se nuk e ka me nguti të ndryshojë rolin e tij nga ai i drejtorit të futbollit, të cilin pozitë e ka tash, në atë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 319
  • 26112009


    Trajneri i kombëtares ruse, Guus Hiddink, është cak i klubit gjerman Bayern Munich që nuk arrin kurrsesi të stabilizohen.

    Hiddink, 63-vjeçar, është duke u menduar nëse do të pranojë vazhdim dyvjeçar të kontratës me Rusinë pas dështimit për t’u kualifikuar në finalen e Kupës Botërore 2010.

    Ai po ashtu është lidhur me një rikthim në Stamford Bridge në rolin e drejtorit teknik derisa PSV Eindhoven besohet se i ka ofruar atij një rol në bordin drejtues të klubit.

    Por, sipas Daily...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 285
  • 26112009


    Kamioni i Francës, Bordeaux, jo vetëm që ka siguruar kualifikimin, por ka siguruar edhe pozitën e parë në Grupin A, pasi ka mposhtur Juventusin me rezultat prej 2-0.

    Fernando kaloi vendasit në epërsi (54’), ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3), Marouane Chamakh dyfishoi rezultatin.

    Ndërkohë, në takimin tjetër të këtij grupi, Bayern Munichu ka shënuar fitore minimale ndaj Maccabi Haifas, me golin e shënuar nga Ivica Olic (62’), për të shpresuar për kualifikimin në xhiron e fundit.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 294
  • 26112009


    Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro, ndërmjet Milanit dhe Olimpique de Marseille, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

    Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi pas një solo-depërtimi të Marco Borrielos (10’), i cili e kreu gjithë punën vetë.

    Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë (16’) dhe mysafirët barazuan rezultatin, kurse realizues ishte Lucho Gonzalez.

    Në takimin tjetër të Grupit C, Real Madridi ka shënuar fitore minimale kundër FC Zurich me golin e shënuar nga Gonzalo...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 310
  • 26112009


    Manchester United ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0 në Old Trafford ndaj Besiktas në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke lënë të hapur kështu garën për vendin e parë në Grupin B.

    Besiktas që nga katër takimet e para kishte vetëm një barazim dhe tre humbje, bëri befasinë duke mposhtur Djajtë e Kuq falë golit të vetëm të ndeshjes të shënuar nga Rodrigo Tello pas 20 minutash lojë.

    Në takimin tjetër të grupit B, ekipi rus CSKA Moska ka arritur të rikthehet nga disavantazhi 1-0 për të...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 274
  • 26112009


    Pas një takimi në zyrat e UEFA-s, Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se janë identifikuar 7 nga 40 ndeshjet e dyshuara për montim rezultatesh, ndërsa dy nga pesë skuadrat që po hulumtohen janë nga Kampionati shqiptar.

    “Pesë klubet e përfshira janë Tirana (Shqipëri), Dinaburg (Letoni), Vllaznia (Shqipëri), Ljubljana (Slloveni) dhe Budapest Honved (Hungari)”, thuhet në deklaratë.

    Ndeshjet të cilat janë montuar janë:

    Stabæk -...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 319
  • 26112009


    Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të mos lejojnë vetëkënaqësi në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Portos.

    Blutë dhe portugezët do të vihen përballë njëri-tjetrit për pozitën e parë në Grupin D, pasi që të dyja skuadrat tashmë kanë siguruar kualifikimin

    “Do të shohim, ne e duam kreun, mirëpo të luash si mysafir i Portos nuk është ndeshje e lehtë”, ka thënë portieri për faqen zyrtare të klubit.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 334
  • 26112009


    Eric Abidal ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, e cila do ta mbajë në Camp Nou deri në vitin 2012.

    Faqja zyrtare e Barcës njofton se mbrojtësi francez vazhdoi kontratën e tij vetëm një ditë pas fitores sensacionale të Blaugranëve kundër Interit.

    Trajneri Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të mbajnë lojtarët kyç në Camp Nou, ndërsa deri më tani, veç Abidalit, kontrata të reja kanë nënshkruar edhe Victor Valdes, Pedro, Carles Puyol, Lionel Messi dhe Yaya Toure.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 283
  • 26112009


    Njoftohet se trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, e ka suspenduar sulmuesin Luca Toni nga angazhimet me skuadrën e parë, për shkak të mosbindjes së tij.

    Italiani së fundmi e ka shprehur inatin e tij ndaj trajnerit duke thënë për Rai TV: “Kanë kaluar katër muaj qëkur kam pasur probleme me të. Mjaft është mjaft. Raporti ynë është thuajse mosekzistues...”.

    Lajmet zyrtare nga ekipi i Bayernit thonë se Toni ende po vuan nga lëndimi, ndërsa Bild shkruan se, në fakt, sulmuesi nuk është...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 307
  • 26112009


    Xabi Alonso shpreson që ta festojë ditëlindjen e tij të 28-të me një fitore kundër FC Zurichut të mërkurën mbrëma, që do t’ia siguronte Real Madridit kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

    “Një fitore kundër FC Zurichut është vitale. Në duam ta fitojmë ndeshjen dhe shpresoj që të na japë biletën për fazën e radhës. Do të ishte një dhuratë e mirë për ditëlindje”.

    “Në ditët e sotme cilado skuadër mund të të mposhtë nëse nuk e jep më të mirën. Zviceranët e befasuan...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 304
  • 26112009


    Sulmuesi i Milanit, Marco Borriello, është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm të luajë në ndeshjen kundër Olympique de Marseille të mërkurën mbrëma në San Siro.

    Ditë më parë ekzistonte dyshimi nëse sulmuesi italian do të mund të jetë në fushë, për shkak se lëndoi gjurin në stërvitje, mirëpo tani La Gazzetta Dello Sport njofton se ai është rikuperuar dhe do të jetë në fushë para Filippo Inzaghit.

    Borriello është stërvitur të mërkurën në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 292
  • 26112009


    Të shtunën pritet që trajneri i Italisë, Marcello Lippi, të jetë i pranishëm në Stadio Luigi Ferraris për të përcjellë ndeshjen ndërmjet Genoas dhe Sampdorias, ku do të jetë i pranishëm Antonio Cassano.

    La Repubblica njofton se Lippi do të jetë i pranishëm ta përcjellë sulmuesin italian, për të cilin mediat vazhdimisht krijojnë presion që ta ftojë në përfaqësuese.

    Ende nuk është konfirmuar nëse Lippi do të jetë i pranishëm në tribuna, ndërsa njëherit ai mund të përcjellë edhe formën e Angelo...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 326
  • 26112009


    Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është i kënaqur që do të ketë në dispozicion Cristiano Ronaldon për takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve kundër Zurich.

    Mbetet të shihet se sa kohë do të fitojë Ronaldo, por Pellegrini sigurisht se do ta aktivizojë për ta ‘nxehur’ atë për takimin e vikendit kundër Barcelonës që zhvillohet në Nou Camp.

    “Cristiano Ronaldo ia ka dalë mirë gjatë disa seancave të fundit stërvitore, ai është në ekip dhe ne do të shohim nëse ai do të aktivizohet kundër...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 284
  • 26112009


    Sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, është caku i ri i klubit spanjoll Atletico Madrid.

    Inzaghi, 36-vjeçar, mbetet pa kontratë në muajin qershor dhe nuk e sheh veten si pjesë e rezervave të Milanit dhe mund të kërkojë të largohet.

    El Mundo Deportivo shkruan se Atletico seriozisht është duke menduar të transferojë legjendën e futbollit italian, pjesërisht me Florent Sinama-Pongolle dhe Sergio Aguero të cilët mund të largohen madje që në janar.

    Atletico dhe Milan kanë një raport...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 306
  • 26112009


    Tim Duncan ka shënuar 24 pikë dhe 12 kërcime derisa San Antonio Spurs mposhti Milwaukee Bucks me rezultat 112-98.

    Rezerva Matt Bonner shënoi 23 pikë, përfshirë gjashtë trepikësha, derisa Spurs bëri dy fitore radhazi për të barazuar numrin e fitoreve dhe humbjeve këtë sezon, 6-6. George Hill kontribuoi me 14 pikë.

    Ersan Ilyasova me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Milwaukee, që me këtë humbje i dha fund tre fitoreve radhazi. Bucks tash kanë katër humbje, krahas tetë fitoreve këtë sezon....

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 300
  • 22112009


    Tottenham Hotspur ka shënuar fitore shumë të lartë kundër Wigan Athletic në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në White Hart Lane, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 9-1.
    Serinë e golave e filloi Peter Crouch në minutën e nëntë dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.

    Në pjesën e dytë, brenda shtatë minutash Jermain Defoe shënoi het-trik (51’, 54’ dhe 58’), ndërsa në këtë periudhë, Wigani shënoi golin e nderit me anë të Paul Scharner (57’).

    Aaron Lennon...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 306
  • 22112009


    Ndeshja kryesore e javës së 13-të në Bundesliga është zhvilluar të dielën në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit, takim i cili përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1.
    Bavarezët kaluan të parët në epërsi me anë të Mario Gomez në minutat e para të ndeshjes (8’), mirëpo mysafirët shumë shpejtë e barazuan rezultatin (14’) me golin e Stefan Kießling.

    Pas kësaj pike të fituar, Leverkuseni rikthen pozitën e parë me një pikë më shumë se Werder Bremeni, ndërsa Bayerni...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 302
  • 22112009


    Rosonerët kanë marrë pozitën e dytë të tabelës së Serie A duke mposhtur Cagliarin në një ndeshje që solli plot shtatë gola, të cilën Milani e fitoi me rezultat 4-3, takim ky i zhvilluar në San Siro.
    Mesfushori holandez Clarence Seedorf hapi rezultatin pas vetëm pesë minutash lojë, por mysafirët reaguan shpejt dhe barazuan për katër minutash tjera me anë të Alessandro Matri.

    Fati ishte në anën e Cagliarit edhe një herë, kur Andrea Lazzari çoi në epërsi mysafirët pas 30 minutash lojë. Por rosonerët...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 309
  • 22112009


    Kapiteni Francesco Totti ka shënuar tre gola për të ndihmuar ekipin e tij, Roma, të shënojë fitore me rezultat 3-1 në Olimpiko, në takimin e javës së 13-të të kampionatit italian ndaj Barit.
    Totti kishte munguar për afro një muaj për shkak të lëndimit dhe në rikthimin e tij dëshmoi se vërtet Roma është e mangët pa të.

    Italiani shënoi së pari nga penaltia në minutën e 6-të të ndeshjes, pasi portieri mysafir faulli sulmuesin Mirko Vucinic. Pas tetë minutash tjera, Totti dyfishoi epërsinë për vendasit...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 288
  • 22112009


    Sir Alex Ferguson beson se Brazili është një kombëtare shumë më kualitative se sa Anglia dhe se pikërisht ata do ta fitojnë kampionatin e ardhshëm botëror.
    “Nuk mund të shoh ndonjë përfaqësuese tjetër përveç Barzilit. Ata do të jenë përfaqësuesja e cila do të jetë vështirë të fitohet. Duhet vetëm të mendoni në futbollistët të cilët mund të gjenden në atë përfaqësuese, të gjithë janë lojtarë të jashtëzakonshëm”.

    “Sezonin e kaluar, në Ligën e Kampionëve kishte 103 brazilianë dhe vetëm 15 anglezë....

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 270
  • 22112009


    Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është ndarë i kënaqur me lojën e ekipit të tij në fitoren e mbrëmshme minimale, 1-0, ndaj Racing Santander në Santiago Bernabeu.
    Gonzalo Higuain ishte autori i golit të vetëm të fitores, tre pikët e të cilës e pozicionojnë Realin në maje të tabelës së La Liga, për të parën herë këtë sezon.

    “Ne goditëm shtyllën dy herë. Jam i kënaqur me tre pikët dhe me sigurinë tonë në mbrojtje. Është gjithmonë vështirë të rikthehesh pas 15 ditësh”.

    “Ne...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 260
  • 22112009


    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka shpjeguar se pse ai e zëvendësoi autorin e njërit prej golave, Mario Balotelli, në pjesën e dytë të lojës, në fitoren e Arbëmshme prej 3-1 ndaj Bolognas.
    “Ne fituam duke luajtur mirë, pa probleme dhe e merituam rezultatin. Balotelli kishte një pjesë të parë normale, humbi një gol dhe shënoi një tjetër. E zëvendësova në pjesën dytë pasi ai kishte karton”, ka thënë Mourinho.

    “Përvoja më mëson se disa lojtarë mund t’i kontrollojnë emocionet kur kanë kartonë,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 262
  • 22112009


    Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i bindur se ekipi i tij do të arrijë të përfundojë sezonin në mesin e katërt ekipeve më të mira të Ligës Premier.
    Pavarësisht barazimit ndaj Manchester Cityt, Benitez thotë se nuk ka nevojë për panik.

    “Ne do të përfundojmë në top katër kur të rikthejmë lojtarët e lënduar. Kishim një ditë tronditëse me lëndime. Glen kishte probleme që në stërvitje, pastaj humbëm Agger dhe Babel”.

    “Kishim probleme njëri pas tjetrit. Duhej të shfrytëzonim lojtarë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 258
  • 22112009


    Chelsea mund të detyrohet të presë edhe më shumë që trajneri i kombëtares ruse, Guus Hiddink të rikthehet.
    Holandezi është lidhur me një rol të drejtorit teknik në Chelsea, pas dështimit për të kualifikuar Rusinë në Kupën Botërore. Megjithatë, ai tash përmendet si një opsion për të pasuar trajnerin aq shumë të kritikuar të Argjentinës, Diego Maradona.

    “Kjo nuk do të ishte ide e keqe, apo? Ne njihemi mirë, dhe kjo madje do të më bënte të qeshur kur mendoj për këtë. Por unë kam kontratë me Rusinë,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 269
  • 22112009


    Cleveland Cavaliers kanë vazhduar fitoret, kësaj here duke mposhtur Philadelphia 76ers me rezultat 97-91.
    MVP i sezonit të kaluar në NBA, Le Bron James udhëhoqi me pikë te ekipi vendas, 32, derisa Mo Williams ndihmoi me 18 pikë. Fitorja ishte e 10ta këtë sezon për Cavaliers krahas katër humbjeve. Shaquille O'Neal mungoi edhe për ndeshjen e gjashtë radhazi për vendasit.

    Philadelphia dështoi tmerrësisht në çerekun e katërt duke shënuar vetëm 4 nga 23 tentimet për gjuajtje. Lou Williams shënoi 22...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 254
  • 22112009


    Fitorja me rezultat 4-0 e Chelseat ndaj Wolves është dëshmi se ata nuk kanë nevojë të blejnë në muajin janar, thotë menaxheri i klubit Carlo Ancelotti.
    Michael Essien shënoi dy herë brenda 10 minutash, pasi Florent Malouda kishte çuar blutë në avantazh që në minutat e para të ndeshjes. Joe Cole kompletoi fitoren e thellë të Chelseat, që shënoi një rekord të ri prej 12 fitoresh të njëpasnjëshme në shtëpi.

    Ancelotti duket i ngazëllyer nga paraqitja e ekipit të tij që ishte pa lojtarët kryesorë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 264
  • 22112009


    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i ngazëllyer me paraqitjen dhe golin e shënuar nga Darren Fletcher në fitoren e djeshme ndaj Evertonit.
    Gjatë 12 muajve të fundit reputacioni i Fletcher është vetëm në ngritje. Ferguson është i vetëdijshëm për aftësinë e bashkëvendësit të tij, por goli i djeshëm e ka befasuar.

    “Darren është një lojtar që përmirësohet. Çdo vit ne kemi parë se niveli i lojës së tij shkon lart e më lartë dhe ende vazhdon kështu”.

    “Por duhet të them...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 262
  • 22112009


    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se në mesin e topçinjve nuk ka panik, pas humbjes së djeshme ndaj Sunderlandit.
    Arsenali mbrëmë u mposht me rezultat minimal 1-0 në fushë të Sunderlandit, duke humbur edhe vendin e dytë të tabelës, ku tash ngjitet Manchester United. Arsenali mbetet tetë pikë prapa Chelseat, por Wenger nuk shqetësohet për këtë

    “Ne kemi një ndeshje më pak të zhvilluar. Nuk kam pritur që ata të humbin pikë kundër Wolves, aspak. Është shumë më ndryshe kur keni pauzë ndërkombëtare...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 278
  • 22112009


    Blaugranët nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në udhëtim te Bilbao.
    Takim i zhvilluar në stadiumin San Mames, ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1.

    Kataluansit kaluan të parët në epërsi me golin e Dani Alves të shënuar në minutën e 54.

    Vetëm disa minuta pas inkuadrimit në lojë, Gaizka Toquero barazoi rezultatin (63’) pas një pasimi të gjatë me kokë të Llorentes.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 276
  • 22112009


    Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të reja duke e mposhtur Racing Santanderin me rezultat prej 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu.
    Golin e vetëm në ndeshje e shënoi argjentinasi Gonzalo Higuain në pjesën e parë(22’).

    Me pikët e reja, Mbretërit pozicionohen në vendin e parë, së paku derisa Barcelona të zhvillojë ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 295
  • 22112009


    Ka vazhduar forma e dobët e Atletico Madridit edhe në javën e 11-të të La Ligas. Kryeqytetasit janë mposhtur si mysafirë të Deportivo La Corunas me rezultat 2-1.
    Edhe pse të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Sergio Agueros (3’), ata nuk arritën ta ruanin epërsinë, pasi që vendasit përmbysën rezultatin me golat e Colotto (20’) dhe Guardado (90’).

    Me rezultat të ngjashëm, Sevilla ka shënuar fitore si mysafir i Tenerifes, duke vazhduar me formën e mirë dhe tashmë është barazuar me pikë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 350
  • 22112009


    Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka shënuar fitore prej 3-0 kundër Evertonit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Old Trafford.
    Darren Fletcher i kaloi vendasit në epërsi (35’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq shënuan edhe dy herë, me anë të Michael Carrick (67’) dhe Luis Antonio Valencia (76’) për të grumbulluar tri pikë të reja.

    Pas kësaj fitoreje, United kthehet në vendin e dytë me tri pikë më shumë se Arsenali që të...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 313
  • 22112009


    Pas barazimit kundër Romës, kampioni i Italisë në fuqi, Inter, i është kthyer fitores në Serie A duke e mposhtur Bolognan me rezultat 3-1.
    Nerazzurët ishin mysafirë në stadiumin Stadio Dall'Ara nga arritën të nxjerrin tri pikë të plota.

    Diego Milito shënoi golin e parë për zikaltrit (22’), por pas vetëm një minute, Marcelo Zalayeta barazoi rezultatin.

    Pa përfunduar pjesa e parë (42’), SuperMario Balotelli riktheu avantazhin e mysafirëve, ndërsa në pjesën e dytë (72’) Esteban Cambiasso...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 302
  • 22112009


    Skuadra e Sunderlandit ka vazhduar me formën e mirë ndaj skuadrave të kreut të Ligës Premier duke e mposhtur Arsenalin me rezultat minimal prej 1-0.
    Pas barazimit kundër Manchester United dhe pas fitores ndaj Liverpoolit, skuadra ku aktivizohet mesfushori kosovar Lorik Cana, ka viktimizuar edhe Topçinjtë.

    I vetmi gol në ndeshje u shënua pas një gjuajtje nga këndi, me ç’rast me një ‘gjysmë-vole’ Darren Bent mposhti portierin Almunia (71’).

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 263
  • 22112009


    Chelsea ka vazhduar me fitore edhe në javën e 13-të të Ligës Premier duke mposhtur Wolverhampton Wanderers me rezultat prej 4-0.
    Serinë e golave e filloi Florent Malouda në minutat e para të ndeshjes (5’), ndërsa Michael Essien me dy golat e tij (12’ dhe 22’) vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, 3-0, në favor të Bluve.

    Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Joe Cole (56’) pas një pasimi të Kalou.

    Me këtë fitore, Chelsea përforcohet edhe më shumë në krye të tabelës,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 251
  • 22112009


    Kampioni evropian, Spanja, është rikthyer në maje të renditjes së FIFA-s për kombëtaret më të mira në botë.
    Herën e fundit kreu pushtohej nga Brazili, që ishte në këtë pozitë që nga qershori, pasi triumfoi në Kupën e Konfederatave. Por Spanja është rikthyer në maje pas rezultateve të mira në ndeshjet e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2010.

    Portugalia dhe Franca po ashtu kanë përfituar nga rezultatet e fundit dhe kanë pësuar ngritje në tabelë, me portugezët që renditen të pestët dhe francezët...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 264
  • 17112009


    Liverpool raportohet se dëshiron ta shesë Javier Mascheranon te Barcelona për një shumë prej 36 milionë funtesh.
    Sipas Daily Star, agjentët e klubit spanjoll tashmë kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me përfaqësuesit e Mascheranos.

    Dhe Liverpool i ka thënë Barcelonës se është i gatshëm ta shesë argjentinasin 25-vjeçar, të cilin ishte afër ta humbë verën e kaluar.

    Trajneri i të kuqve, Rafa Benitez, tashmë është takuar me mesfushorin për të biseduar të ardhmen e tij, por...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 270
  • 17112009


    Trofetë nuk kanë të ndalur për superyllin e Barcelonës, Lionel Messi. Ai i është bashkëngjitur një grupi elitë të futbollit duke fituar çmimin Onze d'Or.
    Këtë çmim e ka fituar falë votave të lexuesve të revistës franceze Onze Mondial, të cilët kanë zgjedhur lojtarin më të mirë të viti që luan nëEvropë.

    Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë legjendat e tilla, si Michel Platini, Diego Maradona, Zinedine Zidane dhe Ronaldo.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 283
  • 17112009


    Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Romën, përkundër se pritet të lëshohet nga spitali të hënën.
    Gazeta Leggo njofton se trajtimi i kolikës renale që ka pasur italiani, nuk po shkon ashtu siç pritej, kështu që 36-vjeçari mund të detyrohet të kthehet sërish në spital për t’iu nënshtruar ndërhyrjes laserike për të trajtuar gurët në veshka.

    Sipas të gjitha gjasave, De Rossi do të mungojë në ndeshjen kundër Barit në Olimpico këtë fundjavë, si edhe...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 290
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement